• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Poetesha nga Policani Poezi qe sherojne mallin per vendlindjen. Liliana Bendo Rama ja disa prej poezive

Arena e vlerave te Skraparit ne Corovoda On Line pasuruhet me te tjera perfaqesime. Nje krenari me shume permes rreshtave te poezive. Ne kete postim Corovoda On Line ndan me ju nje pjese krijimtari te poeteshes nga Policani, Liliana Bendo Rama. Aktualisht jeton ne Kania, Krete Greqi por permes poezise se saj udhetimet ne vendlindje duket se nuk jane shterur kurre. Për gazetën “Dielli i Tomorrit” ne numrin e muajit Gusht 2012 vajza që lindi dhe u rrit me Tomorrin në sy, në qytezën e Poliçanit pas kaq 16 vitesh për të shuar mallin për malin perëndi dhe Poliçanin e saj dërgon këto vargje qe Corovoda On Line i publikon ne bashkepunim me redaksionale e se permuajshmes. Liliana është shkolluar në Poliçan, në shkollën 9-vjeçare “Refat Keli” dhe në shkollën e mesme te pergjithshme “Muhamed Kondi”. Pasioni i saj i hershem ka qene poezia, nje pasion qe e ushqeu edhe kujdesi i mesuesve te saj, edhe vendlindja.
Tomorr
Ajri te sillet rreth
e nje grumbull resh
mbi rrethinat e tua…
i hijshem, i heshtur
zgjatohesh
mijeravjecare sofren ngritur ende ke
atje ku zotat njerezore … me miresi per bujari…
sot njerezit per shenjtoret falen…
Miliona vite do shkojne
por ti do mbizoterosh
i heshtur, i bukur
e madheshtor… perhere me sofren shtruar.

Polican
Qytez e vogel,
koken
mbeshtetur kodrave
veshtrimin hedhur Tomorrit
fjalosesh pernate me hyjnite
u kendon kengen e dikurshme
u murmurit brengen
u bucet gezimin
e neteve dritat ndeze si qirinj
e pergjerohesh
qyteza e punetoreve…

Kuturu
U nisa dhe nuk di se si u nisa
di vetem se u nisa si vetvetja
neper rruget e panjohura te
asgjese a te kerkimit
si nje henez e zhytyr
ne shperfytyrime natesore ku
gjurmon kembengulshem
tingullin e ujit te jetes…
Flijimi im nuk i duhet askujt hyjnie
flaket e heshtjes i grupoj me fjale
rende nen thellesine e nentokes sime
aty cdo rrenje me nxit lindjen time filizore
rrethuar prej kosash draperore…
U nisa dhe nuk mberrita askund
As te burimi ku u linda prehistorik
e as te limiti i perfundimit
nese pyesin per mua ku jam?
thoni se jam ne rrugen e udhetimit pa mberritje…
©Corovoda On Line / Dielli i Tomorrit

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA