Corovode. Skandali i radhes. Busti i figures historike hidhet ne plehra **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Corovode. Skandali i radhes. Busti i figures historike hidhet ne plehra

Fatjon Kaloci
18.6.12
Nje imazh i vecante u kap pasditen e sotme, e hene 18 qershor 2012 ne afersi te lagjies Hasan Seitaj. Ndersa ne nje pike ku institucioni vendor qeverises i Corovodes permes disa punonjesve trasporton prej disa ditesh materiale kryesisht inerte dhe dhera, ne mes te materialeve qe pastrojne dhe mbledhin punetoret e kesaj bashkie ishte edhe nje bust i nje figure historike te Skraparit qe u flak ne plehra. Imazhi i kapur nga Corovoda On Line erdhi pasi dhjetra kalimtare te zones u habiten nga busti ne plehra dhe u indinjuan ndersa qytetaret shpresonin se institucionet do te respektonin dhe investonin ne monumentet e prishura nga koha per ti mirembajtur, ndersa ne fakt flaken per tu groposur pa meshire. Mbase Shqiperia e problemeve te ndryshme ka me shume prioritete te tjera por kjo nuk do te thote se historia shqiptare edhe aq me teper ajo vendase e meritonte kete fund.
©Corovoda On Line