ÇOROVODA Online me Motin
  • COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Koordinata X: Hekuran Zhiti - nga "Rruga e Skraparit " drejt përjetësisë Një krenari më shumë për Skraparin

Nëse do përmendnim emrin Visar Zhiti brezat më të rinj do të kuptojnë automatikisht një pjesëtar të denj të letërsisë shqip. Por Koordinata X dhe Corovoda On Line ndalen tek Hekuran Zhiti, i ati i Visarit apo i visareve të shtrenjta me "pakës" Skrapar në to. Hekuran Zhiti u lind në Fshatin Melovë, Tomorricë Skrapar. në 13 prill 1911. Dramaturg, Aktor, Humorist, Poet dhe Mësues...  Hekuran Zhiti me fjalën dhe artin do të ishte një ndër nacionalistët e njohur në Shqipëri kjo edhe nga atdhetarizimi familjar. Shkollën fillore e kreu në Berat e më pas do të studionte për mesuesi, ku fjala shqip do t'a rrëmbente bukur në rrugën e artit. Por ajo ishte një rrugë e vështirë. Ai quhet ende "Gjergj Fishta i Jugut" por shumë epitete do t'i shtohesh gjatë regjimit komunist, nisur kjo edhe nga miqësia dhe bashkëpunimi i tij me Mit'hat Frashërin, Safet Butka, Abas Ermenji, Margarita dhe Kristaq Tutulani etj. Por fill pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore, me përkrahjen e Rektorit të Parë të Universitetit Shqiptar, Kahreman Ylli ai ri-emërohet mësues, (edhe përse lufta e klasave e kishte goditur rëndë) por këtë herë profesionin e dashur do t'a ushtronte në fshatrat e Lushnjës ku ai sërish nuk heshti me fuqinë e fjalës shqip dhe krijimtarisë artistike. Do të themelonte aty në fshatrat e Lushnjës Teatrin profesionist dhe Estradën e këtij qyteti. Por shumë shpejt, rregjimi do t'a lëndonte përsëri. Këtë herë, ishte djali i tij Visar Zhiti i cili do të burgosej dhe dhimbja do t'a largonte nga mijëra shqipëtar që e kishin përzemër. Madje regjisori i famshëm Pirro Mani për Hekuran Zhitin thoshte se nëse e merrte atë aktor ishte gati t'a ndërronte me 5 të tjerë vetëm e vetëm që ai të rivendosej aktor. Një ndër poemat më të spikatura të Hekuran Zhitit ishte ajo me titull "Përqafimi i dy kundërshtarëve" e cila në thelb mbante një motiv të lartë kombëtar,  atë të bashkimit dhe pajtimit në emër të Shqipërisë mes Partizanëve dhe Ballistëve. Një tjetër komedi e tij, ishte ajo me titull “Rruga e Skraparit” - është komedia më e bukur, që ka një gjetje të mençur, një mendjeshkrepje për t’u patur zili, duke krijuar një metaforë, e cila prek kohët konkrete, por edhe i tejkalon ato. Mesazhi dhe ajo ç'ka ngërthen vepra si subjekt janë shndërruar në një tharm gjithëkohor, rrjedhimisht në konceptimin e dukurisë vetëdija letrare estetike shfaqet si thelb universal, ndërsa vetë qenien ka mundur të na e japë si substancë të pandryshueshme, që përsëritet dhe trukohet nga kjo kohë apo ai vend në një kohë dhe vend tjetër, pa ndryshuar karakterin e saj. Por një ndër imazhet e forta që kohët kurrë nuk mund t'a zbehin është një tablo ku jepen disa çaste nga takimi mes Hekuran Zhitit dhe të madhit Gjergj Fishta një vepër e krijuar nga piktori shkodran Guljem Mosi.(shiko foton më poshtë )

©Corovoda On Line

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NJOFTIME

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA