Drejt enderres "10 minuta loje me kombetaren" Edison Hatellari ne merkaton nderkombetare futbollisti nga Skrapari **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Drejt enderres "10 minuta loje me kombetaren" Edison Hatellari ne merkaton nderkombetare futbollisti nga Skrapari

Fatjon Kaloci
19.6.11
Eshte nje nder shembujt ku pasioni, deshira dhe perkushtimi ndaj sportit te dashur te futbollit gershetohen tek nje emer. Edison Hatellari nje nder lojtaret e njohur me kontribut ne ekipin e Skrapari 2 sezone me pare eshte duke shqyrtuar ofertat e tregut nderkombetar te futbollit. 22 vjecari prej disa vitesh ne Greqi tashme po shqyrton ofertat dhe testimet e ekipeve te ndryshme nderkombetare. Me endrren e vet: " Dua vetem te luaj mjafton 10 minuta me kombetaren shqipetare, dhe me pas nuk do behem pishman nese e le futbollin" nen nje pergatitje te vazhdueshme sportive Edisoni vijon te mbetet nje emer i njohur per tifozerine vendase. Madje sa here nis nje sezon, vendasit qe duan futbolliste "vendas" lakojne me te drejte emrin e tij. Skrapari.net mesoi se keto dite verore jane intesive per Hatellarin i cili do te duhet te zgjedh nje prej disa ofertave. Keto te fundit mesa duket nuk mbeten vetem ne Greqi por edhe ne France dhe Itali. Gjithesesi ende nuk ka nje zgjedhje perfundimtare. Me mbarimin e merkatos verore ne futboll do te mesojme edhe te rejat mbi djaloshin me talent nje krenari me shume per Skraparin. Ju po ndiqni Skrapari.net Rrjeti i vetem interaktiv i lajmit lokal nga 1 korrik 2011 edhe ne Radio Online Ne Imazh Nje riprodhim nga Skrapari.net Djathtas E.Hatellari ndersa premion fitoren me ekipin e Patras, ne Greqi.