Biblioteka Skraparase "Shendetesia ne Skrapar" nga Nevruz Gerxhani **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Biblioteka Skraparase "Shendetesia ne Skrapar" nga Nevruz Gerxhani

Fatjon Kaloci
5.6.11
Libri ‘Shendetesia ne Skrapar-historia e zhvillimit’ eshte nje liber i vecante dhe i vetem ne llojin e tij si per nga permbajtja dhe menyra e trajtimit te problemeve ashtu dhe nga vlerat qe mbart. Per perfundimin e ketij libri, eshte dashur nje pune kolosale per me shume se 4 vjet. Per te jane shfrytezuar materiale ne Arkivin e Shtetit i cili ka qene burimi kryesor i te dhenave, ne Biblioteken Kombetare, ne biblioteken e Fakultetit te Mjekesise, ne ate te Institutit te Historise, ne arkivat e institucioneve shendetesore dhe ne arkivin e rrethit. Edhe shtypi lokal dhe ai qendror i koheve te ndryshme ka sherbyer si burim te dhenash. Ne ndihme te librit kane qene dokumentacionet e intervistat e shumices se mjekeve, stomatologeve, farmacisteve dhe punonjesve te tjere te rrethit. Jane shfrytezuar edhe dokumentacionet personale te krijuara gjate punes gati 40 vjecare si mjek dhe drejtues shendetesie. Keto burime jane pasqyruar ne 221 referencat e shkruara ne fund te librit.
Ne kete liber voluminoz prej 588 faqe eshte shtjelluar ecuria shekullore e zhvillimit te mjekesise se rrethit ne teresi dhe i degeve e specialiteteve, qe nga hershmeria deri ne vitin 2005.
Libri eshte ndare ne kater pjese. Ne pjesen e pare prej 15 faqesh, flitet ne menyre koncize per lindjen dhe ecurine e shendetesise nga koha e larget deri ne vitin 1924. Kjo periudhe pa mjek dhe punonjes te tjere shendetesor, shtjellon ne menyre te pergjithshme disa aspekte te mjekesise popullore te krahines se Skraparit te pleksur me metodat mistiko-fetare te kohes. Pra, shkruhet per perpjekjet qe vete populli ka bere per ruajtjen e shendetit dhe mjekimin e semundjeve me metoda e mjekime popullore ne kushtet kur mungonte mjekesia e vertete.
Ne pjesen e dyte, prej 26 faqesh pershkruhet historia e shendetesise nga viti 1924 deri ne vitin 1944. Ne vitin 1925 ne kete rreth caktohet per here te pare nje mjek, pra filloi mjekesia e mirefillte e cila vazhdon edhe ne periudhen e pushtimit fashist, deri ne qershor te vitit 1942. Per here te pare hidhet drite mbi faktin se ne kete periudhe ne Skrapar jane caktuar per te punuar 7 mjek, nje farmacist dhe nje infermier ku secili ka aktivitetin e tij mjekesor pasqyruar edhe ne statistika. Me pas vend te rendesishem ze mjekesia partizane e ketij rrethi ku pershkruhen ne menyre te detajuar te gjithe aktivitetet e 9 spitaleve duke perfshire dhe nje spitali te pergjithshem.
Ne pjesen e trete, prej 444 faqesh, perfshihet periudha nga 1944 deri ne vitin 1992 kur ra sistemi monist dhe u vendos demokracia. Ne kete periudhe gati 45-vjecare jane pershkruar me hollesi te gjitha fazat dhe prioritet qe ka kaluar shendetesia. Eshte evidentuar zhvillimi i institucioneve kurative me shtreter, sherbimi ambulator, i nenes dhe femijes, institucionet profilaktike, sherbimi stomatologjik dhe farmaceutik ne dy qytetet dhe ne fshat. Pershkrimi i sherbimit ne cdo fshat nga institucioni i pare ne vitin 1946 dhe deri ne 1992 ze nje vend te rendesishem, prej 90 faqe. Ne kete pjese pershkruhet i detajuar jo vetem zhvillimi i mjekesise ne pergjithesi, por sidomos i asaj te specializuar i filluar ne vitin 1960 dhe i kulmuar ne fundin e viteve ’80 e cila eshte bere dominante jo vetem ne mjekesi, por dhe ne stomatologji.
Ne pjesen e katert, me 57 faqe pershkruhet shendetesia ne periudhen e tranzicionit, ne vitet 1992-2005.
Gjithashtu vlen te theksohet angazhimi dhe perkushtimi per te vene ne dukje pasurimin etape pas etape te cdo institucioni dhe te gjithe rrethit me specialiste me arsim te mesem dhe te larte te mjekesise, stomatologjise dhe farmacise qysh nga fillimi dhe deri ne 2005 per te cilet ne menyre shume te sakte jepet viti dhe vendi ku kane studiuar. Emrat jane pasqyruar ne 12 faqe ne fund te librit.
Ne liber pershkruhet me nje CV te shkurter puna e te gjithe ketyre specialisteve dhe e te gjithe punonjesve te tjere te sherbimeve, prej 1670 vete qe kane punuar ne rreth duke filluar nga viti 1925 kur erdhi mjeku i pare deri ne vitin 2005. Kjo ilustrohet dhe me 92 fotografi personale dhe kolektive te cilat ndihmojne per ta sjelle me te gjalle punen e tyre. Ka rrjedhshmeri te renditjes se ngjarjeve, ka realizem ne evidentimin e punonjesve qe kane sherbyer ne roje te shendetit te njerezve. Te gjithe ndjehen te perfshire ne kete mision fisnik duke treguar hap pas hapi, punen e secilit kudo ku ka sherbyer. Shkruesi i librit ka gjurmuar dhe ia ka dale qe secilin ta shoqeroje nga koha qe eshte caktuar ne pune, vendin ku ka zhvilluar veprimtarine deri kur ka mbaruar misionin, per te cilin eshte vleresuar nga shoqeria dhe tani nga historia. Cdonjeri do te mbetet ne “stendat” e ketij libri-muze.
Ne liber eshte pasqyruar ne menyre kronologjike koha kur kane funksionuar institucionet ne te gjithe etapat e zhvillimit te ketij sektori dhe perparimet e arritura. Kjo ilustrohet me 96 tabela statistikore qe ka libri si dhe me shume shifra krahasuese nga nje 5 apo 10 vjecar ne tjetrin. Keshtu libri ne vetvete eshte nje enciklopedi e institucioneve dhe e punonjesve te shendetesise se Skraparit. Ai perben material shume te mire historik, statistikor e shkencor per menyren se si ka funksionuar sistemi i shendetesise si nje i tere, dhe per menyren si lidheshin organizmat dhe sherbimet shendetesore brenda ketij sistemi. Kjo eshte nje vlere qe mendojme se mund t’i sherbeje te ardhmes.
Duke analizuar me korrektesi per cfare eshte shkruar ne liber, mund te arrihet ne perfundimin se:
Libri si nje punim me te vertet serioz eshte nje dokument me vlera te pazevendesueshme studimore dhe shkencore te cilat dalin nga objektiviteti, vertetesia e fakteve dhe ngjarjeve, dokumentacioni arkivor, perfshirja e cdo kontribuuesi ne zhvillimin e shendetesise, nga punonjesi me i thjeshte deri tek mjeku, specialisti apo ai me grade shkencore doktor apo profesor. Ne kete kendveshtrim ai do t’u sherbeje punonjesve te shendetesise se Skraparit, kudo qe ndodhen, por me teper brezave te ardhshem te mjekeve, infermiereve e punonjesve te tjere, si nje pervoje e model ne punen e tyre. Mendojme se ky liber eshte nje model per te gjithe shendetesine e Republikes, ku cdo rreth mund te ndermarre dhe realizoje nje studim te tille.

Pasqyrimi real dhe objektiv i zhvillimeve te shendetesise se ketij rrethi eshte nje vlere e ketij libri per nje kendveshtrim modern te historise. Pra libri eshte nje dokument historik per shendetesine e Skraparit dhe shume me teper se kaq. Ne te gjendet rruga e ruajtjes dhe e vleresimit te vete historise ku pershkruhet me detaje dhe korrektesi zhvillimi i shendetesise ne Skrapar, qe nga ajo empirike dhe deri tek ajo shkencore. Ecuria e shendetesise ne Skrapar eshte pasqyrim edhe i zhvillimit te kesaj krahine. Pra libri nuk u perket vetem punonjesve te shendetesise, por eshte pjese e historise se gjithe Skraparit. Kjo del ne pah edhe ne shtojcen prej 14 faqesh nepermjet konsideratave nga mjeke, stomatologe dhe farmaciste te rretheve qe ne vite kane punuar ne Skrapar.

Libri ka vlere statistikore, pasi eshte si nje regjister qe nuk le veprimtari shendetesore pa fiksuar dhe pa pasqyruar, eshte si nje evidence qe nuk le punonjes te shendetesise pa e shenuar. Shkruesi sikur na shfaq nje film, tablote e te cilit shpalosin ngjarje, njerez, raste, po dhe statistika e bilance sesi eshte zhvilluar shendetesia ne kete krahine. Libri, eshte nje muze i hapur qe mund ta vizitosh kur te duash dhe aty do te gjesh gjithcka per shendetesine. Ai neper faqet e tij jep te gjalle ate qe behej ne Skrapar ne ato vite, sa kur e lexon te duket vetja se je atje, me ato halle, me ato preokupime, me ata paciente. Ky liber eshte edhe nje homazh per njerezit qe kane punuar e jetuar me problemet e shendetesise ne nje nga rrethet me te veshtira. Gjithe skraparllinjte dhe mjeket, ndihmesmjeket, infermieret dhe te tjere qe kane jetuar e punuar ne Skrapar ndihen te vleresuar permes ketij libri dhe jane krenare qe me punen e tyre kane lene gjurme. Kujtdo i jepet mundesia ta shfletoje kur te doje dhe t’ua lere trashegim pasardhesve si nje deshmi te punes se bere.

Libri eshte shkruar me nje gjuhe te thjeshte, te kuptueshme, terheqese dhe rigoroze, ne funksion te pasqyrimit konkret te asaj qe eshte marre persiper te shkruhet.
Ne fillim te marsit te ketij viti nen drejtimin e shoqates ‘Tomorri’ ne Tirane u be promovimi i librit me nje pjesemarrje te gjere mjekesh dhe personel tjeter shendetesor e jo shendetesore.
Per vlerat e librit folen prof. dr. Ajli Alushani, Mynir Karagjozi, Profit Canaj, mjeket Bashkim Hysi, Maksim Musabelliu, Apollon Gjebrea, poeti dhe akademiku Xhevahir Spahiu dhe redaktori i librit Muhamet Basho
Tani libri eshte ne doren e mjaft lexuesve te cilet kane shprehur konsiderata shume te mira per te. Disa kopje te tij jane depozituar ne biblioteken e Akademise se Shkencave, ne Biblioteken Kombetare, ne ate Fakultetit te Mjekesise, te Institutit te Historise, ne Arkivin e Shtetit dhe ne Biblioteken e Muzeun e Skraparit.