• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Koordinata X: Xhelal Staravecka mbi Clirimin e Skraparit (Pjesa e Peste) Clirimi perfundimtar i Corovodes ne dhjetor 1942

Me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të Skraparit:
Pjesë nga libri me kujtime i Xhelal Staraveckës “Përpara gjyqit të historisë”, botuar nga shtëpia botuese “Naimi”: Kolana ne Vijim e shkrimeve eshte konceptuar nga Corovoda Online e ndare ne disa pjese. Ne pjesen fundore te materialit ju mund te ndiqni serine e radhes. Pergatiti per Corovoda On Line ©Naim Zoto me te drejta publikimi per Corovoda On Line

KTHIMI I OKUPATORIT DHE ÇLIRIMI PËRFUNDIMTAR I QYTETIT, DHJETOR 1942
Kur nisa karabinerët për në Berat, mblodha krejt ata burra të Skraparit, numri i të cilëve ishte më shumë se dhjetëfishuar, si thashë se okupatori nuk do ta linte punën me aq, prandaj të qëndronin me armë në dorë për t’u përgjigjur reparteve italiane që do të vinin përsëri për të shkelur truallin që sapo liruam për herë të dytë atë vit.
Në të vërtetë në 12 dhjetor një repart kavalerie e karabinierë erdhën përsëri në Çorovodë. Populli i Skraparit, në shpirtin e të cilit kisha ndezur flakën e luftës për liri, sipas porosisë time nuk i lëshuan armët nga dora. Okupatori hyri në Çorovodë, porse mbeti i rrethuar në atë gropë të tmerrshme e kur tentoi të dilte në katunde iu desh të kthehej prapë në qendër pasi pushka valonte në të katër anët.
Komanda e armikut në Tiranë, për të terrorizuar banorët e Skraparit, dërgoi dy avionë të bombardonin dhe të mitralonin jo vetëm njerëzit në katunde, por edhe shtazët në kullotë. Mirëpo një katundar, që piloti i kishte plagosur një viç tre-katër mujor, shkoi me të shpejtë në shtëpi, mori armën një “mauzer” Turqie dhe qëndroi atje ku i kishin plagosur viçin duke pritur avionët që të ktheheshin përsëri, ashtu si u kthyen. Me mitralim dhe me një të shtënë e dërgoi pilotin në Parajsën e Shën Pjetrit, dua të them shpirtin e tij dhe të avionit, pse karakasat e avionit dhe të pilotit nduknin dhenë të ura e Sharovës. Aeroplani tjetër u nis nga kishte ardhur me pamjen e tymit dhe të zjarrit të aeroplanit të rrëzuar nga plumbat e pushkës së një katundari të Skraparit.
Ajo trupë, e tmerruar nga rrethimi i plotë që i bëra me popullin e Skraparit, aq sa nuk mund të nxirrte hundët nga kazerma ku ndodhej në ndërtesën qeveritare të asaj qendre, pse pushka kërciste nga të gjitha anët, nuk pati rrugë tjetër, veç t’i kërkonte komandës së saj në Berat me insistim të rikthehej nga kishte ardhur. Pse ishte e pamundur jo vetëm të bënte operacion për të rivendosur pushtetin qeveritar të okupatorit dhe të mbante ndërlidhjen me komandën e saj në atë qytet, por, ashtu e izoluar si ishte, nuk kishte ushqim veç se për pak ditë. Kështu okupatori, duke parë një izolim të tillë të trupës që kishte në Çorovodë dhe i bindur se populli i Skraparit ishte i përgatitur të përleshej me të në luftë frontale, më kërkoi udhë të lirë për tërheqjen e kontingjentit që kishte ne Çorovodë të cilën ia akordova pa vonesë.
Kisha derdhur gjak, djersë dhe aq mundim por më në fund e shporrëm okupatorin për herën e tretë dhe përgjithmonë nga toka dhe malet krenare të Skraparit në nëntëmbëdhjetë dhjetor 1942 dhe Lufta Nacional Çlirimtare regjistroi në fletët e saj suksesin e bijve të saj.
(Marrë me shkurtime nga libri me kujtime i Xhelal Staraveckës “Përpara gjyqit të historisë”, botimet “Naimi”, Tiranë 2012)
KLIKO PER TE LEXUAR PJESEN E PARE
KLIKO PER TE LEXUAR PJESEN E DYTE
KLIKO PER TE LEXUAR PJESEN E TRETE
KLIKO PER TE LEXUAR PJESEN E KATERT
©Corovoda On Line / Naim Zoto

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA