Koordinata X. Vizita e fundme si kryeminister i Fatos Nano ne Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X. Vizita e fundme si kryeminister i Fatos Nano ne Skrapar

Fatjon Kaloci
27.4.12
Ndersa maji eshte ne vigjilje, ne 24 maj 2005 Fatos Nano asokohe Kryeminister i Shqiperise do te zbarkonte pak pas ores 11:30 ne sheshin qendror te Corovodes ku per afro 50 minuta ne nje miting te prag zgjedhjeve parlamentare te 2005 do te prezantonte kandidaturen e PS per legjislativin, asokohe juristin e njohur Adnor Shameti. Ndersa fragmentizimi socialist ishte ne perballjen e pare mes LSI dhe PS ne ate qe konsiderohej Bastion i se majtes ne Skrapar, Fatos Nano ne fjalen e tij ju drejtua Ilir Metes qe kandidonte po ashtu ate kohe ne Skrapar me fjalet: " Eja ne shtepi, te ikurit te qetesohen dhe te mos mohojne shtepine e lindjes". Kjo vizite ne Corovode vinte ne nje moment te veshtire ne te majten shqiptare. Madje Corovoda ishte dyzuar ne perkrahes qe largoheshin nga PS drejt forces se re te asaj kohe LSI. Cdo detaj do te ishte i rendesishem per shkak te sensibilitetit politik te votuesve te Corovodes e Skraparit te asaj kohe. Vizita e Nanos ne Corovode me pas vijoi ne dy takime te tjera informale. Nen karizem dhe mjaft i pelqyer, Fatos Nano vijon te jete nje figure e dashur ende ne Skrapar. 2005 eshte mistike per Corovoden, pasi po ky vit ka qene edhe viti i fundit ku Ramiz Alia vizitoi Corovoden. Por e perbashketa e Ramiz Alia dhe Fatos Nanos pervecse vitit 2005 ishte edhe nje element tjeter. Neper vizitat ne shtepite e skrapallinjve, sikur cdo pije e shtrenjte e huaj te ofrohej ajo do te refuzohej pasi kerkohej nje gote Raki tradicionale. I shumeperfolur me se fundmi ne arean kombetare si nje per kandidaturave per Presidentin e Ardhshem, Corovoda On Line do te perpiqet te sjelle ne vijim te postimeve te veta disa prej momenteve te Nanos ne vite te ndryshme ne Skrapar. Edhe perse 7 vjet me pas, simpatia ndaj Nanos ne lokalitet mbetet e larte edhe perpos lakimeve kunder. 
Corovoda On Line