70 Vjet Corovoda Feston! Qyteti i Pare i Cliruar ne Shqiperi Exluzive: Fjala qe do te mbahet ne mitingun e sotem **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

70 Vjet Corovoda Feston! Qyteti i Pare i Cliruar ne Shqiperi Exluzive: Fjala qe do te mbahet ne mitingun e sotem

Fatjon Kaloci
5.9.12
5 shtator 1942 - 5 shtator 2012. Sot Corovoda Feston 70 Vjetorin e Clirimit. Pasditen e 5 shtatorit 1942 ne sheshin qe perkon me kete aktualin rreth 4 000 persona festuan Clirimin e Corovodes ne 1942. Ky do te ishte edhe mitingu i pare i mbajtur ne nje qytet te Cliruar ne Shqiperi. Rreth 1 000 partizane qe mberriten ne Corovode pas detyrimit te terheqjes se armikut si dhe mijera banore te fshatrave perreth festuan ne pasditen e 5 Shatorit Clirimin e Corovodes, qytetit te pare te Cliruar ne Shqiperi. Deshmite e koheve tregojne se pas vitesh e vitesh pervuajtje, sakrifica te pergjakshme te popullit te Skraparit u arrit qe qyteti i Corovodes te clirohej perfundimisht. Ndonse perpjekjet e pushtuesve vijuan edhe pas kesaj date luftimet e mevonshme i referohen zonave perreth ndersa Corovoda prej asaj kohe nisi popullimin e saj si qytet i lire. Dhe sot Corovoda feston 70 vjet Clirim ndersa nen emrin Corovode jane ngulitur tanime sakrificat e medha te cdo banori te se tashmes dhe se djeshmes. Corovoda On Line blogu interaktiv lokal ju uron te gjitheve Gezuar 70 Vjetorin e Clirimit!
Ndersa ne keto caste ora lokale shenon pasmesnaten e akrepave 00:25 data 5 shtator 2012 Corovoda On Line sapo siguron te plote nje prej fjalimeve qe do te mbahen me kete rast ne nje miting ne sheshin Riza Cerova ne oren 11:00 te paradites se sotme. Ky eshte nje material exluzive dhe ne e publikojme te plote.
Skrapari në 70-vjetorin e Çlirimit

Të nderuar miq e pjesëmarrës në këtë takim festiv!

Mirë se erdhët në Skraparin patriot e mikpritës, ku 70 vjet të shkuara, për herë të parë në jetën e vendit, nisën komunikatat dhe urdhërat luftarake me siglën "zonë e lirë". Lufta nuk filloi e mbaroi më 5 shtator 1942, se Skraparasit kanë qënë tërë jetën në luftë me pushtuesit, bashkëpunëtorët e tyre dhe varfërinë, por që nga kjo ditë pushtuesit nuk mundën të vendosnin me pushtetin e tyre.

Skrapari ka një histori të pasur luftrash për liri dhe pavarësi kombëtare, për zhvillim e përparim shoqëror. Skraparasit përpara rrezikut që kërcënonte jetën e tyre, Atdheun, kanë zgjedhur rrugën e trimërisë, rrugën e luftës së armatosur, se historia e Skraparit, si vet historia e Shqipërise është një gjerdan luftrash të pa prera me pushkë e penë. Në luftën për liri e pavarësi edhe në Skrapar u formuan çetat me Çerçizët e Gramenot e vet si çeta e Lace Backës, Riza Kodhelit, Servet Zaloshnjes, Ali Farmaqit, Sulejman Spatharës, Tajar Vëndreshës etj., ku gjatë viteve 1906 - 1908 çetat e Skraparit u ndeshën disa herë me forcat turke duke bërë që Skrapari të kthehej në një zonë nën kontrollin e çetave patriotike. Si rezultat i këtyre përpjekjeve më 14 gusht 1912 këtu në Çorovodë luftëtarët e këtyre çetave me në krye trimin Lace Backa e Sokoll Radëshi përzunë Kajmekamin turk, grisën flamurin e osmanllinjëve dhe ngritën flamurin shqipëtar.

Mbas shpalljes së pavarësisë këtyre Çetave iu shtuan edhe çeta e Riza Cerovës e Ali Koprënckës që luftuan kundër shovinistëve grekë, zhvilluan luftime të përgjakshme, për mbrojtjen e kufijve të Atdheut, duke shojtur synimet e Grekëve për të pushtuar Shqipërine e jugut.
Është e njohur beteja që zhvilloi çeta e udhëhequr nga Riza Cerova e Ali Koprëncka zhvilluar në Tepelenë kundër ushtrisë italiane duke kapur 300 ushtarë e oficerë me gjithë armatimet e tyre. Lufta e çetave patriotike të Skraparit më 1920 ku morrën pjesë mbi 470 luftëtëtarë Skrapallinj.

Gjëndja e vështirë ekonomike, niveli i mjerueshëm arsimor e shëndetësor gjatë viteve 1924 - 1939 ishin faktorët kryesor, që kjo krahinë mbajti qëndrimin kompakt antizogist. Në vitet 1932 - 1935 u bënë tepër të njohura levizjet antizogiste të udhehequra nga Riza Cerova por dhe e figurave të tjera si Muço Kapinova, Nuri Vlusha, Pasho Hysi, Sinan Leshnja, Myrto Cerova, Ramiz Spathara, Riza Vala, Tajar Grepcka, Nure Dobrusha, Zylyftar Veleshnja, Asllan Osoja,Xhevahir Arapi, Xhafer Kuçi, Taip Vishanji, Riza Kuçi etj.

Ndaj këtij antizogizmi, Zogu duke shfaqur urrejtje të vjetër e të re ndaj popullit të Skraparit, mori masa të ashpra duke dënuar 443 vetë me vdekje, burgime të përjetshme apo të përkohshme, që për numrin e popullatës që kishte rrethi në atë kohë, i binte të bënte çdo banor i Skraparit 3 muaj burg mesatarisht.

Skraparasit nuk i kanë qejf mburrjet dhe nuk e veçojnë Skraparin, sepse ashtu siç ka deklaruar Muço Kapinova: "Vlora, Shkodra apo çdo Krahinë tjetër, për mua janë Skrapari, se pa to as Skrapari nuk është i lirë... ".

Nisur nga traditat e lashta atdhetare, duke patur parasysh, gjendjen në kushtet e asaj kohe, Partia në Qarkun e Beratit, piketoi dhe formoi më 14 Mars 1942 çetën Plakë të Skraparit, si formacioni i pare luftarak në Shqipërinë e Jugut pas çetës së Heroit të Popullit Myslym Peza. Në fillim Çeta ishte e vogël në numër por shpejt ajo u rrit.

Çeta partizane e Skraparit që nga momenti i formimit të saj deri në gusht 1942, ushtroi një veprimtari të dendur propagandistike, duke shkuar fshat më fshat, duke folur për luftën e armatosur që duhej bërë kundër pushtuesve fashistë, jo vetëm në krahinën tonë por edhe në krahinat fqinje të Korçës, Kolonjës, Përmetit, Gramshit, Beratit dhe Mallakastrës. Kudo që kaloi, ajo ndihmoi në ngritjen e Këshillave Nacional Çlirimtarë.

Gazeta "Zëri i Popullit" e porsa botuar në numrin e parë shkruante: "Çeta trime partizane që i ka dalë për zot lirisë së vendit, ju përvesh punës me sakrifica të medha për të luftuar armikun e urryer... Partizanët dhe vullnetarët e lirisë në Skrapar nuk lënë katund pa vizituar, nuk lënë vënd pa mbjellë farën e luftës së drejt, e luftës antifashiste që ben populli shqiptar."
Në këto rrethana armiku nuk e ndjente vehten të qetë ndaj u përpoq t'a asgjesonte çetën dhe të çarmatoste popullin që ishte vënë në mbështetje të saj. Pikërisht për këtë qeveria kuislinge e Mustafa Krujës, bashkë me pushtuesit fashist, nisën në drejtim të Tomorricës detashmentin me 63 milicë e xhandarë me në krye kapiten Xhaf Balin, të sigurtë se do t'a shpartallonin çetën partizane dhe bazat e tyre, ata ranë vetë robër se u çarmatosën me turp nga çeta partizane e komanduar nga Mestan Ujaniku dhe Gjin Marku më 31 gusht 1942 në fshatin Mëlovë.
Plani për shpartallimin e detashmentit nga ana e shtabit të çetës u hartua në shtëpinë e Atdhetarit të shquar Hysen Zaloshnjes.

Jehona e aksionit të Mëlovës nga Çeta e Skraparit bëri që fashistët dhe qeveria kuislinge të alarmuar në gjithë Shqipërine, të egersuar nga poshtërimi që ju be duke i çarmatosur e duke i lënë të shkojnë të lirë në shtëpitë e tyre, lëshuan urdhërin për të rrethuar me shpejtësi Skraparin. Ndaj nisën në 3 drejtime forca të shumta të milicisë fashiste. Përballë forcave të shumta të milicisë fashiste, partizanët e çetës së bashku me forcat vullnetare të popullit, pas fitores mbi Xhaf Balin, ishin plot entuziazëm për fitore të reja. Komanda e Çetës më 3 shtator 1942, duke u mbledhur në shtëpinë e atdhetarit të shquar Sinan Leshnja, hartuan planin e sulmit për shpartallimin e forcave fashiste e çlirimin e Çorovodës.

Me punën e saj e komunistëve të tjerë, kjo çetë bëri që ne popullin atdhetar të Skraparit të ngjalleshin traditat patriotike të tij. Armiku po shikonte sesi Tomorri, Ostrovica, Ramija, Taronina e Tënda e Qypit ku kishin luftuar Riza Cerova, Muço Kapinova, Servet Zaloshnja, Ali Farmaqi (Çepani), Myrto Cerova etj., po bëheshin çerdhe shqiponjash partizane ku si rezultat i kësaj pune në popull, radhët e tyre u shtuan saqë në krah të tyre u rrjeshtua i gjithë populli i Skraparit.

Më 4 shtator efektivi i çetës dhe forcat vullnetare që kishin arritur në rreth 1 000 vetë, nisur nga situatat e krijuar, komanda e çetës vendosi që me një pjesë të forcave të rrethohej armiku në Radësh kurse me forcat kryesore të sulmohej e të çlirohej Çorovoda. Mbas luftimesh të përgjakshme, me shpartallimin e batalionit të 10të të milicisë fashiste, në pasditen e 5 shtatorit, në Çorovodë hynë fitimtarë forcat çlirimtare. Popull e partizanë festonin fitoren.

Çlirimi i Skraparit pati një jehonë të madhe sepse ngriti në një shkallë më të lartë moralin dhe bindjen e popullit në mbarë vendin për fitoren mbi fashizmin, për drejtësinë e qëllimeve që kishte lufta partizane, u krijua besimi në popull se fashizmi me luftë të vendosur, me solidaritet e moral të lartë mund të thyhej përfundimisht.

Jehona e aksionit mbërriti deri në Pezë ku ishte duke u zhvilluar Konferenca e Pezës. Madje ne rezolucionin e saj thuhej: "Në Skraparin e Riza Ceroves çeta partizane po zë milicë e karabinierë me dyzina dhe po çarmatos oficerët e tyre."



Çlirimi i Çorovodës shënoi falimentimin politik e ushtarak të pushtuesve e tradhëtarëve sepse ata nuk mundën më të sillnin administratën e tyre në Skrapar edhe pse organizuan disa operacione te tjerë.

Çlirimi i Skraparit pati jehonë jo vetëm brenda vëndit por edhe jashtë në arenën ndërkombëtare. Për te folën radio BBC e Londrës, Radio Roma, Berlini etj,. Kurse në gazetën "Zëri i Popullit" në tetor 1942 theksohej për këtë aksion: "Çeta partizane e Skraparit po ndjek gjurmët e Rizait, të Avniut e Ali Kelmendit, po mobilizon burrat e malit për çlirimin e atdheut nga thundra e ndytë e okupatorit".

Në memorien e popullit të Skraparit do të mbeten të paharruar emrat e heronjve e dëshmorëve të çetës së Skraparit si Ramiz Aranitasi, Hajri Shpatanji, Veri e Përparim Zaloshnja, Tahir Grepcka, Syrja Grabocka, Mustafa Radovicka, Tefik Lapani, Gani Dollani, Sako Hallko etj.

Është momenti që me rastin e 100 vjetorit e shtetit shqiptar të përulemi me nderim e respektin më të madh para veprës së pavdekshme të patriotëve tanë. Respekt e mirënjohje për Nderin e Kombit, Kahreman Ylli, për patriotët e luftëtarët e lirisë Sinan Leshnja, Pasho Hysi, Nure Dobrusha, Reshat Pëllumbi (Gërmenji), Asllan Osoja, Xhevahir Arapi, Xhaferr Kuçi, Qemal Hate, Qazim Zabërzani, Mendu e Jake Backa, Nuri Vlusha, Riza Lapani, Shefit e Barjam Krasta, Sabri Radëshi, Rustem Çepani, Taip Vishanji, Riza Kuçi, Hetem Kapinova, Izet e Ali Koprëncka, Orhan Frashëri, Sulo Gradeci etj., që luajtën rol vendimtar për bashkimin e popullit për liri e pavarësi.

70-vjetori i Çlirimit të Skraparit është ngjarje e madhe historike, ashtu siç do të kemi më pas 70-vjetorin e Konferencës së Pezës, 100-vjetorin e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin e Çlirimit të Shqipërisë. Këto festa kanë si bosht të njëjtë idealet e lirisë e të pavarësisë, ideale të cilat kanë qënë të pashuar në zemrat e popullit tonë.


Të dashur Pjesëmarrës!

Jetojmë në ditët kur përbaltet e mira dhe vlerësohet e keqja, përbalten atdhetarët dhe nderohen anti-atdhetarët, përbalten trimat e vlerësohen frikacakët, përbalten heronjtë dhe lavderohen mercenarët, përbalten dëshmorët dhe lavderohen tradhëtarët e vrarë në shërbim të pushtuesve. E vërteta historike zëvendësohet me shpifjen e gënjeshtrën.

S’ka se si të kuptohet ndryshe vlerësimi që po mundohen t’i bëjnë për t’i ngritur shtatore dhe mauzele edhe figurës të Ahmet Zogut i cili kreu aktin e tradhëtisë kombëtare dhe vrau patriotizmin shqiptar që nga Barjam Curri, Avni Rustemi, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Riza Cerova etj.

Të gjitha këto përpjekje bëhen për të ç’bërë Historinë e LANÇ-it, e asaj historie që është shkruajtur me gjakun e atyre që ranë për të mos vdekur kurrë.

Ndaj baltosja që duan t'i bëjnë qarqe të caktuara Historisë së Lavdishme të LANÇ-it do të bjerë mbi kokën e tyre.
- Lavdi e Mirënjohje të Përjetëshme 28 100 dëshmorëve të Atdheut!
- Lavdi e Mirënjohje 70 000 simboleve të Lirisë dhe atyre që organizuan e udhëhoqën LANÇ-in dhe e radhitën Shqipërinë me Kualicionin e madh Fitimtar!

Kryetari i Komitetit të Veteranëve të LANÇ të Rrethit Skrapar
Enver NASKA

Çorovodë, më 5 shtator 2012

©Corovoda On Line