Corovode: Vendimi i Qeverise: Miratohen Pronat qe i kalojne ne Varesi Bashkise Corovode **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Corovode: Vendimi i Qeverise: Miratohen Pronat qe i kalojne ne Varesi Bashkise Corovode

Fatjon Kaloci
28.12.11
Me heret, gjate javes qe lame pas Qeveria Shqipetare ka lancuar vendimin ne te cilin miratohet Lista Perfundimtare e pronave te paluajtshme, publike e shteterore qe trasferohen ne pronesi ose ne perdorim te Bashkise Corovode. Vendimi u miratua ne daten 21 dhjetor 2011 dhe pritet te hyj ne fuqi pas botimit ne fletoren zyrtare minimalisht ne javen e dyte e janarit 2012. Sipas lajmit, nje mori dokumentash bashkeshoqerues ne afro 134 faqe kane ne brendesi listen e objekteve qe i kalojne ne pronesi apo perdorim Bashkise Corovode.
Lidhur me kete vendim, ne komunitetin lokal mungesa e trasparences per berjen publike te ketyre objekteve mbetet nje prej problematikave lokale. Ne bashkengjitje Corovoda On Line publikon te plote tekstin e vendimit ne fjale te Qeverise Shqipetare te dates 21 dhjetor 2011:

V E N D I M 
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË  PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË ÇOROVODË, TË QARKUT TË BERATIT  
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:  
1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të bashkisë Çorovodë, të qarkut të Beratit, që transferohen në pronësi ose në përdorim të  kësaj bashkie, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Lista me 134 (njëqind e tridhjetë e katër) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor  970 ( nëntëqind e shtatëdhjetë).
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Çorovodë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I
 SALI BERISHA
Corovoda On Line