Ngjarja ne Polican: Reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Nje Krim i rende dhe teper barbar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Ngjarja ne Polican: Reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Nje Krim i rende dhe teper barbar

Fatjon Kaloci
7.8.12
Ne nje deklarate bere publike sot 7 gusht 2012 edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar pas ngjarjes se rende te ndodhur dje ne Polican. Ne deklaraten e bere publike ngjarja e djeshme konsiderohet nje krim i rende dhe teper barbar. Por me poshte le te ndjekim reagimin e plote te Komitetit Shqiptar te Helsinkit:

07.08.2012


Ashtu si gjithë Shqipëria, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vazhdon të jetë i shqetësuar se kohët e fundit po kryhen disa vrasje, madje edhe në gjirin e familjes. Aksidentet automobilistike me pasoja të rënda thuajse ndodhin për ditë si dhe është rritur numri i vetëvrasjeve për shkaqe sociale-ekonomike, ku gjatë kohëve të fundit vetëm në qarkun e Korçësh kanë ndodhur tre të tilla.



Rasti më i fundit ishte ai i 45 vjeçarit që u var në ballkonin e tij për shkak se ishte hequr nga skema e KEMP-it.

Lajmi i djeshëm për vrasjen e dy personave në Uzinën Ushtarake të Poliçanit ishte i rëndë, barbar, i rrezikshëm dhe tepër ç’njerëzor. Sipas të dhënave të publikuara nga media, Shpëtim Dervishi, roja i uzinës, qëlloi me armë për vdekje shefin e sigurisë të kësaj uzine, Vladimir Gurin dhe pas kësaj ka vrarë edhe veten.

Të dhënat e para tregojnë se para një ore ata janë grindur me njëri tjetrin. Por çështja nuk u mbyll me kaq. Kushtrim Guri (vëllai i Vladimirit), kur ka parë vëllanë të vrarë në ambientet e punës ka marrë një sharrë dhe në mënyrë mizore ka masakruar kufomën e rojes së vetëvrarë në prani të të tjerëve dhe t’ia tregojë atë jo vetëm personave të Uzinës por edhe banorëve të qytetit, duke shëtitur në rrugët e Poliçanit lirisht.

Me motivet e vërteta të kësaj ngjarje do të njihemi nga organet kompetente. Por KShH, duke shprehur edhe zërin e opinionit të gjerë shoqëror në një rast të tillë, do të sugjeronte veç të tjerave të hetohej jo vetëm ngjarja tepër e rëndë që ndodhi, por gjithashtu edhe mosmarrja e masave nga organet kompetente për mundësinë e parandalimit të këtij krimi kaq të rrezikshëm në ambientet e një uzine që administrohet nga shteti, sidomos nga forcat ushtarake. Tërheq vëmendjen fakti se i vëllai i viktimës në vend që të ndalohej menjëherë, ka vepruar lirisht në këtë mënyrë.

KShH sugjeron gjithashtu se në zbulimin dhe goditjen e autorëve të krimit, policia gjyqësore, prokuroria dhe gjykata duhet të tregojnë vëmendje të veçantë edhe për qëndrimet neglizhente apo indiferente që jo në pak raste mbahen.

Ashtu sikurse është bërë publike edhe në deklaratat e mëparshme, KShH dëshiron të theksojë se e drejta e jetës, është një ndër të drejtat më themelore të njeriut që garantohet nga neni 21 i Kushtetutës, neni 2 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe neni 3 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Shteti ka detyrimin pozitiv për të siguruar shtetasve brenda juridiksionit të tij garanci dhe mbrojtje efektive për gëzimin e kësaj të drejte.
©Corovoda On Line / ach.org.al