Eraldo Musabelliu. Mes dy pasioneve edhe Interesi i larte i mediave per te riun nga Corovoda **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Eraldo Musabelliu. Mes dy pasioneve edhe Interesi i larte i mediave per te riun nga Corovoda

Fatjon Kaloci
17.7.12
Ndonse edhe me heret ne postimet tona, me qellimin per te promovuar gjithcka nen emrin Corovode, kemi shkruar shume artikuj lidhur me figura te ndryshme te Corovodes e Skraparit nder vite, mediat kombetare nuk lene pas dore talentet e ndryshme e te shumte qe i bashkon nje e perbashket. Corovoda. E keshtu ndodhi edhe nje dite me pare, por kete here me djaloshin Eraldo Musabelliu. Media Pressi Telegraf nje dite me pare ne nje interviste eksluzive do te fliste per futbollistin e ri dhe njeheresh imazhin e nje kompanie per produktet e saj. I larguar ne moshe te vogel nga Corovoda Eraldo asnjehere nuk e ka shmangur ne intervista te shumta edhe ne media te tjera se eshte nga Corovoda. Pa dashur qe te ndikojme tek audienca jone qe prej disa muajsh me Eraldo Musabelliu po njihet cdo dite edhe permes Edicionit te trete te Personaliteti i Vitit ( 2012) per Skraparin, ku deri me tani Eraldo eshte nder me te votuarit, ne shkrimin bashkengjitur lexoni te plte intervisten publikuar ne gazeten Telegraf. Nje tjeter e vecante ne shkrimin e djeshem ishte edhe imazhi ku ne sfond duket logoja e blogut te vetem lokal interaktiv te Corovodes. Duke i uruar sa me shume suksese Eraldos ndjekim shkrimin ne vijim.(Shkrimi Kortezi Gazeta Telegraf/ Albert ZHOLI)
INTERVISTA/ Flet futbollisti dhe modeli tashmë i njohur, Eraldo Musabelliu
Ka lindur në Çorovodë të Skraparit. Në moshën 7-vjeçare prindërit e tij detyrohen të shkojnë në emigracion në Volos të Greqisë, domosdo duke marrë me vete edhe Eraldon. Që në fillim sa shkojnë në Greqi, duke e parë se Eraldo kishte të dhëna për futboll, e regjistrojnë në Akademinë e Moshave tek Olimpiakos Volos, gjersa në moshën 15 vjeçare kalon në Ekipin e Të Rinjve Olimpiakos Volos. Një vit ai bëhet pjesë e ekipit të rinjve të Panioniosit në Athinë. Shkak i këtye lëvizjeve u bë i mirënjohuri Foto Strakosha që e kishte parë në ndeshje stërvitore dhe vlerësoi talentin e djaloshit skraparlli Starkosha qe ai që kontribuoi ndjeshëm që djaloshi i talentuar të niste karrierën futbollistike.
Eraldo, cila ishte ndeshja e parë që keni luajtur dhe si reagoi shtypi?
Ndeshja ime e parë ka qenë në moshën 14-vjeçare ku kam qenë në ekipin e moshave të Olimpiakos Volosit, ku kam luajtur në formacion. Për këtë ndeshje kam shumë nostalgji, sepse kam bërë 2 triblime shumë të bukura dhe tifozët më kanë duartrokitur,duke thirrur me fjalët “O mikros ine oreos” (Shumë i mirë). Ditën tjetër ka shkruajtur dhe gazeta e qytetit ku jetoja unë. Ishte gazeta “Thesalia” që shkruante se në ndeshjen e parë 14 vjeçari Musabelliu i dha bukuri lojës dhe rrëmbeu duartrokitjet e tifozëve. Këtë gazetë e kam dhe sot dhe kam nostalgji kur e lexoj…
Kush ka qenë ndeshja më e bukur për ju?
Ndeshja më bukur për mua ka qenë ndeshja e realizuar vitin e kaluar ku luajta me ekipin e Gramozit kundrejt Skënderbeut të Korçës. Në këtë ndeshje nga distanca 35 metra kam gjuajtur topin dhe shënova Më pëlqeu shumë reagimi i të pranishmëve që e vlerësuan jo vetëm faktin që bëra gol, por edhe mënyrën sesi e realizova, duke marrë shumë pëlqime dhe vlerësime.
Po situata më e vështirë në sport?
Situata më vështirë në sport për mua ka qenë kur luajtëm me Naftëtarin për Playout dhe humbëm në minutën e 92 ku na bën gol .Kjo ka qenë një ditë shumë e vështirë të cilën nuk do ta harroj dhe që e kam vuajtur shumë.
A e keni ndjerë racizmin në Greqi?
Në Greqi unë jam rritur dhe kam kaluar momente të bukur të jetës time dhe asnjëherë nuk kam ndjerë racizëm. Mbase ka ndodhur nga fakti që unë kam qenë i respektuar nga shokët edhe shoqet e mija grekë edhe nga gjithë njerëzit që më kanë rrethuar. Ata kanë arritur të më vlerësojnë për këtë që jam dhe jo për origjinën time, për të cilën jam krenar…
Cila ka qenë sjellja më e keqe që është bërë ndaj jush si futbollist?
Futbolli njeh edhe sjellje të pahijshme, të tifozëve, por unë për fatin e mirë nuk ka pasur asnjë sjellje të keqe ndaj meje, por kjo s’do të thotë që një ditë s’do ndodhë.
Kur keni filluar për herë të parë si model, dhe çfarë keni modeluar, për këtë firmë?
Modelingu ka qenë tërësisht rastësi. Faktikisht kam qenë me disa shokë dhe po bënim foto, thjesht për hobi dhe si për çudi fotografit i kishin pëlqyer foto e mia. Ai më këshilloi që t’i drejtohesha një agjencie modelingu që të jepnin vendin të takon diku në fushën e modës. Ai besonte që ambiciet e mia do gjenin shtrirje në modeling. Në një farë mënyrë arrita të bindesha dhe kontaktova me një agjenci Selanik Top Class Internacional, ku më pëlqyen dhe arrita të bëhesha pjesë e tyre. Për herë të parë si model profesionist jam imazh i firmës greke veshjeve “Stef Jeans”. Kam realizuar edhe reklama televizive e cila jepet tek kanali Albanian Screen (AS). Kam modeluar kostumin e firmës Stef Jeans. Fotot e mia janë të afishuara në autostradën Tiranë-Durrës.
A vazhdoni ende sfilatat dhe në cilat vende keni sfiluar?
Unë hapat e mia i kam filluar si fotomodel dhe nuk më lejon koha për të sfiluar. Angazhimet e mia janë të përqendruara tek fotot dhe futbolli.
Kush është me pranë jush modelimi apo futbolli?
Në të dyja ndjehem shumë bukur, normal, pasi janë zgjedhjet e mia dhe kryesojnë ambiciet e mia. Por më shumë ndihem i lumtur pas një goli të shënuar nga unë, sesa një fotoje të suksesshme.
A jeni i dashuruar?
Jam i dashuruar, por dua të jem sa më shumë i rezervuar për lidhjen time.
Kush ju pëlqejnë më shumë femrat, shqiptare apo ato greke, dhe pse?
Patjetër që më pëlqejnë femrat shqiptare, të cilat nuk kanë të krahasuar.
Ku ndiheni më mirë në Shqipëri apo në Greqi?
Unë ndihem më mirë në Shqipëri, sepse ka më shumë hapësira për të ecur në jetë edhe për sukses. Për të vazhduar pasionet e mia afron më shumë mundësi Shqipëria ,sepse është vendi Mëmë, është toka ime. Por Greqia përbën familjen time dhe ata me të cilët jam rritur.
Thuhet se do ta vazhdoni futbollin në Shqipëri? Përse?
Besoj se në Shqipëri është më e lehtë për të dalë i suksesshëm sepse në Greqi konkurrenca është shumë e madhe. Fundja fundit, Shqipëria është vendlindja ime.

 Mirënjohje dhe respekt!…
Unë e shoh veten dhe jashtë Shqipërisë në fushën e modelingut. Kam mbështetjen e Kris Rock dhe jam në prioritetet e tij në të ardhmen e agjencisë së tij Icon-Agency me qendër në Zvicër, por me shtrirje në Tiranë, Kosovë , Maqedoni e vende të tjera. Kris Rock është një njeri me shumë vlera dhe profesionist në atë çfarë bën, pasi ka menaxhuar edhe Angela Martinin, që përfaqëson një ndër modelet me të suksesshme në Amerikë. Kjo agjenci, falë këmbënguljes dhe aftësive të presidentit të tij Kris ka arritur të më çojë në drejtimin e lidhjes së një kontrate me një agjenci prestigjioze në Francë. Ju falënderoj për mundësin që më dhatë dhe dua të përshëndes edhe njëherë gjithë ata që kontribuojnë gjatë ecjes sime në fushën e modës. Një mirënjohje pa kufi drejt shkon drejt presidencës së veshjeve Stef Jeans që më kanë besuar mua të jem imazhi i firmës; fotografit të mirënjohur Sonny K Elson, që është i lindur për fushën e fotografisë, bashkëpunëtor i Icon –Agency . Falenderimi i fundit i përket legjendës së portës Shqiptare, Foto Strakosha dhe trajnerit aktual që kam, Ilir Qirjako, njeri me zemër të madhe që na respekton dhe na fal dashuri si prind, shok dhe vëlla.

©Corovoda On Line