• ---
  • ISLANDË, SËRISHT NË FOKUS TË MEDIAVE KLEVIS SULA
  • NJË TUBIM LUTJEJE PËR 20 VJEÇARIN NGA SKRAPARI DO TË MBAHET NË REJKJAVIK
  • QINDRA ISLANDEZË JANË NJOFTUAR PËR NJË EVENT NË FACEBOOK PËR DATËN 17 DHJETOR 2017
  • SIPAS NJË POSTIMI NË FACEBOOK, DO TË NDIZEN QIRINJ E KRYHEN LUTJE PRANË VENDIT KU NDODHI NGJARJA
  • TRUPI I PAJETË I KLEVIS SULA, 20 VJEÇARI NGA SKRAPARI PRITET TË VIJ NË FUNDJAVË
  • CEREMONIA MORTORE DO TË MBAHET NË ÇOROVODË KU PREJ DITËSH FAMILJA KA HAPUR DYERT E MORTIT
  • 20 VJEÇARI NGA SKRAPARI U QËLLUA DISA HERË ME THIKË NË MENGJESIN E 3 DHJETORIT, NË REJKJAVIK - ISLANDË

Koordinata X: Rrefehet Sulo Gradeci: Ismail Qemali ka qene deputet i Tomorrices, Skrapar Intervista (Pjesa e Pare)

Ne nje interviste te dhene me se fundmi ne Gazeten Shqiptare, Sulo Gradeci nje eksponent qe Skrapari gjithnje e ka konsideruar dhe konsideron Krahun e Djathte te Enver Hoxhes, Gradeci tregon ate qe Corovoda On Line e ka postuar ne fundvitin e kaluar, ku ne thelb intervista dhene gazetarit F.Veliu pershtjellohet rreth Ismail Qemalit. Corovoda On Line ne postimet e mehershme shume muaj me pare ka dokumentuar faktin se Islail Qemali ka firmosur Aktin e Pavaresise ne emer te perfaqesuesve te Tomorrices (KLIKO KETU). Por perpara se te kalojme tek intervista, le te shohim nje pershkrim jetesor te shkurter mbi Sulo Gradecin.Sulo Gradeci ka lindur në vitin 1922 në Gradec. Më 28 tetor të vitit 1941, ai ka marrë pjesë në demonstratën antifashiste. Më pas, në vitin 1942, Sulo Gradeci ishte efektiv i çetës së Skraparit dhe më vonë partizan i Brigadës VII. Pas çlirimit të Shqipërisë ka punuar në degën e Punëve të Brendshme në qytetin e Beratit dhe Përmetit, si dhe në organet e Sigurimit të Shtetit. Në vitet 1950, Gradeci është emëruar në Ministrinë e Mbrojtjes, shef i Degës. Rreth 16 vite më vonë, në vitin 1966, Sulo Gradeci emërohet të shërbente si përgjegjës për jetën e Enver Hoxhës. Për më tepër se 30 vite ai ka qenë personi që është kujdesur për organizimin e afërt të ruajtjes së sigurisë fizike të Enver Hoxhës. Kjo është realizuar përmes aktivizimit të një grupi shoqëruesish, që në situata të zakonshme nuk kishte më tepër se shtatë efektiva. Por Gradeci nuk ishte vetëm truprojë e Hoxhës, ai i organizonte atij gjithashtu të gjithë axhendën e punës dhe të aktivitetit të tij. Ai ka shkruar edhe një libër me kujtime, "30 vjet pranë shokut Enver".
Me poshte publikojme Pjesen e Pare te Intervistes Kortezi balkanweb.com/F.Veliu
Zoti Sulo, përshëndetje dhe së pari faleminderit që pranuat të flisni me publikun e gjerë nëpërmjet gazetës sonë.
Përshëndetje dhe juve. Në lidhje me sa më falënderoni për intervistën që po jap, së pari dua t'ju them se ka arsye shumë madhore që më detyruan të flisja në këtë moment me publikun shqiptar, të cilit për hir të së vërtetës i përulemi me respekt të veçantë për vetë historinë që mbart mbi supe. Konkretisht ajo që më shtyu është vetë jubileu i veçantë i atdheut tonë të shtrenjtë, i cili për pak kohë kurorëzon 100- vjetorin e momentit emocionant të pagëzimit të tij.
Pse në të kundërt do të hezitoje?
Të them të drejtën para situatash të tilla që po sundojnë në këtë periudhë atmosferën shqiptare, të cilat janë mbarsur së tepërmi me thashethemnaja të pabaza dhe me vetëmburrje historike më kanë bërë të stepem goxha.
Ku është fjala më konkretisht?
A s'po shef se si po luhet me historinë dhe me të vërtetat e figurave tona që kanë marrë përmasa epokale? Nuk e keni parë se si abuzohet nga pseudodëshmitarë dhe pseudohistorianë? Nuk të dhimbset ndopak që dalin së shumti njerëz të vetëquajtur "kompetentë" për të folur për çdo gjë dhe mbi çdo gjë pa e varë mendjen se gënjejnë dhe abuzojnë, madje disinformojnë për faktin se në të shumtën e rasteve nuk e kanë fare atë staturë të dëshmitarit për intervistën që japin?
E keni fjalën përsa është folur për Enver Hoxhën me emrin e të cilit është lidhur veprimtaria e gjatë tuaja?
Figura e tij është njëri ndër shembujt e pretendimeve që po të përmend, por në të vërtetë unë e kam edhe në shumë drejtime problemin dhe irritimin, pra e kam më gjerë. Po të ndalesh për shembull te Enver Hoxha, ju e keni vënë re që është thënë e ç'far s'është thënë. Janë bërë libra duke pretenduar se kanë hedhur dritë të fuqishme mbi një figurë, të cilin absolutisht nuk ja kanë arritur jo ta prezantojnë në tërësinë e vet, por me qëllim apo pa qëllim janë shumë larg të vërtetës absolute. Kanë dalë të vetëquajtur "dëshmitarë" për të folur për supereskorta dhe angazhime marramendëse etj, etj. Pra e kam fjalën që për çdo gjë dhe mbi çdo gjë akoma më shumë kur flitet për personazhe, kushdo qofshin ata, pavarësisht se të pëlqejnë apo nuk të pëlqejnë, të flitet me vërtetësi absolute sepse vetëm kështu i shërben historisë së vendit tënd. Ndërsa e kundërta më ka irrituar dhe më bën të stepem siç dhe ju thashë më lart. Por nëse do ti largohesha figurës së Enver Hoxhës dhe kohës së tij detyrimisht në këtë vit jubile, natyrisht do të ndalesha pikërisht tek 100- vjetori i shtetit tonë të shtrenjtë. Edhe për këtë ditë të quajtur "Dita e Pavarësisë" me dhimbje po them se kam konstatuar se është abuzuar dhe ka defiçite njohurish te shtresa të tëra njerëzish, madje do të thoja se këto mangësi vihen re edhe te shumë të tillë që funksionojnë brenda qarqeve intelektuale.
Për shembull?
Flitet për Ismail Qemalin, por nuk thuhen detaje thelbësore. Flitet për dokumentet p.sh, por nuk thuhet ku janë origjinalet etj. Pikërisht edhe këtu ishte tundimi im që më bëri të flas me publikun tone, i cili më ka respektuar dhe më ka vlerësuar maksimalisht.
Po shikoj se po ndaleni më shumë te momenti i Pavarësisë, ndërkohë që më shtyni t'ju pyes se çfarë lidhje keni ju si person apo si dëshmitar në këtë rrëfim me Pavarësinë e vendit?
Për këtë ju bëj me dije se unë kam lidhje të jashtëzakonshme shpirtërore me zonën time, e cila ka një histori brilante me ditën e Pavarësisë. Por para se të dal aty, po ju them se edhe im atë Hekuran Dalipi, ka pasur rastin të njihet personalisht me Ismail Qemalin.
Të njihet personalisht?
Po po, është njohur personalisht me të. Kjo ka ndodhur për faktin se im atë ka qenë prej vitesh në emigracion në Turqi. Ka qenë viti 1935 kur ai u largua përfundimisht nga Izmiri dhe Stambolli ku kishte bazën e tij që në adoleshencë. Aty, ai veç punës së vështirë që është detyruar të bëjë fillimisht si specialist dhe pastaj sipërmarrës i procesit të kalldrëmeve në bërjen e rrugëve, është aktivizuar fuqishëm edhe në shoqëritë patriotike kulturore që organizonin emigrantët shqiptarë. Në këto aktivitete apo shoqëri, ata si emigrantë mbanin kontakte të mira edhe vetë Ismail Qemali, apo dhe rilindësit tanë të shquar, duke filluar nga Naimi dhe Abdyli dhe deri te Samiu. Kështu që im atë jo vetëm ka pasur mundësinë e kontaktit me ta, por ai arriti të mësonte shumë mirë shkrim dhe këndim të gjuhës shqipe, në një kohë që perandoria e kishte ndaluar me ligj aq sa e quante herezinë më të madhe po të konstatonte se bëje një veprim të tillë.
Dhe yt atë ka pasur personalisht mundësi kontakti me Rilindësit dhe me vetë Ismail Qemalin?!
Po, ka pasur. Ju thashë që ishte kontakti me ta ajo që e bëri të mësojë dhe të shkruajë në mënyrë prefekte gjuhën shqipe. Madje kur kthehej nga emigrimi në intervale kohe dhe rrinte në fshatin e lindjes në Gradec të Tomorricës në Skrapar, ai arriti të krijonte dhe grupet e djelmoshave për mësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Në këto kurse që ishin shkollat e para të Rilindjes së dijes në zonën time, kam pasur fatin të jem dhe unë.
Po në lidhje me ditën e Pavarësinë çfarë lidhje ka zona tuaj, pasi ju thatë që jeni lidhur shumë shpirtërisht me të?
Që ta dini ju, Ismail Qemali ka qenë deputet i Tomorricës në ngjarjen e madhe të Pavarësisë në Vlorë.
Nuk ju kuptoj dhe po pranoj se po çuditem mbi një fakt të tillë të padëgjuar më parë. Ju lutem ma theksoni më qartë dhe më tregoni si ka ndodhur?
Më saktë s'kam si t'ua them veçse në ditën e madhe të Pavarësisë ku Ismail Qemali ka ngritur flamurin e Skënderbeut në Vlorë, ka përfaqësuar si delegat në atë kuvend vetë zonën time Tomorricën e Skraparit me të cilën unë jam i lidhur siç ju thashë shumë shpirtërisht, pasi jam nga fshati Gradec i po asaj zone, të cilin e kam mbajtur dhe si mbiemër.
Pra Ismail Qemali ka firmosur në aktin e Pavarësisë si përfaqësues i Tomorricës i mandatuar nga populli i asaj zone nëpërmjet një telegrami të dërguar me urgjencë, ndërkohë që Xhelal Koprencka ka përfaqësuar Skraparin. Ju ritheksoj se në atë kohë Skrapari dhe Tomorrica ishin të ndara nga njëra- tjetra pra vilajete më vete.
Folët se keni mbajtur për mbiemër vendlindjen tuaj?
Ju thashë pak më lart se im atë quhej Hekuran Dalipi, ose Heke siç i thërrisnin. Pra, unë kam si mbiemër të origjinës "Dalipi". Por nuk më ka dhënë më pak krenari mbiemri "Gradeci", që tregon lidhjen time shpirtërore me vendlindjen.
Para se të kalojmë te kjo histori e Pavarësisë që është jo vetëm interesante, por një surprizë e vërtetë për këdo që e dëgjon dhe se ju thoni që ka qene edhe shkaku që ju pranuat edhe këtë intervistë të zgjeruar me publikun e gjerë shqiptar brenda dhe jashtë vendit, le të kalojmë paksa te personi tuaj për një prezantim tepër të shkurtër për momentin, me qëllim që lexuesi të jetë disi në dijeni për jetën tuaj, pasi në vijim do të ndalemi më hollësisht. Kush është e kaluara juaj e hershme?
Unë kam lindur në 17 mars të vitit 1922 në katundin Gradec të Tomorricës në Skrapar, madje në lagjen "Dalipaj" të atij fshati. Kemi qenë pesë fëmijë, katër vëllezër dhe një motër. Por që dy vëllezër dhe motra më kanë vdekur herët që të vegjël, madje motra më ka vdekur vetëm 7 vjeçe. E mbaj mend si tani fytyrën e saj pasi e donim shumë, por…, eh…, s'ishte e thënë që të rronte. Një gjarpër ja preu jetën në mes.
Ku e hëngri gjarpri?
Teksa hante rrush, gjarpri ishte poshtë kallavicave të rrushit dhe sa e mori kokrrën në dorë, ai e pickoi. Pas kësaj, nuk mundi ti bënte ballë reaksionit të helmit vdekjeprurës. Si tani më kujtohet ajo motër dhe dy vëllezërit e mi, të cilët i mbaja shumë afër se unë kam qenë fëmija i parë dhe i lidhur e i rritur në situata si të thuash të çuditshme.
Në çfarë situatash?
Nuk dua të ndalem shumë në këtë moment pasi edhe ju nuk jeni të interesuar ti shmangeni temës për të cilën po flasim, pra të rolit të Ismail Qemalit dhe Tomorriocës sime, por do t'ju tregoj diçka tepër të përmbledhur dhe shumë shkurt sa për të krijuar një ide rreth jetës sime të hershme.
Po?
Në familjen time ishte një histori e tillë që kishte situata dramatike. Kjo ndodhi se kur im atë Hekurani, u martua me nënën time Shërinën, shkoi sipas zakonit në kurbet. Kjo për faktin se ai ishte njeri që e kishte rrahur kurbetin. Punonte në Turqi që prej adoleshencës. Kështu që të mbante familjen, ai si gjithë fshatarët e tjerë, u nis në kurbet. Por pa e kuptuar ndodhën luftërat e mëdha të kohës së Ataturkut ku u mobilizuan të gjithë emigrantët. Kështu, im atë u mobilizua dhe luftoi deri në betejat e famshme të Çanakalasë dhe nuk u bë i gjallë për nëntë vjet me radhë. Nëna rrinte ta priste për tu kthyer, pavarësisht se nuk kishte fëmijë dhe se gjyshja ime Minushja, duke mos pasur as një haber për të birin, pra tim atë, i kishte thënë që të rikthehej në derën e babait dhe të shikonte fatin e saj se me sa dukej, ai kishte humbur përgjithmonë. Nëna ime u betua të rrinte me gjyshen. Vetëm pas nëntë vjetësh si ishte larguar, pikërisht më 1922, ka ardhur babai dhe pas kësaj linda unë. Më mbrapa, në 1923-shin deri në '35 babai im e frekuentoi rregullisht kurbetin, por me periudha ku shkonte rrinte një apo dy vjet dhe kthehej. Rrinte po aq kohë dhe këtu për të përsëritur sërish të njëjtën gjë. Pas kësaj, lindën me radhë dhe tre vëllezërit dhe motra ime, të cilët siç u shpreha, nuk e patën fatin të jetonin gjatë.
Gjatë kësaj kohe ai i sillte shkronjat dhe abetaret që ju përmendët më lart?
Po. Sillte librat dhe bisedat e kontakteve me Rilindësit dhe me vetë Ismail Qemalin. Ndërkohë kur kthehej organizonte dhe kurse mësimi me djemtë e fshatit dhe të zonës. Pra, nga sa po tregoj kuptohet që në një farë mënyre qoftë nga im atë, por edhe nga emigrantë të tjerë që vinin nga Turqia, emri i Ismail Qemalit përmendej me shumë respekt dhe pasion në mbarë zonën tone të Tomorricës dhe Skraparit, shumë kohë para se ai të kthehej në Shqipëri për ditën e madhe të pagëzimit të Pavarësisë së vendit që siç jeni në dijeni po rrezikohej të copëtohej nga fqinjët ballkanik.
Tani, Ismail Qemali çfarë lidhje kishte me Tomorricën për të cilën më fole me shumë entuziazëm në fillim të këtij shkrimi?
Tomorrica deri në vitin 1911 siç dhe jua përmenda, ka qenë e pavarur me Skraparin. Ishte vilajet më vete. Por në Tomorricë që ta dini ka qenë dhe vendlindja e Frashërllinjve. Ajo ka qenë saktësisht në fshatin Gramsh. Aty kanë lindur dhe aty e kanë vendlindjen. Kjo është përshkruar shumë mirë dhe nga Samiu po ta lexosh me kujdes veprën e tij kur flet për origjinën e familjes. Pavarësisht se përmetarët nuk duan ta pranojnë këtë fakt.
Nuk kanë lindur në Frashër të Përmetit?
Jo, më mbrapa kanë shkuar në Frashër madje do të shtoja se pas Tomorricës ata kanë shkuar fillimisht në Mallakastër, saktësisht se në çfarë vendi shkuan nuk e di mirë, por di që pas Mallakastrës kanë shkuar në Frashër e prej andej siç e dimë në Turqi.
Po më çudisni që thoni se kanë lindur në Tomorricë kur në Frashër ata kanë një shtëpi të madhe bejlerësh apo njerëzish të pasur, si ta kuptoj këtë?
E kanë shtëpinë në Frashër se aty u stabilizuan me mendimin që të rrinin përfundimisht, madje dhe ndenjën goxha gjatë. Nga ana tjetër madhështia e shtëpisë tregon më së shumti se ishin të pasur, ndërkohë që ishin të dalë siç i thoshin atëherë që përmendeshin "se kanë parë dynja me sy". Pra nuk po flasim për njerëz dosido. Gjithashtu kemi parasysh se ata ishin fis i madh dhe kishin një vëllazëri të fortë.
Tani lidhur me Ismail Qemalin se këtu kam padurimin e madh që ta mësoj se si ka qenë lidhja e Tomorricës?
Historikisht emri i Ismail Qemalit, siç ta thashë edhe pak më parë, në zonën tonë ka qenë i njohur nga bisedat e emigrantëve që vinin nga Turqia të cilët tregonin se dhe ishin porositur të përhapnin gjuhën shqipe. Këtu bëhet fjalë për përhapjen dhe simpatinë që ishte krijuar në zonën tonë emri i Ismail Qemalit shumë kohë para se ai të bënte zbarkimin historik për të shpallur Pavarësinë e atdheut.
Ju kuptova deri këtu. Mund të dalim te momenti i Pavarësisë?
Aty do të dal. Kur ai erdhi në Durrës dhe mori udhën për në Vlorë, ka dërguar në Skrapar dy ftesa për të dërguar delegatë në Kuvendin e Pavarësisë së vendit që do të mbahej siç thyhej pas datës 25 nëntor. Nga këto dy ftesa, njëra ishte për Skraparin dhe tjetra ishte për Tomorricën, pasi dihej se Tomorrica deri një vit më parë, pra deri më 1911-ën, kishte qenë krahinë më vete.
Por të dy këto telegrame për ftesë ranë në dorën e Xhelal Koprenckës, i cili për hir të së vërtetës, ndërkohë që vetë mbajti të përfaqësonte Skraparin, nga ana tjetër nuk dërgoi atë të Tomorricës. Nuk mendoj se nuk kuptohej pasi qëllimin e kishin që të mos kishte përfaqësues nga Tomorrica. Ishin këto mendoj, prapaskenat e xhelozisë që të interpretohej se "Tomorrica nuk ishte përfillur" apo "Tomorrica nuk kishte pjesëmarrje në pavarësi".
Kur dhe me kë u dërgua kjo ftesë për Tomorricën?
Saktësisht ka qenë 18 Nëntori i vitit 1912 kur Ismail Qemali ka njoftuar se deri më datën 25 të atij muaji që do të thoshte "Nëntor", duhej të ishte zgjedhur përfaqësuesi i zonës për në Kuvendin Kombëtar që do të mbahej në Vlorë për sigurimin e Pavarësisë Kombëtare të vendit. Kjo ftesë siç jua bëra të qartë, i ka shkuar në dorë pikërisht Xhelal Bej Koprenckës, i cili nuk bëri njoftimin, ndërkohë që shkoi vetë si përfaqësues i Skraparit për tu radhitur me 37 firmëtarët e Kuvendit të madh.
Dhe pas kësaj, si e siguroi Tomorrica delegimin te Ismail Qemali?
Atëherë u mblodh Paria e Tomorricës dhe thanë se "si na e punuan kështu?. Si nuk na njoftuan të paktën tre ditë para që të kishim mundësi të shkonim". Pastaj menduan se si mund ta zgjidhnin atë situatë. Të nisemi s'do të vemi dot se duhej një javë të shkoje e të vije, në këmbë apo dhe me kafshë. Atëherë, u vendos që ti bënin telegram urgjent Ismail Qemalit. Të cilën e realizuan nëpërmjet prefektit të Beratit.
Çfarë i thanë?
Ata i kanë kërkuar të bëhej përfaqësues i Tomorricës në Kuvendin e madh. Janë të njohura këto fakte, pasi janë të pasqyruara edhe më pare nëpër materiale botuese. Konkretisht në atë telegram thuhej: " … populli i Tomorricës, në pamundësi të ardhjes së përfaqësuesit të saj në Vlorë për efekt kohe, ka vullnetin e përgjithshëm që të jeni ju deputeti i saj në evenimentin historik të vendit. Pra, ju të jeni deputeti i Tomorricës në Kuvendin e madh të pagëzimit të Shqipërisë. Ky telegram u vërtetua menjëherë se arriti në dorë të Ismail Qemalit, pikërisht në datën 30 Nëntor 1912-të.
Pavarësia mban datën 28 Nëntor si u përfaqësua Tomorrica në 30 Nëntor?!
Është e vërtetë se Ismail Qemali kishte firmosur memorandumin, por nuk kishte pasur zonë përfaqësimi nga terreni, kështu që kur i shkoi telegrami i popullit të Tomorricës, që e delegonte ta përfaqësonte, ai juridikisht u arkivua në dosjen e Pavarësisë ku legjitimoi përfaqësimin nga Ismail Qemali, i cili në vijim do të mbante mandatin e përfaqësuesit të asaj zone. Për këtë status ai ka shkëmbyer telegrame pas telegramesh për të mbajtur situatën në korent.
Pra që ta saktësojmë përfundimisht, ju po thoni se vetë Ismail Qemali ka qenë delegat i Tomorricës në Kuvendin e Pavarësisë dhe se ka vijuar të ketë mandatin e asaj zone?
Po, po, madje është theksuar kjo gjë dhe ka rëndësi të madhe të theksohet tashmë në këtë 100 vjetor të Pavarësisë së vendit, fakt të cilin deputetët e Skraparit duhet ta dinë dhe kanë arsye të mburren.
Jeni i saktë dhe i sigurt për këtë që thoni?
Janë dokumente origjinale të ndodhura në dosjen e posaçme që i përkasin Qeverisë së Vlorës në Arkivin e Shtetit. Pas kësaj fshatarët e zonës së Tomorricës, u bënë përkrahësit më të flaktë të Qeverisë Kombëtare të Vlorës të kryesuar nga Patrioti i Flaktë, Ismail Qemali. Prej kësaj përkrahje, u arrit edhe mobilizimi i tyre për ti dalë para rrezikut të sulmit të shovinistëve të Vorio Epirit, të cilët pretendonin ti shkëpusnin Shqipërisë tokat jugore të saj deri në lumin Shkumbin. "Nuk është nevoja - i shkruan Ismail Qemali popullit të Tomorricës - të shpjegohet sesa duhet të siguroheni që atdheu ynë i dashur Shqipëria, të jetë i garantuar nga dhunimi dhe invadimi i armiqve…".
Pra ishte një farë thirrje personale nga Ismail Qemali për organizim dhe mobilizim të popullsisë së zonës apo jo?
PO pra. Personalisht Ismail Qemali ka thënë në veçanti për Tomorricën për tu ngritur në këmbë në lidhje me aneksimin nga Grekët dhe nga hilet e Esat Pash Toptanit; "O sot, o kurrë". Ndërkohë që për-gjigjen e porosisë apo si të thuash urdhrit të Qemalit, i përgjigjet vetë nënprefekti i asaj kohe i Çorovodës, Themistokli Gërmenji. Ai i shkruante që forcat e Tomorricës dhe të Skraparit i afrohen Qafës së Qarrit turma turma. Duke pasur parasysh gjithë ato situata ai erdhi nënprefekt i Çorovodës. Pra, Themistokli Gërmenjin e dërgoi me paramendim të caktuar nënprefekt.
Themistokli Gërmenjin e ka dërguar Ismail Qemali në detyrën e nënprefektit?
Unë mendoj se me siguri e ka dërguar Ismail Qemali. Ndërkohë nga dokumentet e kohës rezulton se në 13 janar 1913-të, pra pas një muaji pas themelimit të shtetit, Populli i Tomorricës i ka dërguar Ismail Qemalit një tjetër telegram, të cilin e nisën sërish nëpërmjet prefektit të Beratit, ku i shkruajnë ". . . Të gjithë kreshnikët e Skraparit dhe të Tomorricës, përgjithmonë qysh prej tri ditësh janë duke vrapuar turma turma për të kontrolluar dhe për të mbrojtur pozitat strategjike në front. Populli, çdo ditë është duke vrapuar te vendet e sipërpërmendura. Zelli dhe vullneti patriotik që kanë treguar atdhetarët tanë në këtë çështje është për tu lavdëruar". "Vullnetarët e përqendruar në Skrapar - shkruhet në një telegram tjetër - mendohet të jenë 4000 veta dhe janë nisur për te Guri i Prerë, Qafa e Çipit, Shëmitër dhe në pika të tjera nga ana e Kolonjës".
Pra me këto telegrame që po më citoni mesa po shikoj, ju po vërtetoni komunikimin direkt të Ismail Qemalit me zonën e Tomorricës, të cilën e përfaqësonte në Kuvendin Kombëtar të Vlorës?
Pikërisht ajo është. Por në këtë 100- vjetor, ka rëndësi të madhe të saktësohet se kë përfaqësoi Ismail Qemali në Kuvendin e Pavarësisë. Kjo do të thotë se deputeti i parë i zonës sonë ka qenë vetë kreu i Qeverisë së parë të shtetit shqiptar, prandaj po e theksoj edhe një herë se deputetët e Skraparit duhet të mos e harrojnë këtë fakt lavdie të zonës së tyre dhe uroj që të përfaqësojnë në Parlamentin e tanishëm edhe vlerat historike të zonës.
©Corovoda On Line / Kortezi balkanweb/F.Veliu

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA