Koordinata X: Udhetaret dhe Studiuesit e Huaj Per Skraparin. 1848 Eduart Lir ne Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Udhetaret dhe Studiuesit e Huaj Per Skraparin. 1848 Eduart Lir ne Skrapar

Fatjon Kaloci
31.8.12
Corovoda On Line dhe Dielli i Tomorrit publikojne disa materiale te rralla nen kategorine me te klikuar Koordinat X kete here me Udhetaret dhe Studiuesit e Huaj qe kane vizituar nder Vite Skraparin. Vizitorët e huaj të hershëm dhe të sotmit janë habitur brenda kësaj bukurie të rrallë natyrore, pas mahnitjes, si ndjesi e parë, ka tentuar të hyjë brenda saj. Kultura e kësaj treve ka qënë mirënjohëse ndaj çdo mesazhi miqësor nga popujt e tjerë dhe reflekset e kësaj janë dhënë nëpërmjet udhëtarëve, eksploratorëve, studiuesve e piktorëve të huaj. Si piktori i madh anglez Eduar Liri, biologu i famshëm Antonio Baldaçi, Evliha Çelebiu, Uliam Martin Lik, etnologia angleze Margaret Hasluck, Suire etj Ne kete postim japim disa detaje me teper per Eduart Lir (1848)
Eduard Liri piktor anglez 1848
Në ditarin e tij jep mbresa të vecanta për malin e Tomorrit. Ai shkruan: “Ishte e vështirë t‘i ktheje kësaj pamje malore të mrekullueshme, këtyre skutave e qosheve të kësaj bote të bukur, këtyre pamjeve të cilave asnjë shpirt piktori nuk lodhet kurrë”. 11 tetor 1848, në Kavajë - “fusha bëhej gjithnjë e më e bukur, ndërsa dielli po zhytej tej në horizont dhe monarku i madh, mali i Tomorrit, qe vrejtur mes madhështisë së kuqëreme”, Në muzg në fshtin Çermë : ... “S’kisha parë panoramë më të mrekullueshme se sa të asaj fushtire, ndërsa Tomorri madhështor zymtësohej, në fikatjen e dritës”.
Piktura “Mali i Tomorrit”, që e përfundoi më 1872, në bojera vaji, ishte një nga pesë pikturat më të mëdha (122 x 186) në vitin 1985, në ekspozitën retorespektive prej 600 krijimesh, hapur në Londër. Ajo është quajtur ndër dhjetë më të bukurat e ekspozitës, sot ndodhet në muzeun “British” të Londrës. Nga kjo tabllo e bukur poeti i shquar anglez Alfred Tenison krijoi një poezi dhe më vonë epitaf mbi varrin e Eduar Lirit: Tomorr e Athos, fron magjie,/ Vjen hije e largët gjer tek ne./ Një laps e një penel i bie,/ E ndjej si të isha atje...
(Material i shkeputur nga Gazeta Dielli i Tomorrit Gusht 2012/ Te drejtat e Publikimit ne Web Corovoda On Line)