• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Kercenohet Mero Baze: Pas skandalit te skrapit Telefonata kercenuese


26-09-2011 Nje nder analistet dhe gazetaret e njohur ne Shqiperi Mero Baze njeheresh ideatori themeltar i nje prej portaleve me te ndjekura ne Shqiperi "Gazeta Tema" On Line  ne nje shkrim te pak minutave me pare ne rrjet te unifikuar web dhe facebook sapo beri te ditur faktin se do ti drejtohet prokurorise se pergjithshme per me shume se 70 sms ofenduese dhe kercenuese. Ne bashkengjitje japim tekstin e plote te postuar pak pas ores 23:46 25shtator2011  nga Mero Baze
Teksti i plote:
Për gati 12 orë  telefoni im është bombarduar nga qindra thirrje dhe sms, të cilave nuk ju përgjigja asnjëherë. Një njeri I cili duhet të ketë dhe probleme psikike, kërcënonte në çdo tre katër minuta duke agresuar jo vetëm mua personalisht, por dhe fëmijët e mi, nënën e tyre, dhe më tej rrethin shoqëror. Quhet Leonard Koka. Nëse do të publikoja sms e tij të cilat I ruaj për t’ia vënë në dispozicion drejtësisë, shikon një njeri të trimëruar nga pushteti I Sali Berishës, që nuk e kupton dot se si një medie  mund ti prish atij qetësinë që I ka dhënë kontrata korruptive për të plaçkitur dhe hekurat e fundi të ndyshkur që I kanë mbetur këtij vendi për skrap. Trimërimi I tij për të gjithë ne që njohim historinë e tij, ngre më shumë pikpyetje për degradimin e Sali Berishës se sa për “trimërinë” e tij. Në shkulmat e urrejtjes dhe banalitet që ai dërgon nga telefoni I tij, shihet qartë se këtij njeriut I ka dhënë pushteti leje për të plaçkitur, dhe është në të drejtën e tij ti kërkoj dhe ti marr jetën një gazetari që ja prish këtë plan biznesi. Prej orës 20 të mbrëmjes deri në orës 10 të paradites, ai ka një thirrje telefonike në çdo dy tri minuta dhe një sms në telefonin tim. Vetëm një tërbim I pafrenuar, I një njeriu që ka gjithë pushtetet pas vetes mund të të agresoj në këtë mënyrë.
Por unë nuk shqetësohem prej Leonard Kokës. E njoh stilin e tij prej rrugaçi, njoh intrigat e tij banale duke thirrur koleg të mi gazetarë nëpër dreka dhe duke I filmuar duke urinuar nëpër WC që ti paraqes si video erotike, njoh palaçollëqet e tij me thashetheme për miqtë e gratë e miqve me të cilët rri. Kam po ashtu plot episode “prej banditi” me të prej vitit 2000 kur shërbente si sekser I Fatos Nanos, dhe vidhte votat në Durrës, në vitin 2003, 2004 e deri në vitin 2005, kur fal tij dhe familjes së tij, Durrësi votoi 8 me zero kundër Fatos Nanos. Pastaj ky njeri hyri në burg me një pirg akuzash dhe pasi doli prej andej, nuk ishte shfaqur më në jetën politike. Vëllai I tij deputet I LSI në vitin 2009, është një njeri I kujesëshëm për të mos bërë banditin rrugëve. Përpjekja  e fundit e tyre për tu faktorizuar në Durrës për zgjedhjet lokale, tashmë në aleancë me PD dhe LSI pësoi sërish një goditje spektakulare. Durrësi I cii kishte votuar për PD në vitin 2005 për të shpëtuar nga Nard Koka, votoi në mënyrë plebishitare kundër PD në vitin 2011 po për të shpëtuar nga Nard Koka. Pas kësaj ky njeri nuk I duhej më askujt, pasi miti I njeriut që vidhte vota në Durrës për të bërë pastaj para me pushtetin e vjedhur ra.
Bashkë me të e kuptoj që duhet të kenë rënë dhe financat e tij dhe bizneseve të tij. Prej vitit 2002 në pjesën  më arkeologjike të Durrësit, ky njeri ka nisur të mbush detin dhe të ndërtoj një pistë rreth një km të gjatë në det. Sali Berisha atëherë në opozitë ka bërë fushatë duke treguar me gisht nga ky krim I “klanit të Zemunit” por tani po mbush gjashtë vite në pushtet dhe në krye të KKRTSh dhe nuk e ka prekur këtë përbindësh mbi vlerat arkeologjike të Durrësit. Biles më keq akoma, një kompleks I ri betoni ka nisur të marr jetë 5 metra larg ujit të detit aty ku nis përbindëshi I betonit drejt detit. Shihet qartë se paret për të investuar kanë mbaruar dhe njeriu që komandonte portet e aeroportet në kohë të Fatos Nanos nuk ka më para të vazhdoj më tej.
“Skrapi” paska qenë magjia që do të nxjerr nga gropa financiare këtë njeri. Gazeta Tema ka rreth 130 minuta filmime se si po shkatërrohet Uzina e Azotikut dhe si po shkon skrapi në Elbasan tek kompania Kurum nga një grup sekserësh që kanë hyrë mes Ministrisë së Ekonomisë dhe kompanisë Kurm dhe që shoqërojnë makinat e skrapit me makina me targa Durrësi që salutohen rrugës nga patrulla policie. Sapo përmendëm emrin e Leonard Kokës si menaxher ne hije  I këtij operacioni, ai humbi tërësisht ekuilibrin. Nuk e ka pas humbur kaq keq, as kur kemi thënë që ka vjedhur votat e Arqile Gores dhe Avni Hoxhës, as kur kemi thënë që ia ka bërë shantazhe mbi kolegë të mi gazetarë duke I filmuar ata, as kur përfliteshin legjendat e tij për miqësinë me Fatos Nanon dhe filmime shantazhuese për njerëz të afërt të tij, as kur u burgos nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të cigareve dhe akuzave të tjera. Agresiviteti I tij I pazakont ndaj një medie, e cila për fat të keq të tij I njeh rrënjë e dhëmballë, ka vetëm një shpjegim. Ai ka arritur një fitore të vështirë në jetë, fitoren për të bërë Pazar me Sali Berishën, dhe nuk mund ta kuptoj që ti prish këtë Pazar një gazetë. Sali Berisha I cili e ka pasur luftën ndaj “Klanit të Zemunit” kalë beteje për tu rikthyer në pushtet në vitin 2005, tashmë ngjan me një kriç të bindur të këtij Klani. Nevoja për të qëndruar në pushtet me çdo kusht dhe me çdo çmim, e ka bërë Sali Berishën një ushtar të bindur dhe të heshtur të kësaj bande. Ai shikon I pafuqishëm dhe I pa shqetësuar se si ndajnë plaçkën e vjedhur aleatët e tij në pushtet, pa e përfillur fare atë. Për shkak të katër votave në parlament që janë vendimtare për karrierën politike të Sali Berishës, Shqipëria sot po humbet shansin të ketë drejtësi, të ketë Gjykatë te Lart, të ketë Guvernator serioz, dhe mbi të gjitha të ketë një qeverisje normale. Për shkak të atyre katër votave, sot Leonard Koka ka vetëm një pengesë përpara, një copë gazete që tregon me gisht se si ai dhe parti e Ilir Metës po plaçkitin Shqipërinë. Të tjerët I ka me vete. Ka me vete gjykatat, kryministrin, shumicën e medies dhe kjo e bën atë tejet agresivë.
Nëse sms e dërguara prej tij I merr një psikolog rekomandimi I parë që jep për të është që duhet të mbyllet në një spital psikiatrik. Nëse e pyet përse në 70 sms 65 kanë subjekt erotik seksin anal, shpjegimi mund të gjendet tek jeta e tij në qeli me të burgosur të tjerë. Por nëse bën pyetjen fatale, si është e mundur që ky njeri I ka ulur pantallonat Sali Berishës, përgjigjen e merr vetëm duke menduar se çfarë është në gjendje të bëj Sali Berisha vetëm për të mos ikur nga pushteti. Është gati të flejë në një krevat me Leonard Kokën!.

Corovoda On Line

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA