Vijon Suksesi: Shqiptarja Drita Selimi ne skermin VH1 starton xhirimet edicioni i 3te i serise "Grate e Mafiozeve" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Vijon Suksesi: Shqiptarja Drita Selimi ne skermin VH1 starton xhirimet edicioni i 3te i serise "Grate e Mafiozeve"

Fatjon Kaloci
22.8.12
Nje tjeter copez Albanian ne nje nder skermat gjigande muzikore VH1 do te jete se shpejti. Ne fakt ka qene prej kohesh por qe nga ky muaj gusht 2012 VH1 Productions nisi xhirimet e edicionit te trete formatit "Grate e Mafiozeve" ( ne origjinal formati quhet Mob Wives). Seria e trete do te dali ne janar 2013 per audiencen amerikane dhe me pas do te shperndahet ne tematiket televizive ne te gjithe boten. Prej 11 gushtit 2012 sezonet e para po shfaqen edhe ne shtetet prane Itali (permes kanalit Real Time) si dhe ne Rumani permes (TLC). Vajza me Origjine nga Kosova Drita (Selmani) D'Avazo e lindur ne 6 shkurt 1976 do te vijoj te jete edhe ne kete edicion sikunderse ishte edhe ne 2 edicionet e para. Ngjarjet zhvillohen ne Staten Island nje nder 4 lagjet kryesore te New York. Reality SHow ne fjale tregon jeten e kater protagonisteve Renee, Karen, Drita dhe Carla te cilat kane se paku dy gjera te perbashketa: jane gra, dhe se dyti te katerta bashkeshorte te burrave qe ndodhen nen pranga, ne burgje. Mes peliceve te shtrenjta, bizhuterive etj, grate tregojne se si jetojne dhe mjaft dinamika. Shqiptarja Drita D'Avazo ka jetuar fillimisht ne Kosove dhe sic shkruhet ne blogun zyrtar te saj ne nje familje strikte. Me pas ajo u spostua nga Kosova me familjen per ne New York. Bashkeshorti i saj Lee D'Avazo per te dyten here ndodhet ne burg pasi kapjes per akuzen grabitje bankash.I ati i saj qe ne Amerike njihet si Ness Selmani (emri i vertet Nezir) nje trainer futbolli e rriti ate si nje djale madje ne gabime e detyronte te bente pompa dhe madje u perpoq ta fuste ne ekipin e futbollit kombetar por pikerisht ne kete kohe ajo u dashurua me Lee. Por perpara se te lindte femija i pare i saj Aleeya bashkeshori i saj denohet me 8 vjet burg. Por ndersa bashkeshorti ishte ne burg Drita do te ndiqte kurse dhe arsimim per make up ku do te punonte ne disa kompani. Pas 8 vitesh ndersa Lee del nga burgu Pak drite edhe Driten, nje shtepi e re, komoditete etj por vetem per pak kohe. Ndersa sollen ne jete edhe femijen e dyte Gizelle, Lee perfundon serisht ne burg per te njejten lloj vepre grabitje bankash ku denimi jepet nga 2 deri 5 vjet. Aktualisht Drita (Selmani) D'Avazo punon si freelance dhe Make up artist dhe objektivi eshte hapja e linjes se saj kozmetike. Reality show me i fundit ka nisur xhirimet kete gusht 2012 por ekranizimin do te ndjekim pas janarit 2013. Rreth fames qe ka fituar fale ketij seriali qe trasmetohet ne VH1 edhe kengetarja tjeter shqiptare Rita Ora gjate nje interviste flet per Driten dhe kenaqesine e te qenit nje tjeter Shqiptare e shfaq keshtu.

©Corovoda On Line