Riparohet rrjeti i ri i Ujesjellesit. Corovoda e se henes pa uje te pijshem. Punimet vijojne **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Riparohet rrjeti i ri i Ujesjellesit. Corovoda e se henes pa uje te pijshem. Punimet vijojne

Fatjon Kaloci
4.6.12
Sikunderse ju kishim njoftuar me heret Corovoda e 4 qershorit 2012 ishte pothuajse e gjitha pa uje te pijshem ne abonentet familjare. Shkak ne fakt eshte kalimi ne sistemin e ri te tubacionit ndersa nga organikat pergjegjese gjate gjithe dites eshte punuar per saldimin e tubacionit te ri. Deri ne oret e vona te pasdites po punohej per perfundimin e punimeve. Edhe perse ishte artikuluar qe mund qe uji i pijshem te rikthehej rreth 20:30 punimet ne fakt kane zgjatur pak me shume dhe besohet se gjate dites se neserme uji do te rikthehet ne rubinetat. Corovoda On Line keshillon perdoruesit qe per shkak te elementeve percepitues, ne momentin e ardhjes se ujit te pijshem rubinetat te lihen disa minuta hapur ne menyre qe te qarkullojne elementet e mundshem nese do te kete, te cilet mund te kene depertuar gjate punimeve ne tubacione. Nuk ka nje afat te qarte se kur mund te kthehet uji i pijshem pasi gjithcka varet nga punimet te cilat ne pjesen me te madhe kane perfunduar. Imazhi ne bashkengjitje me karakter ilustrues, nuk i referohet vendlajmit. Imazhi: Pamje nga Komuna Gjerbes
©Corovoda On Line