Koordinata X. Projekti i pakryer kurre. Lumi i Corovodes do te ishte nentokesor **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X. Projekti i pakryer kurre. Lumi i Corovodes do te ishte nentokesor

Fatjon Kaloci
15.4.12
Koordinata X i referohet disa raporteve te Skraparit te mistereve ku ky i radhes nuk u realizua kurre. Ne fillim te viteve 70’ Enver Hoxha mberriti per te paren here ne Corovode ne nje qendrim 1 ditor. Ishte kjo vizita e pare si udheheqesi me i larte i vendit. Qendrimi i nates kaloi ne ato qe quhen Vilat e Corovodes qe edhe sot ndodhen si ndertesa (tashme te banuara) prane fushes se sportit ku dikur ishte nje fidanishte. Vila e pare ishte ideuar per Enver Hoxhen ndersa vila e dyte (prane fidanishtes) ishte per Mehmet Shehun. Gjate qendrimit te pasdites ne Vilen e Corovodes se 1971 Enver Hoxha u kerkon drejtuesve te larte te Skraparit qe te shihnin nje opsion per ate qe quhet Lumi i Corovodes, qe kalon pergjate lagjes Hasan Seitaj. Shume shpejt u perpilua nje projekt por qe nuk u realizua kurre. Sipas projektit thone deshmite per Corovoda On Line i gjithe lumi (qe ate kohe nuk e kishte argjinaturen e tanishme) do te mbulohej permes elementeve te betonizuar dhe do te kalonte nentoke. Ndersa pjesen e siperme, projekti synonte ta gjelberonte me peme te larta. Thuhet se nga kjo vizite Enver Hoxha kerkoi qe te gjitha malet qe rrethonin Corovoden te beheshin brezare per te bere nje kurore te bukur gjelberimi qe deri ne ato vite ka qene nje gjelberim me bimesi te shkurter tip shkurre. Madje pas ketij viti nisi puna per mbjelljen e arreve ne njeren prej kodrave ne krah te Corovodes, apo te atij qe per shume vite u njoh si Blloku i Molleve etj. Projekti parashihte se uji i nenrrjedhshem i deges se Lumit Corovoda do te behej i dukshem aty ku sot ndodhet Bar Resorant Drita e Tomorrit thene ndryshe Verori, ku nje veper qe do te ndertohej do te lindte imazhin e nje katarakti te vazhdueshem te ujit qe rridhte. Projekti synonte edhe ndertimin e nje ure nga e cila do te dukej pamja e kataraktit. Ndersa edhe vepra e qendres pra Verori perceptohej me nje piste te gjere qe bashkohej me sheshin e Corovodes, ndersa elemente te xhamte do te linin pershtypjen se poshte kalonte lumi. Ne fakt per kete projekt nisen hartimi i projektit, madje ai u finalizua se perpiluari, por nuk u konkretizua kurre. Fillim vitet 70’ perkonin edhe me shfaqjen e shenjave te nje shendeti me te renduar per Enver Hoxhen duke e bere keshtu edhe kete vizite, viziten e fundit ne Corovode. Me kalimin e viteve projekti pesoi shume ndryshime. Pjese e ketyre ndryshimeve ishte edhe ndertimi i Hotel Turizmit 9 Katesh ne nje fushe futbolli te permasave olimpike. Dhe ne fakt Turizmi me nje infrastrukture arkitekturore te vecante ne Shqiperi u krijua. Ai prezumonte edhe nje ure qe do te lidhte nje kat te tij te fundem me nje segment tokesor. Kjo gje nuk u realizua. Modelimi gjigand i Turizmit qe ne ate kohe parashikonte nje sistem kaldaje, ashensor etj, (elemente te cilet edhe sot duken) por qe nuk u finalizuan.
Corovoda On Line