Koordinata X. Punesimi ne Corovode qe prej 1942 deri ne 1973 Kur ngrihet nje qytet **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X. Punesimi ne Corovode qe prej 1942 deri ne 1973 Kur ngrihet nje qytet

Fatjon Kaloci
29.4.12
Corovoda On Line sjell dokumeneta historik te Corovodes ne Vite ne lajmet me pikante te nje qyteti. Shume prej informacioneve ne rubriken Koordinata X synojne t’ju njohin me detaje te se djeshmes lokale. E pikerisht ne kete mision Corovoda On Line ndalet ne kete link mbi punesimin nder vite ne Corovode. 5 shtator 1942 e gjeti Corovoden me 2 dyqane dhe nje kafene. Normalisht me kalimin e viteve si ne gjithe Shqiperine filluan te ndertoheshin objekte ekonomike, administrative, social kulturore etj. Por per ata qe nuk e dine qe nga 1942 deri ne 1950 ne Corovode numri i te punesuareve nuk i kalonte 67 ne fund te vitit 1950. Ne statistikat e kohes rezulton se ne 1960 ne Corovode kane punuar 563 punetore, 2 vjet me vone ne 1962 numri i te punesuarve ne shtet ne Corovode shkoi ne 704 prej te cileve 70 punonin ne industri, 344 ne bujqesi, 160 ne ndertim, 26 ne trasport ndertim, 89 ne tregeti grumbullim perpunim etj.. Ne 1967 numri i te punesuarve ne qytet shkoi 862. Vitet 1960 – 1965 perkojne me ngritjen e shume ndermarrjeve, si SMT-ja, komunalja, Ndermarrja e Ndertimit, Ndermarrja e perpunimit te Drurit, Ndermarrja Pyjore, Oficina Mekanike etj. Si rezultat i venies ne pune te ketyre nismave te reja ne 1969 numri i punetoreve u rrit dukshem ne Corovode duke kapur numrin 3286. Nje vit me vone ne 1970 ky numer shkoi ne 4172 prej te cileve 1536 punonin ne industri, 647 ne bujqesi, 711 ne ndertim, 40 ne trasport ndertim, 644 ne tregeti grumbullim perpunim, 205 ne komunale etj. . Corovoda e 1971 ne shtet numeronte 4754 punetore ne sektore te ndryshem. Viti 1972 kaloi 5000 te punesuar ne Corovode ku numri ekzakt shkoi ne 5105 prej te cileve 1286 punonin ne bujqesi ne fermat e ndryshme. Ne 1973 nga 5205 punetore ne fund te ketij viti, ne Corovode 2 260 ishin vetem gra dhe vajza. Ne vitin 1977 Corovoda kishte 1022 familje zyrtarisht.
Corovoda On Line