Kolana e arte Shqiptare Ja mbresat nga Skrapari te disa prej ikonave shqiptare **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kolana e arte Shqiptare Ja mbresat nga Skrapari te disa prej ikonave shqiptare

Fatjon Kaloci
30.5.11
Ne bashkengjitje ju propozojme disa nder mbresat e lena nga Skrapari i rralle per Petro Marko, Dhimiter Shuteriqi, Dritero Agolli. Ne Imazh Dritero Agolli

Petro Marko

Image“unë Skraparin e njoha fillimisht nga Mane Nishova. Ishte pranverë e vitit 1935. Maneja më njohu me Riza Cerovën. U takuam në Hotel Evropa. Rizanë, para disa kohësh e kishte thirrur Musa Juka me porosi të lartmadhnisë, për ta graduar përsëri, t’a bënin major, t’i jepnin edhe 7 muaj rrogë. Gradat e mija janë Shkallët e Tujanit – iu përgjigj Rizai dhe unë u gëzova për këtë përgjigje të Rizait. Që atëherë u bëmë miq. Me Manen, kam bërë një kurbet të mirë kur shkuam në Luftën e Spanjës-vijon Petro Markoja. Në 1931, kur isha mësues në Dropull, kam njohur Zylyftar Veleshnjen. Asim Vokshi më dha një fotografi të Muço Kapinovës me shokë… kam patur mik Kahreman Yllin, Tajar Grepckën, Neshat Hysin etj. Kur isha mësues në pedagogjiken e Tiranës dhe Ekonomike, edhe pse ishin më të varfërit djemtë më të mirë ishin nga Skrapari. Kam punuar në Skrapar një muaj për romanin “Stina e Armëve”. Ka kapituj të tërë në atë libër ku kam patur parasysh Skraparin. Ku nuk kam shkuar gjatë atij muaji: në Potom, Cerovë, Radësh, Gjerbës, Cepan në Malindin e Xhevos. Për herë të parë biles kam dalë në televizor kur kam dalë në Kulmak me Endri Kekon”.

Dhimitër Shuteriqi

Image“kam ardhur kastile nga Tirana këtu në Skrapar për të thënë një fjalë-thotë Shuteriqi pranë redaksisë së gazetës lokale Jehona e Skraparit në Corovodë më 1973- dëgjo mor djalë, po ta them ty atë sekret që kisha e që kam bërë gjithë atë udhë deri këtu për ta dhënë si sihariq, mbaje për vete se edhe në Tiranë dy-tre veta jemi ne që e dimë, dhe së shpejti do ta bëjmë të njohur për shtyp. Eshtë konfirmuar me një dokument tjetër shumë të rëndësishëm, që është gjetur këto ditë në arkivat osmane, veç “Kamus ul Alamit” të Sami Frashërit se origjina e Familjes së Frashërllinjëve të Mëdhenj është nga Grëmshi i Tomorricës…ja këtë desha t’ju thosha…”

Dritëro Agolli

Image“isha në Skrapar me Moikom Zeqon dhe nja dy shokë të tjerë, vajtëm në një sebep në shtëpinë e Demir Zykos në Gjerbës. Por kur po rrinim në një lokal në Corovodë pa u nisur për në Gjerbës, nga një tavolinë tjetër na vjen një porosi me nga një dopio raki. “Nuk ua prishim u thamë, Faleminderit, po nga kush e kemi ta dimë? Nga kryetari i Partisë Demokratike dhe Kryetari i Shikut thanë ata (kur Dritëroi dhe Moikomi janë socialistë). Unë u thashë, pasi u ngritën e na takuan- Ju të Partisë Demokratike të Skraparit jeni si ata të Partisë Socialiste të Tiranës. Aty afër seç ishte një nga gazeta Koha Jonë edhe e botuan këtë shprehje… kur ishte gjallë nëna ime njëhere kemi marrë në shtëpi gjithë grupin e Skraparit me këngëtarë të zgjedhur që vinin në Tiranë në koncerte. Atë ditë Demiri (Demir Zyko-ja) nuk ka qënë por ka qënë ai berberi, Beluli nga Strora, këngëtar shumë i mirë…Hatixheja, nëna ime gjithnjë më thoshte, ç’i bëre ata skrapallinjtë thuaji që të vijnë…”