Editorial: Dite Lluksi ne Qytetin e Varfer. Corovoda Tjeter zgjat deri nga shtatori **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Editorial: Dite Lluksi ne Qytetin e Varfer. Corovoda Tjeter zgjat deri nga shtatori

Fatjon Kaloci
19.8.12
Nje qytet pa bulevard, por shetitoret gjate veres ne Corovode japin kontraste te thella mes veshjeve moderne te te rinjve, stilit habitor te emigranteve qe vijne ne qytet, ftesave per dasma te shoqeruar me dhimbjen sa leke do hedhim, lokaleve te mbushura perplot ndonse ne qytetin ku papunesia eshte me e madhe. Nafta dhe benzina sado te shtrenjta per mjetet mjaftojne per "tangerllekun" e radhes te te xhiruarit e gomave te makinave ndonjehere thuhet se merren me qera diku. A thuaj per tu dukur? Per te rene sy? Por nese po.. ne syrin e kujt?. Nje qytet me nje rini 3 muajoreshe pergjithesisht vetem gjate stines se veres, ndersa muajt e tjere kryesisht pleqte gumezhojne paraditeve tek Sheshi, qendra per te degjuar te rejat e per tu takuar per xhiron verdalle te radhes. Vetem nje kafe, dhe nese dikush i qeras, pleqte do ta mbajne thellesisht mend si shpetimtarin mireberes te dites. Vera cmall syte e nje qyteti qe dikur ishte plot, por vitet e zbrasen ndersa gjeresisht thuhet " kane ardhur te rinjte nga zonat e thella te fshatrave tashme". Studentet e rikthyer jane nje pjese e nevojes per ndryshimin qe bejne pertej. Per te rene ne sy, qe dikush kur ti shoh te mendoj Sa paska ndryshuar?. Deri ketu nuk ka asgje te keqe, por kur ndryshimi shoqerohet me pertese te foluri te nje mirdita a nje miremengjesi pikepyetjet e syve kureshtar ngulisin "Kohe moderne c'ti besh?". Ecejaket lagjeve pa rendur ndersa veshi vritet jo rralle here kur degjon shprehje te tipit: Si jetoni ju ketu? A thua dikur ata nuk ishin pjese e ketij realiteti. Mbase pjese e dukjes se radhes, mbase nje ngaterrim i qellimte per tju shmangur realitetit te ketushem, emigrante te cilet ngaterrojne shqipen e tek tuk fusin ndonje fjale te huaj. Mund te jete edhe keshtu ndonse ka qe besojne se perdoren per te rene serisht ne sy me nenlinjen une jetoj jashte. Kafeja duket me pak e preferueshme per te rinjte e sapoardhur, emigrantet etj. Tavolinat ku ulen kerkojne pak lluks. Minimumi nje kanace, nje shishe a dicka sepse ka leke. Ndersa imazhet mes veshtrimeve te kujtimeve te se djeshmes jo rralle here u shoqerohet fjalia: Asnje s'mbaj mend? S'edi? Nje qytet i mbetur tipikisht me te njejtat godina, me te njejtet njerez, ku nje buzeqeshje e sforcuar se Imazhi i ri i Lluksit po vjen, ne fakt skadon ne ditet e para te shtatorit kur gjithcka te krruset ne ditet e vuajtshme te Corovodes ne vijim.
©Corovoda On Line
shenim- Ky eshte nje editorial i Corovoda On Line/ Jo cdo aspekt i tij mund te perputhet me mendimin e lexuesit.