Itali: Pas Eventit: Iniciativa e Albania e Futuro "Kur dy popuj festojne" Italiane e Shqipetare festojne ne sheshin kryesor **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Itali: Pas Eventit: Iniciativa e Albania e Futuro "Kur dy popuj festojne" Italiane e Shqipetare festojne ne sheshin kryesor

Fatjon Kaloci
19.7.12
Ate qe kohet mbase nuk kane mundur ta benin, Festa e dy popujve nje organizim i Albania e Futuro ne Bashkine e Tavernelle Val di Pesa ne Itali dha emocione te larta. Ky ishte Edicioni i Pare i nje sfide qe vitet ne vijim do ta vazhdojne per shume gjate. Corovoda On Line gjate ketyre diteve i ka kushtuar hapesire ketij eventi, por sot vjen edhe Komunikimi Zyrtar per Shtyp i ideatorit kryesor te ketij eventi "Albania e Futuro", dhe Presidentit te ketij Organizmi Astrit Cela, nje tjeter krenari e Skraparit. Ne bashkengjitje po publikojme te Plote Komunikimin per Shtyp mberritur per Corovoda On Line pak pas ores 17:00 e enjte 19 Korrik 2012


BASHKIA E TAVERNELLE VAL DI PESA
ZYRA E SHTYPIT E BASHKUAR E ZONES SE CHIANTI FIORENTINO

Autoritete, intelektualë, artistë, dhe shume familje kane qene të pranishëm në aktivitetin 

Qindra italianë dhe shqiptarët bejne feste ne sheshin kryesor te qytetit.
Sukses i madh i Festes se miqësisë midis popujve Italian e shqiptar.

Tavarnelle di Pesa në Chianti, 17 korrik 2012. Një mbrëmje dhe një shesh i mrekullueshem qe kane bere te ndihen si ne shtepine e tyre qindra familje shqiptare. Një festë e deshiruar edhe nga shume miq italianë , nje rast i papare per zonen e Chiantit qe festoi miqësinë dhe njohjen mes dy popujve.
"Iniciativa u zhvillua në një atmosferë te ngrohte dashamiresie, qetësie dhe te respektit reciprok - tha kryetari i bashkise Tavarnelle, Sestilio Dirindelli - ishte emocionuese për të parë nga afer shqiptare dhe italiane të shkembejne opionone midis tyre, te festojne dhe kërcejnë së bashku: rruga e integrimit është diçka që realizohet nëpërmjet operacioneve të tilla me perkrahjen e te githeve ne jeten e qytetit tone." Ky ishte komenti qe kryetari bashkise Tavarnelle beri per suksesin e Edicionit te pare te Festes se Miqesise midis dy popujve tane qe u realizuar me daten 13 korrik ne Sheshin Matteotti . Determinante ne realizimin e mbremjes se mrekullueshme ishin pjesmarrja e shumte e komunitetit shqiptar ne krahinen e Toskanes dhe prezenca dhe kontributi e personaliteteve te ndryshme te istitucioneve , te fushes kulturale dhe artistike.Gjate mbremjes e moren fjalen si të ftuar te nderit, Kryetari i Bashkisë Orikum, Gëzim Capoj, kryetar i Qarkut rrethit të Beratit Petrit Sina, dekan i Universitetit të Tiranës -"Luarasi” - Irakli Koçollari. "Secili prej tyre - tha kryetari – solli eksperiencen dhe interesin per te ndermarre bashkepunime dhe projekte te perbashketa per te intensifikuar raportet dhe njohjen ne fushen e kultures,turizmit dhe ate istitucional midis Shqiperise e Italise. Miqte shqiptare u përshëndetën edhe nga keshilltari i Provinces Firenze Fusi, këshilltari rajonal Mark Manneschi e keshilltari bashkise Raffaele Tasso.
Në vazhdimesi te mbremjes ishin dy çmime të institucionalizuara nga shoqata "ALBANIA E FUTURO”, shoqata që organizoi iniciativën në bashkëpunim me Qytetin e Bashkimit Barberino Val d'Elsa –Tavarnelle Val di Pesa : njëri i është dhënë Regjisorit shqiptar Roland Sejko për filmin e tij dokumentar "Shqipëria Vendi Perballe", cmim i motivuar nga vëmendja dhe kontributi në përhapjen e njohurive historike dhe kulturore të Shqipërisë. Cmimi tjeter u caktua për zotin Cosimo Pulito , Drejtor Rajonal i Zjarrfiksit - Toscana dhe Komandant i Ndihmes se Anijes Konkordia Kosta. Nga Livorno arriti një tjetër shpëtimtar shumei i vecante ,Arturo nje qen shumë i veçantë, një nga qentë e shpëtimit më me përvojë ne zone. Mbremja u be me entuziaste me brohoritjet e pjesmarresve kur ne skene dolen kengetarja folk Lisetta Luchini, e shoqëruar me mandolinë nga Marta Marini, dhe Kozma Dushi, këngëtar i njohur në shkallë kombëtare në Shqipëri.

"Njohja e historise, kultures dhe traditave shqiptare - tha Astrit Çela, president i shoqates “ Albania e Futuro” -mund t’ju sherbejne italianeve per te trajtuar me se miri ata që jetojnë prej gati njëzet vjetesh se bashku dhe te ndertojne te ardhmen , ne falënderojmë Administraten e Bashkise dhe në veçanti Kryetarin e saj Dirindelli për mbështetjen dhe jemi mirenjohes per te vleresuar kontributin e te gjitha familjeve shqiptare që kanë marrë pjesë dhe ka punuar me pasion për realizimin e këtij aktiviteti ".
Nga Zemra e Shqiperise, Drejt e ne Zemrat Tuaja! Ju po ndiqni Corovoda On Line
©Corovoda On Line. Ne Bashkengjitje Imazhet nga Ky event