Koordinata X: Udhetaret dhe Studiuesit e Huaj Per Skraparin. 1670 Evliha Celebiu ne Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Udhetaret dhe Studiuesit e Huaj Per Skraparin. 1670 Evliha Celebiu ne Skrapar

Fatjon Kaloci
31.8.12
Corovoda On Line dhe Dielli i Tomorrit publikojne disa materiale te rralla nen kategorine me te klikuar Koordinat X kete here me Udhetaret dhe Studiuesit e Huaj qe kane vizituar nder Vite Skraparin. Vizitorët e huaj të hershëm dhe të sotmit janë habitur brenda kësaj bukurie të rrallë natyrore, pas mahnitjes, si ndjesi e parë, ka tentuar të hyjë brenda saj. Kultura e kësaj treve ka qënë mirënjohëse ndaj çdo mesazhi miqësor nga popujt e tjerë dhe reflekset e kësaj janë dhënë nëpërmjet udhëtarëve, eksploratorëve, studiuesve e piktorëve të huaj. Si piktori i madh anglez Eduar Liri, biologu i famshëm Antonio Baldaçi, Evliha Çelebiu, Uliam Martin Lik, etnologia angleze Margaret Hasluck, Suire etj Ne kete postim japim disa detaje me teper per Evliha Celebiu (1670)
Në shënimet e udhëtarit dhe gjeografit turk Evliha Çelebiu flitet për Beratin, kalanë e çuditshme të Skraparit dhe për malin e rëndësishëm të Tomorrit.
Sipas tij mali është shumë i lartë e madhështor. Ka lloje bimësh, barëra mjekësore dhe drurë për qëllime kimike dhe industriale. Ai tregon se shumë të huaj, evropianë, dijetarë, mjekë e specialistë mbledhnin në bjeshkët e këtij mali bimë mjekësore, duke i mbartur mijëra barrë karvane kuajsh. Kafshët e insektet e këtij mali janë të shumëllojshme. Përshkruan në Berat kroin e Mimar Kasëmit nga Gramshi. Në këto çezma me çini persiane ngjyrë të kaltër, me shkronja të bardha ishte shkruar data e ndërtimit të tyre 1663, ku thotë: “Kasëm Agai, kryearkitekt, bëri këtë mirësi me qëllim që ta ketë zili kushdo që e sheh. Kalanë e Skraparit e quan “kështjella e çuditshme”. Ajo është në një kodër dominuese bërë nga romakët, me perimetrin 1000 hapa. Ka një hyrje, 45 shtëpi të mbuluara me tjegulla, xhamin e Bajazit Hanit. Është qyteti i Ibrahim Pashës. Administron 47 fshatra, ka Varoshin me 100 shtëpi të mbuluara me tjegulla. Klima është e mirë e me pemë frutore.
©Corovoda On Line/ Dielli i Tomorrit
(Material i shkeputur nga Gazeta Dielli i Tomorrit Gusht 2012/ Te drejtat e Publikimit ne Web Corovoda On Line)