Koordinata X: Udhetaret dhe Studiuesit e Huaj Per Skraparin. 1892 Antonio Baldacci ne Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Udhetaret dhe Studiuesit e Huaj Per Skraparin. 1892 Antonio Baldacci ne Skrapar

Fatjon Kaloci
31.8.12
Corovoda On Line dhe Dielli i Tomorrit publikojne disa materiale te rralla nen kategorine me te klikuar Koordinat X kete here me Udhetaret dhe Studiuesit e Huaj qe kane vizituar nder Vite Skraparin. Vizitorët e huaj të hershëm dhe të sotmit janë habitur brenda kësaj bukurie të rrallë natyrore, pas mahnitjes, si ndjesi e parë, ka tentuar të hyjë brenda saj. Kultura e kësaj treve ka qënë mirënjohëse ndaj çdo mesazhi miqësor nga popujt e tjerë dhe reflekset e kësaj janë dhënë nëpërmjet udhëtarëve, eksploratorëve, studiuesve e piktorëve të huaj. Si piktori i madh anglez Eduar Liri, biologu i famshëm Antonio Baldaçi, Evliha Çelebiu, Uliam Martin Lik, etnologia angleze Margaret Hasluck, Suire etj Ne kete postim japim disa detaje me teper per Antonio Baldacci (1892)
Antonio Baldaçi botanist i shquar italian
Në vitin 1892 bëri një koleksion botanik nga krahina e Tomorrit. Në librin “Berati dhe Tomorri”, ai përshkruan Tomorrin, që ngrihet si një kolos në sfond dhe vështron prej mijëvjeçarëve atë fushë pjellore dhe të pasur. Mali perëndi mbizotëron nga një anë detin dhe nga tjetra brendësinë malore. Është krejt malor, thuajse i mbyllur dhe i shpërndarë në fshatrat e banuar nga malësorët të guximshëm, që njohin pushkën si hosteni. Baldaçi me imtësi në këtë libër përshkruan fshatrat rreth Tomorrit. Zakonet, traditat, kulturën popullore, bimësinë , kafshët e shpendët. Përshkruan bukur tufat e dhive të egra. Jep legjenda që qarkullojnë në popull.. Sipas tij, në aspektin fetar, popullsia është myslimane dhe kristiane, por shumica janë myslimanë. Ali Babai Shenjtë (Abaz Aliu) i varrosur mbi male kishte ardhur me një kalë me krahë nga anët e Përmetit dhe ruante e vigjilonte nga maja e Tomorrit fshatrat përreth. Rrufetë, shkreptimat, janë arma e dashur për Ali Babanë dhe kur ai u flet fshatarëve me rrufetë e bubullimat i gjithë mali mbështillet në rrebesh dhe ata duhet të merrnin armët kundër armikut. Njihen akoma disa gjurmë ku kali i tij me krahë prekte tokën, si ( dërrasa prej guri) e Kahjcës ( në kufirin Skrapar - Përmet), e Novaj dhe maja Abaz Aliut. Një variant tjetër i legjendës thotrë: se shënjtori kishte emrin Tomorr, nga mori edhe emrin mali. Ai është varrosur atje sipër dhe vendi i shenjtë është vendpritja e pelegrinëve, banorë të fshatrave dhe krahinave përreth. Nga 9 - 15 gusht çdo person sjell një qëngjë, që flijohet ( kurban), lëkura i dhurohej babait, që bënte lutjet.
(Material i shkeputur nga Gazeta Dielli i Tomorrit Gusht 2012/ Te drejtat e Publikimit ne Web Corovoda On Line)