Sopranoja Boterore nga Skrapari ne nje tjeter sukses Ermonela Jaho **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sopranoja Boterore nga Skrapari ne nje tjeter sukses Ermonela Jaho

Fatjon Kaloci
31.5.11
Sopranoja me fame boterore Ermonela Jaho arrin nje tjeter sukses magjik ne eventin e zhvilluar ne Spanje ne datat 25 dhe 27 maj 2011, ne festival Mozart, me eventin gala "I dashur Verdi". Vajza nga Skrapari se bashku me tenorin Josep Bros dhe baritonin Giovanni Meoni u mireprit nga audienca ndersa menjeher ne nuk munguan komentet e para pozitive mbi performancen. Ermonela Jaho pas kryerjes se studimeve ne Liceun Artistik ne Tirane ne moshen 19 vjecare do te fitonte nje audicion te pare qe do ta conte ne rrugen drejt suksesit, fillimisht ne hap te pare duke vijuar studimet ne Itali ne akademine Santa Cecilia ne Rome e me pas zeri i saj magjik do te debutonte ne mbare boten. Ne nje veshtrim telegrafik ne disa nder blogjet ne internet adhuruesit citojne fjale dhe mbresa mbi performanca te ndryshme te saj. Ne rrjetin Facebook nje Fans E.D  shkruan " E kam ende në veshë oshëtimën e brohoritjeve të gjata, në përfundim të shfaqes së fundit të « Luiza Miller » në Lyon të Francës. Heroina e operës, një Luizë - Ermonela Jaho, më sublime dhe më hyjnore se kurrë, kishte përfshirë me magjinë e lojës së saj auditorin dhe bubullima e duartrokitjeve shtohej gjithnjë e më shumë kur ajo përshëndeste me hijeshi sallen e elektrizuar nga emocionet. Sytë e saj ishin ende të fryrë nga drama që përcillnin ; qënia e saj përpëlitej ende nga spazmat e tragjedisë ; duart e saj shtriheshin drejt qiellit, si të pafuqishme nga pesha e dhimbjes…Nuk kisha ndjerë kurrë më parë aq dhimbje dhe dashuri prindërore njëkohësisht, që shpalosej me kaq art përpara publikut nën tingujt hyjnorë të një zëri që kalonte nga pianissimo-t deri në notat më të forta dramatike. E po ashtu, nuk kisha parë kurrë aq shumë spektatorë të përlotur në një teater e dikë që të shprehej midis turmes, me krenari e njëkohësisht keqardhje : « I kam ndjekur të 4 shfaqet e fundit e nuk ja fal vehtes të kem humbur 3 të parat… »" Ju po ndiqni Skrapari.net ne Show Biz