• ---
  • ISLANDË, SËRISHT NË FOKUS TË MEDIAVE KLEVIS SULA
  • NJË TUBIM LUTJEJE PËR 20 VJEÇARIN NGA SKRAPARI DO TË MBAHET NË REJKJAVIK
  • QINDRA ISLANDEZË JANË NJOFTUAR PËR NJË EVENT NË FACEBOOK PËR DATËN 17 DHJETOR 2017
  • SIPAS NJË POSTIMI NË FACEBOOK, DO TË NDIZEN QIRINJ E KRYHEN LUTJE PRANË VENDIT KU NDODHI NGJARJA
  • TRUPI I PAJETË I KLEVIS SULA, 20 VJEÇARI NGA SKRAPARI PRITET TË VIJ NË FUNDJAVË
  • CEREMONIA MORTORE DO TË MBAHET NË ÇOROVODË KU PREJ DITËSH FAMILJA KA HAPUR DYERT E MORTIT
  • 20 VJEÇARI NGA SKRAPARI U QËLLUA DISA HERË ME THIKË NË MENGJESIN E 3 DHJETORIT, NË REJKJAVIK - ISLANDË

Koordinata X: Ritualet . Ja disa nder zakonet ne Skrapar te ritualit te mortit

Koordinata X ne kete postim ndalet ne nje pershkrim te disa prej zakoneve kryesore te zones se Skraparit. Per shkak te faktit qe ne shkrim do te citohen edhe disa elemente te ritualeve te vdekjes, personat me sensibilitet te larte apo qe mund te shqetesohen nga ky shkrim u rekomandojme mos vijimin e leximit te ketij shkrimi.
Rituali i Vdekjes.
Ne shtepine ku ka ndodhur morti ne castet e para trokitet tek dera e nje fqinji (ne rast se ke) apo behen gati 2 dhoma te ndara. Ne njeren prej tyre do te qendroj morti i cili gjate gjithe kohes deri sa te percillet ne banesen e fundit do te jete ne prani te grave apo vajzave qe ndodhen per kete rast. Keto te fundit duhet te jene kryesisht me veshje te errta apo te zeza. Ne ambjentin tjeter do te jete dhoma e burrave. Ne te dyja ambjentet nga dhomat respektive duhet te largohen objektet apo orendite qe zene shume hapesira dhe ne vend te tyre do te vendosen karrige kjo per te mundesuar qendrimin e personave. Gjithashtu eshte mire qe objektet e konsideruara stoli te largohen. Ne momentin kur ndodh morti, ngarkohet nje person kryesisht i aferm i familjes por jo pjesetar direkt (bir, vajze, bashkeshort/e) per te lajmeruar personat e tjere per rastin. Ne dhomen e Burrave ngarkohet nje i afert kryesisht nip per qerasjen e rastit. Sapo burrat hyjne, fillimisht u ofrohet nje duhan dhe me pas nje gote raki. Kryesisht bisedat hapen rreth ngjarjes me terma : Kur Ndodhi? (ne cfare ore) Vuajti? (lidhur me procesin e mortit) Personat e larget a u njoftuan? Ne cfare ore e late varrimin? etj. Ngushellimi behet ne momentin kur merret gota e rakise duke respektuar personat qe hyne sipas radhes. Personat te cilit nuk vijne dot ne funeral japin kontributin e tyre per hallin ne vlera monetare duke e hedhur ne tabaka porsa lene goten e rakise. Nga dhoma e grave, keto ceremoniale (qerasje) nuk kryhen gjate dites qe ka ndodh morti. Grate vajtojne sipas nje hierarkie ne lidhje me mortin qe kishin. Morti duhet te qendroj te pakten 24 ore ne shtepi. Ne rast se dita tjeter kur do te behet funerali rastis te jete e Hene, atehere duhet te vendoset orar per ceremonine e funeralit pas kalimit te mesdites se te henes "sa te thyhet dita" pra pas ores 12:00 ne dreke te se henes. Ne mesnaten e dites se mortit, nje persona kryesisht i afert ne moshe me mortin por jo familjar direkt i tij ngarkohet me detyre per shkrimin dhe leximin e Nekrologjise qe do te lexohet ne ceremonine e funeralit. Si nga Burrat dhe nga Grate gjate nates se mortit qe jane te pranishem ne shtepine ku ka ndodhur vdekja duhet te qendrojne zgjuar gjate gjithe kohes "ta gdhijne". Kryesisht kjo behet nga persona te afert apo qe munden ta bejne kete fizikisht. Ne diten e funeralit, kortezhi duhet te respektoj qetesi per nderim dhe te degjoj me kujdes fjalet e nekrologjise. Per te ti lexuar keto te fundit duhet qe personi te jete marre me keto pune dhe te kete nje ze te forte te mundshem per tu degjuar. Fjalet e nekrologjise mbyllen me kerkimin e nje minute heshtjeje. Nje familjar i afert me familjen ku ndodhi morti ne fund te ceremonise citon falenderimin per pjesemarrjen, citon ku do te mbahet dreka e rastit, si dhe jep ne fund edhe nje mesazh te rendesishem te familjes, ku merret vesh se familja ose pret te 3ta, te 5ta apo te 7ta. Kjo nenkupton se ne qofte se thuhet per shembull "te 3ta"  per tre dite rresht nuk mund te behet ngushellim me lek ne familjen ku ndodhi morti. Vizitat (me qok) nisin pas te tretave ne kete rast dhe vijojne deri te 40tat. Te 40tat eshte nje term qe nenkupton mbylljen e vizitave per kete rast. Si rregul te 40tat nuk jane thjesht nje numer fiks. Nese per shembull morti pra personi qe vdiq kishte per shembull 5 femije(qe jane aktualisht gjalle) te 40tat bien nga dita e vdekjes e 35 dite ne vijim pasi nga 40 hiqen femijet qe jane gjalle dhe ne kete rast mbeten 35. Ne cdo date perkujtimore, 3ta, te5ta etj shkohet ne Varrezen ku prehet i ndjeri. Ne Corovode dhe Skrapar ditet e konsideruara te pershtatshme per te shkuar ne varreza jane cdo te diele ne mengjes.

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA