Triumf Ermonela Jaho Sukses ne edicionin e 89 te Festivalit Lirik te Verones. Intervista **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Triumf Ermonela Jaho Sukses ne edicionin e 89 te Festivalit Lirik te Verones. Intervista

Fatjon Kaloci
20.6.11
Sopranoja me fame boterore Ermonela Jaho nje tjeter krenari me shume per Skraparin pas suksesit te radhes ne Festivalin Lirik te Verones ne te 89-in edicion te tij ben qe mediat kryesore te zhanrit artistik te flasin per te. Ne vijim skrapari.net publikon nje interviste te dhene ndaj prestigjozit Media Arte bere nga Roberto Tirapelle me sopranon e njohur Shqipetare.

Do desha ta nisja kete interviste duke pyetur mbi Shqiperine: Perse njohim shume pak mbi Shkollat tuaja muzikore dhe Shkollat e Kantos te vendit tuaj?
Shqiperine e lashe ne vitin 1993. Ndihem e lumtur kur ma ben kete pyetje madje eshte hera e pare qe me pyesin rreth vendit tim. Besoj se nje faktoret me te rendesishem qe identifikon shkollat e muzikes, dhe vecanerisht ate te kantos, ne vendin tim eshte metoda e disiplines. Te gjithe muzikantet e formuar ne ato shkolla e zbatojne mjaft rregullin. Kjo gje vlen dhe per instrumetistet; madje ne nje orkester te rendesishme sic eshte ajo e Arenes jane tre profesore shqipetare.

Sa here e ke interpretuar rolin e Violetes tek Traviata? Besoj se eshte opera juaj e preferuar.
Kam arritur gati, 100 shfaqje. Hera e pare ne kete rol ka qene ne moshen 17 vjec, ishte nje cmenduri por...ja vlejti. Debutimin nderkombetar  e pata ne 2005, ne Operen e Marsejes. Cdo shfaqje eshte esenciale per maturine, sepse rritesh se bashku me personazhin...

Do te me pelqente te kujtoja ketu aktivitetin tuaj ne Londer dhe Traviaten tuaj me te fundit me Covent Garden gjate turneut ne Japoni.
E vertet, ndihem si ne shtepi ne Londer. Tre vite me pare kendova Traviaten ne ate kohe zevendesoja Anna Netrebko nje yll qe media e ka lene pas dore. Pata serisht rastin per te interpretua Violeten dhe keshtu per turneun ne Japoni pasi zevendesova Angela Gheorghiu nje tjeter superstare aktuale. Keto mundesi te vijne papritur. U vleresova ne Japoni. Ishte nje sfide, kam qene e tensionuar. Megjithate per mendimin tim, aspekti me i rendesishem per nje kengetar eshte te performoj ne Itali. Sigurisht, testi eshte me i veshtire.

Gjate turneut te Sol Levante, drejtori i Orkestres Antonio Pappano beri disa deklarata te mprehta ndaj jush: Eshte nje artiste bujare dhe e guximshme.
Pappano eshte madheshtor, me te kemi vendosur nje linje te perbashket drejtimi. Ne profesionin tone, duhet te gjendet nje sinergji qellimesh qe nuk gjendet vetem ne zanat por tek gjuha e zemres. Per kete arsye pare nga ana tjeter, edhe pas nje shekulli perse publiku vjen per te pare Traviaten? jo vetem per kostumet apo skenografite, por ter te idealizuar ndjenjat humane. Mes kesaj lidhje publiku gjen sakrificen, dashurine, vdekjen. Dhe gjithe kjo duhet te kete nje efekt katarsis. Sot edhe opera eshte bere biznes. Kam mbetur pak me te vjetren por une besoj tek keto vlera.

Ne kete Traviate - Veroneze bashkepunimi me Hugo dhe Anna ishte i frytshem?
Mu duk i frytshem sepse ndersa punoja me te me dukej sikur Traviaten e kendoja per here te pare. Qe kjo opera te arrinte sa me mire Ana kishte punuar prej kohesh deri ne detaje. Me dha libra per te studiuar, filma te asaj periudhe qe i ndoqa me vemendje. Keto referenca jane misheruar bukur ne skenografi, dhe pas gjithe ketyre nisa ta kuptoja kete oper.Edhe koreografja Leda Lojodice me mesoi shume qe ta beja kete spektakel nje pikture. Me drejtorin Carlo Rizzi patem nje pune tejet te sakte. Per shembull ne disa momente perseriten shpesh disa fraza te libretit, por ne i perserisnin dhe ripershtatshnim hera heres ne menyra te ndryshme.

Mesa kuptova nuka ka "lamtumire, e shkuar"?
Sakte! Me drejtorin dhe regjizorin vendosem ti benim te dyja versionet e romances, duke theksuar ndryshimet vokale dhe muzikale. Ne pjesen e pare u shfaq ana rinore, ne te dyten doreheqja.

Personazhi Alfredo cfare karakteristikash duhet te kete?
Alfredo perfaqeson nje djale nga nje familje e mire, dhe eshte shume egoist. Ka nje krenari mesdhetare, eshte impulsiv, i lidhur me figuren aterore, posesiv. Si ne shume personazhe te tjere operistike, figura mashkullore arrin me vonese shfaqet ne fund. Dashuria e tij e pakushtezuar eshte ajo per Violeten.

Duam te shohim sesi gjithe puna jone arrin tek publiku. Eshte kjo, Traviata ime, Traviata e Anes, Traviata e Rizzit: Ne nje raport mes hapesires dhe detajeve, objektivi eshte te transmetojme nga zemra ne zemer.

Shqiperimi: skrapari.net