• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Ne rrugen e Dijes Zhvillimi i Arsimit ne Skrapar deri ne vitet 1990

Gjatë periudhës së sundimit të regjimit të Zogut në rrethin e Skraparit kishte gjithësej 12 shkolla fillore, me 12 mësues dhe 395 nxënës. Në Skraparin e atyre viteve mbi 90% ishin analfabetë. Në pranverën e vitit 1944 u morrën masa për hapjen e shkollave fillore në disa fshatra, me mësues vullnetarë. Kështu që u hapën shkolla në Zaloshnje, Leskovë, Koprënckë, Grevë, Staraveckë, Vërzhezhë, Vëndreshë, Leshnje, Therepel, Kapinovë, Qafë etj.

Mbas operacionit të qershorit të 1944 u hapën shkolla të tjera në Radësh, Cepan dhe Zabërzan.

Në kongresin e parë arsimor të zhvilluar në nëntor 1944 që u mbajt në Korçë, u bënë programe pune edhe për shkollat e rrethit tonë. U ngritën më pas të tjera shkolla fillore në Koritë, Malind, Gjerbës, Vlushë dhe Spatharë.

Kështu në fillim vitin 1945, rrethi i Skraparit do të kishte 21 shkolla më shumë me 740 nxënës ku do të jepnin mësim 21 mësues vullnetarë. Në fund të 1945 do të numëroheshin 38 shkolla por vështirësitë ishin të mëdha pasi shumë mësues nuk kishin përgatitje pedagogjike si mësimdhënës ndërsa nga krahu tjetër vështirësitë për lokale, mjete mësimore, për lapsa, fletore ishin më të mëdha.

Reforma Kombëtare Arsimore e gushtit 1946 solli ndryshime të mëdha. Shkolla u bë plotësisht shtetërore dhe me përmbajtje të thellë laike. Arsimi fillor u bë i detyruar. Në rrethin tonë kjo reformë filloi të zbatohej në vitin shkollor 1946-1947, që nga ky vit numri i shkollave me mësues të rregullt do të shkonte në 33 me tashmë 2151 nxënës nga të cilët 913 ishin vajza. Krahas punës për zhvillimin e arsimit fillor të detyruar objektivi kombëtar ishte lufta kundër analfabetizmit.

Në vitin shkollor 1945-1946 u hapën edhe disa kurse kundër analfabetizmit në 35 fshatsra të rrethit tonë, kurse të cilat ishin me dy seksione; fillestar dhe të përparuar. Rëndësi iu dha pjesëmarrjes së gruas në këto kurse. Në total në seksionin fillestar numëroheshin 730 skrapallinj nga të cilët 405 ishin femra, ndërsa për seksionin e përparuar nga 598 gjithësej 306 ishin femra. Pra gjithsej në këtë sfidë të parë ndaj analfabetizmit në rrethin e Skraparit u rreshtuan 1328 vetë prej të cilave 711 ishin femra, dhe personeli mësimor ishte vullnetar në një grup pune prej 59 vetash. Në një dokument të asaj kohe theksohet midis të tjerash: “deri në muajin Prill 46′ janë hapur në të gjithë rrethin 131 kurse, me 2309 veta, nga të cilët 1274 gra. Si rezultat i punës së bërë me kursistët, që kanë dëshirë dhe etje për të mësuar si dhe i punës së mësuesve, është arritur që shumë kursistë, pas mbarimit të kurseve, të rregjistroheshin në shkollat fillore të mbrëmjes, të cilat në vitin 1948-1949 arritën në 28, me 610 nxënës”.

Në vitin shkollor 1947-1948 tek skrapallinjtë e harkut moshor nga 11 deri në 40 vjeç rezultonte se në të gjithë Skraparin numëroheshin 4790 analfabetë. Në vitin 1949-1950 përfundon 100% brezi i parë i arsimimit të detyruar që pati nis nga reforma arsimore e 1946-1947. Në 1950, numri i shkollave në Skrapar arriti në 54.

Në vitin shkollor 1949-1950 në rrethin e Skrapari u hodhën hapat e para të arsimit shtatëvjeçar. Shkolla e parë shtatëvjeçare me 25 nxënës u hap në Corovodë. Ky sistem 7-vjeçar ishte eksperimental në Corovodë, dhe ligji mbi arsimin shtatëvjeçar të detyruar në rrethin tonë filloi të zbatohej në vitin arsimor 1952-1953. paraprakisht një vit më parë më 1951-1952 u hapën shkollat shtatëvjeçare në Gjerbës dhe Backë për tu hapur më pas në Vëndreshë dhe Cepan etj.

Kështu në statistika rezultonte se më vitin 1955 u hapën 60 shkolla fillore me 2288nxënës ku jepnin mësim 78 arsimtarë(ku 41 veta ishin vëndas ndërsa të tjerë të ardhur nga qytete të tjera), ishin gjithësej edhe 5 shkolla shtatëvjeçare me 387 nxënës ku jepnin mësim 22 arsimtarë.

Për t’u ardhur në ndihmë fshatarëve që s’kishin mundësi të çonin famijët në shkolla, në vitin 1953 u ngrit konvikti i shtetit me 100 vënde pranë shkollës shtatëvjecare të Corovodës. Gajtë këtij viti shkollor nga rrethi i Skraparit vazhdonin studimet jashtë rrethit 290 nxënës. Në këto vite gati të gjithë nxënësit që mbaronin klasën e shtatë dërgoheshin me bursa në shkollat e mesme, sepse rrethi ynë kishte nevojë për kuadro në të gjitha degët e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, kulturës, mbrojtjes etj.

Më shtator të vitit 1949 del projektligji Nr.227 “Mbi detyrimin e shtetasve për tëësuar shkrim e këndim deri në moshën 40 vjeç”, edhe në rrethin tonë kjo gjë intesifikoi edhe një herë përpjekjet ndaj analfabetizmit. Kështu ndërsa në 1953 kishte plot 257 kurse më vitin 1955-1956 u numëruan vetë 40 kurse me një numër total pjesëmarrësish prej 299.

Ngjarje e madhe në jetën kulturore e arsimore në rrethin e Skraparit ishte hapja e Shkollës së Mesme të Përgjithshme më 1959-1960 fillimisht me 25 nxënës.

Në vitin 1963-1964 u bë ndryshim nga shtatëvjeçar që ishte më parë në arsim të detyruar 8-vjeçarë.

Në vitin 1977 Skrapari kishte 61 kopshte të arsimit parashkollor, 80 edukatore, 97 shkolla të ciklit të ulët, 37 shkolla 8-vjeçare që kishin 8670 nxënës, gjithashtu numëroheshin 13 shkolla të mesme me dhe pa shkëputje nga puna, 9 prej të cilave atë kohe quheshin Shkolla të mesme bujqësore.

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

PERSONALITETI 2018 PËR SKRAPARIN

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA