Skrapari do te luaj futboll ne Kategorine e Pare por stadiumi i perket kategorise se fundit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari do te luaj futboll ne Kategorine e Pare por stadiumi i perket kategorise se fundit

Fatjon Kaloci
7.6.11
Ne te vetmin aktivitet gjitheperfshires te vendasve te Corovodes kjo e fundit do te kete emocione te tjera ne kete rast edhe te dhimbshme ndonse adrenalina e kualifikimit per ne Kategorine e Pare eshte ngado ne maksimum. Flasim per sezonin 2011 - 2012 te Kategorise se Pare te futbollit, ku ky kompeticion ende e gjen fushen e sportit pa asnje ndryshim. Ekipe te Kategorise se Pare do te vijne ne Corovode per sfidat por ambjenti aktual sportiv le per te deshiruar. Edhe perse mirembajtja e fushes sportive limitohet ne ujitje, korrje bari, dhe disa punime me karakter mirembajtes ne dhomat e zhveshjes, asnje gje nuk ka per momentin tjeter. Keshtu sportadashesve do ti duhet qe edhe kete vit, kur te shkojne te shohin ndeshjen te marrin me vete ndonje cope karton per tu ulur diku ne nje hapesire mali e per ta ndjekur ndeshjen mes miqve humane (ne keto dite vape edhe gjarperinj). Ironizimi i situates ne fakt i referohet asaj se cfare ishte premtuar me pare nga Presidenti i Ekipit se do te behej nje ambjent sportiv model. Ne fakt ne 2 vjet tashme asnje investim konkret nuk eshte bere ne kete fushe sportive. Ne aksesin social te Skrapari Futboll Klub ne Facebook, me heret u postuan imazhet e gjithe stadiumeve te ekipeve qe do te marrin pjese ne kete kategori. Kur do te duhen edhe me se paku 60 dite nga fillimi i Kampionatit te Ardhshem me fatlumet "kryesisht persona me pushtet lokal, politik, bendimarres" ne afro 40te vetem keta do te kene mundesine e ndjekjes se ndeshjes nga "tribuna" qe ne fakt zyrtarisht nuk mund te quhet e tille por taraca e dhomave te zhveshjes. Panorama negative ne fakt, synon qe te terheq vemendjen per me shume perkushtim ndaj terrenit Sportiv ne Corovode.Ne imazh nje shkrirje mes pamjeve te terrenit sportiv Corovode dhe Filmit Tomka dhe Shoket e Tij Ju po ndiqni nje linje editoriale te Skrapari.net Eshte nje klik, me interaktivi lokal. Eshte Ky! Skrapari.net