Gjithe Italia syte nga Shqiperia Helmi i akrepit dhe Ilaci Vidatox po testohen ne Shqiperi Kuron Kancerin?! **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Gjithe Italia syte nga Shqiperia Helmi i akrepit dhe Ilaci Vidatox po testohen ne Shqiperi Kuron Kancerin?!

Fatjon Kaloci
28.9.11
28-09-2011 Interesimi i shume italianeve gjate ketij sezoni veror ne Shqiperi ka qene i shumte edhe per nje arsye madhore. Kanceri. Sipas mediave Italiane nga muaji Prill 2011 ne Shqiperi ka hyre nje ilac i prodhuar ne Kube vlera e te cilit ne nje paketim te plote kap shifren 98 euro. Medikamenti i njohur me emrat Vidatox apo Escozul mendohet se eshte kure kunder kancerit. Ne baze te perberjes se ilacit eshte helmi i akrepave blu (qe ne Shqiperi jane te pranishem ) te quajtur shkencerisht me emrtesen Junceus Rhopalurus. Per te paren here ilaci u prodhua nga nje producent farmaceutik me seli ne Havana nga firma Labiofam, ndersa me se fundmi medikamenti ka hyre ne Shqiperi permes Pharma Matrix. Nga studimet e bera ne Kube nga doktor Misael Bordier, Ilaci Vidatox eshte nje ilac natyral kunder kancerit pasi frenon perhapjen e qelizave tumoriale. Sipas doktorit qelizat kancerogjene per tu shumuar dhe perhapur u duhet te jene pjese e qarkullimit te gjakut dhe ilaci ne fjale e nderpret kete proces sipas mjekut. Nen efektin e Vidatox organizmi i te semurit do te rris prodhimin e rruazave te bardha te gjakut. Perdorimi i tij sipas mjekeve pakeson dhimbjen, shton oreksin dhe rezistencen e pacietit Por ajo qe mediat italiane citojne sot eshte se Ky ilac NUK I ESHTE NENSHTRUAR KURRE NJE EKSPERIMENTI KLINIK ashtu sic kerkohet nga Agjencia Europiane e Barnave. Gjithesesi pertej kesaj cdo vit jane me mijera persona qe kane shkuar ne Kube per marrjen e ketij ilaci dhe prej muajit prill tashme shume italian dynden ne Shqiperi. Mjeket italiane jane ndare ne dy grupe rreth kesaj qe po ndodh. Nese eshte vertete efikas ky mund te shnderrohet ne Lajm Boteror. Nje prej tyre Francesco Schittulli duket i vendsur madje per ti kerkuar ministrit italian te Shendetesise Ferruccio Fazio per te nisur Protokollin e eksperimentimit ne bashkepunim me Ministrin Shqipetar te Shendetesise, per te patur me shume drite mbi kete ceshtje te lidhur mbi efikasitetin e Ilacit.Corriere Della Sera ne formatin e sotem elektronik te kesaj te merkure shkruan se kontaktoi me nje person anonim recepsionist te Pharma Matrix ne Tirane e cila citohet te kete thene se cdo dite nga Italia vijne rreth 10 deri 20 paciente ne Dite. Po sipas tabloidit italian ne numrin e djeshem nje 47 vjecar u arrestua ne aeroportin e Bari "Karol Woytila" pasi ne bagazhet e tij u gjeten 200 flakone me "helm akrepi" vidatox dhe antioksidant.
Corovoda On Line