Skrapari ne te paren komentet dhe reagimet e para per futbollin vendas **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari ne te paren komentet dhe reagimet e para per futbollin vendas

Fatjon Kaloci
31.5.11
Ne takimin e dates 27 maj 2011 te luajtur ne Selman Stermasi, kunder Terbunit, lojtaret e ekipit tone te Skraparit arriten te mposhtnin pukjanet e Terbunit ne Play Off. Sikunder ju kemi vene ne njohuri edhe ne rrjetin tone social permes Facebook, takimi perfundoi me rezultatin final 2:1 kur fitorja do te vinte ne kohen shtese. Kjo fitore i vleu ekipit te Skraparit i cili sezonin e ardhshem do te luaj keshtu ne Kategorine e Pare te Futbollit Shqipetar. Websiti futbollishqipetar shkruan: "Pjesa e parë nis vrullshëm nga të dyja ekipit por asnjëra nuk gjeti golin. Pjesën e dytë ekipi i Skraparit e nis si mos më mirë duke shënuar gol që në minutën e 47-të. Ka qënë një gjuajte nga 20 metra e Grecës që të kalonte në avantazh skrapalinjtë. Golin e barazimit për Tërbunin e ka shënuar pukjani Shytani dhe me rezultatin 1-1 janë mbyllur 90 minutat. Pas 90 minutave lojë fillon koha shtesë që është 30 minuta. Pjesa e parë e shtesës nuk prodhoi asnje rast për gol. Në pjesën e dytë skraparinjtë gjejnë edhe golin e fitores. Ishte minuta e 118 që albitri të akordonte një penallti për Skraparin dhe atë ta kthente në gol kapiteni Pashako. Pas akordimit të penalltis nga gjyqtari i takimit kanë filluar edhe protestat e drejutesve pukjan. Në një moment ata kanë tërhequr edhe skuadrën nga fusha e lojës por e rikthyen përsëri për të respektuar ndeshjen. Si përfundim skuadra e Skraparit ngjitet në kategorin e parë ndërsa skuadra e Tërbunit do të luajë një kategori më poshtë ". Ndersa mediatiku sportiv Sport Ekspres do te shkruante me Titull "Skrapari ne diten e Falenderimeve." atmosferen festive dhe emocionuese te pritjes se rezultatit te ndeshjes ne Corovode. Nder te tjera ne shkrimin e dates 27 maj Traineri edmond Dalipi citohet: "Një falenderim të sinqertë – thotë trajneri Dalipi - kam edhe për tifozerinë tonë, sidomos për inkurajimin e madh në takimin ndaj Tërbunit, duke besuar gjithnjë tek skuadra. Ashtu sikur dua të përgëzoj të gjithë djemtë, që kanë luajtur vërtetë me shpirt të lartë gare edhe pse tani jam i mendimit, se kualifikimin duhej ta kishim zgjidhur më parë se të shkonim në kohën shtesë, pasi rastet nuk na kanë munguar. Personalisht më kënaq ky kualifikim dhe tani mbetem me shpresë, se drejtuesit tanë do të investojnë për të bërë një Skrapar sa më kompetitiv edhe në Kategorinë e Parë". Per eventin fitues per Skraparin mbulimi informacional do te vinte nga shume media te tjera prestigjoze si Sporti Shqipetar, Ora-News etj. Ju po ndiqni skrapari.net