Festivali 50: Cmimi "Orkestruesi me i mire" i akordohet Klodian Qafokut. Djali nga Skrapari, trofe ne Fest 50' **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Festivali 50: Cmimi "Orkestruesi me i mire" i akordohet Klodian Qafokut. Djali nga Skrapari, trofe ne Fest 50'

Fatjon Kaloci
30.12.11
Ka mbyllur mbreme rreth ores 23:00 siparin edicioni i 50te i Kenges ne RadioTelevizionin Shqiptar. Eventi mbante ne gare 20 kenge prej se cilave u zgjodh fituese kenga me titull SUUS nga Rona Nishliu (video bashkengjitur). Ne vendin e dyte u rendit kenga me titull "Kristal" nga Elton Deda ndersa ne te tretin kenga me titull "Ajer" interpretuar nga Sajmir Braho. Po ashtu gjate mbremjes se djeshme nga juria e festivalit u dhane edhe 5 cmimet e nderit per kete edicion te 50te ne Kenges ne Radio Televizion.
31 vjecari Koldian Qafoku u vleresua me Cmimin: "Orekestruesi me i mire" duke marre trofeun ne event, Qafoku falenderoi organizatoret dhe bashkepunuesit e ngushte ne event. Kompozitor, Orkestrues etj, Klodian Qafoku ne listen e 20 kengeve garuese ishte pjese e produksionit te kenges "Vlen sa nje jete" kenduar nga Marjeta Billo dhe po ashtu kenges "Zgjome ne nje tjeter enderr" kenduar nga Rudina Delia. Po ashtu, gjate minutave dedikuar galase se mbremjes se djeshme pas perfundimit te garimit te 20 kengeve finaliste, Qafoku ishte pjese edhe e nje produksioni pershendetes mjaft te arrire, ku femijet e nje shkolle artistike nen solon e Anja dhe Amberi kenduan kengen festive "Ja na erdhi viti i ri". Cmimet e tjera speciale u morren nga Rona Nishliu me kengen SUUS per Interpretimin me te mire, Sokol Marsi per Tekstin me te mire me kengen Kristal kenduar nga Elton Deda, Melodia me e mire u dha per Endri Sina per kengen "Mijera Vjet" kenduar nga Elhajda Dani, dhe Cmimi i Kritikes per Frederik Ndoci me kengen "Oh, Jeta ime". Ne Bashkengjitje Corovoda On Line ju fton te ndiqni dy kenget e vendit te pare dhe te dyte, ku Rona Nishliu do te perfaqesoj Shqiperine ne Eurovizionin 2012 qe do te mbahet ne Baku, ne Azerbaxhan.
KENGA FITUESE - RONA NISHLIU - SUUS



CMIMI I DYTE - ELTON DEDA - KRISTAL

Corovoda On Line