Studimi: Ne Cdo Muaj dhjetor niveli i stresit rritet tek cdo njeri me 75% **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Studimi: Ne Cdo Muaj dhjetor niveli i stresit rritet tek cdo njeri me 75%

Fatjon Kaloci
13.12.11
Nje studim i bere publik nga  International Stress Management Association i Brazilit arriti ne perfundimin se gjate muajit dhjetor niveli i stresit shtohet me 75%. Pagjumesia eshte nje nga simtomat  me kryesore e ndjekur nga ajo e pasjes se tensionit te larte te gjakut. Studiusit arriten ne kete konkluzion duke marre ne konsiderate nje kampion prej 700 personash nga mosha 25 deri ne 55 vjec te cilet ishin ekonomikisht aktiv. Pjesa me e madhe e tyre thane se shtrirjen e aktiviteti per punen e tyre dhe festat e fundvitit ishin arsyeaja primare e nje niveli te larte stresi.  Mes faktoreve qe shkaktojne kete doze te larte stresi gjate muajit dhjetor ishin ndjenja e vetmise, udhetimet, pushimet shkollore dhe rruget me ngrica, radhet ne aeroporte, blerjet dhe bilanci negativ qe kishin vitin e kaluar. Ne Shtetet e Bashkuara ky fenomen quhet "holiday heart syndrome" apo sindroma e fundvitit. Pritshmerite e frustruara perballe dhuratave, festat apo udhetimet si dhe ndjesia se festat e fundvitit te bejne te ndihesh mire duket sikur prej studimit kane qene ne fakt probleme stresuese, qe shume njerez bejne sikur ndihen mire por jo se jane ne te vertet te lumtur. Ne fund studimi jep edhe disa keshilla sesi evitohet stresi i fundvitit ku nder me kryesoret permenden te qenit te qete dhe te durueshem, dedikimi shoqeror duke kaluar kohe me miqte, shmangie e konflikteve, kortezi ne familje etj.
Corovoda On Line