Pelegrinazhi: Nisin krahesimet Me pak vizitore se vitet pararendese. Mendohet 40 000 pelegrine kete vit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Pelegrinazhi: Nisin krahesimet Me pak vizitore se vitet pararendese. Mendohet 40 000 pelegrine kete vit

Fatjon Kaloci
23.8.12
Nese do te niseshe nga Corovoda per ne Kulmak minimalisht nje 1 000 leksh per udhetimin e nje personi me nje mjet publik do te duhej ta shpenzoje. Kur te mberrije, Kurbani i pervitshem do te kerkoj te pakten nga 8 000 deri ne 10 000 lek. Pjekja e mishit minimalisht (me mik) 1 500 lek. Ne Kamping ne cadra nata mbi 1 500 lek ndersa nese do te pije nje freskuese qe ne zhargon etiketohet Kanace te pakten 150 lek. Zhegu i vapes dhe uji nuk llogariten pasi secila kishte veshtiresine e vet. Eshte ana tjeter e te pathenave publike mbi koston minimale te shpenzimit ekonomik per t'ju bashkuar pelegrinazhit bektashi te ketij gushti 2012 ne Malin e Tomorrit. Tregtare ambulante te shumte dhe te ndryshem edhe kete vit tjetersuan festen duke e shnderruar per fat te keq nga nje Pelegrinazh masiv ne thuajse nje Pazar te madh. Dhe mjafton kaq qe panorama te shpjegoj se perse frekuentimi nga viti ne vit i Kulmakut te gushteve te jete me i ulet. Rreth 40 000 pelegrine mendohet se kane frekuentuar ne kete vere 2012 Teqene e Abas Ali ne Kulmak te Skraparit. (shifer jo zyrtare deri ne mesditen e 23 gushtit 2012) Nga ana tjeter prania e ekponenteve te larte te Shqiperise Zyrtare per kete vit ishte me perfaqesime me te uleta ne rang. Raporte theksuan permiresime te dukshme ne objekte dhe vepra arti por sipas disa prej tyre uji i pijshem mungonte. Ndersa pak vite me pare numri i pelegrineve shkonte ne 100 000 gjate 6 diteve te pelegrinazhit ky numer deri ne daten 25 gusht supozohet se nuk do ti kaloj 40 000. Edhe perse nje rruge e re e pak viteve me pare nga Novaj ofron me teper kohe te fituar per nga kilometrat per te shkuar deri ne Teqe cka mund te kuptohet si nje faktor plus qe nxit frekuentimin mesa duket edhe impakti makro ekonomik i gjendjes ekonomike ndikon edhe ne kete faktor. Per fat te keq edhe kete vit, sikunderse per banoret e Skraparit besimi irracional eshte ngulitur me shprehjen "Si shpjegohet, cdo gusht merr nga nje?" per fat te keq nje shtetas nga Zaloshnja humbi jeten 2 dite me pare ne nje aksident te ketij aksi rrugor. Skrapari po shkon gradualisht ne percjelljen e pelegrineve ndersa pikepyetjet per vitin e ardhshem shpresojne per me shume. Disa segmente rrugore nevojiten te jene me te mira sidomos ne aksin Corovode - Kulmak. Por perballe cdo veshtiresie, keto te fundit kur sapo zbret ne afersi te teqese se Kulmakut gjenerojne optimizem per cdo pelegrin qofte kjo edhe me nje shprehje te ketyre diteve "Na Ndihmofte!"
©Corovoda On Line / Ky eshte nje kendveshtrim editorial bazuar ne disa raporte. Jo cdo argument mund te perkoj me mendimin tuaj. Imazhi ne Bashkengjitje : Kulmak 2012 - Viva