Autori i "800 dite ne maje te Tomorrit" Ja bio mbi Dr. Dajlan Omeri Nje krenari me shume per Skraparin **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Autori i "800 dite ne maje te Tomorrit" Ja bio mbi Dr. Dajlan Omeri Nje krenari me shume per Skraparin

Fatjon Kaloci
2.9.12
Dajlan Omeri ka lindur në Potom të rrethit të Skraparit, më 7 gusht 1941. Pasi mbaroi shkollën shtatëvjeçare dhe të mesme në shkollën ushtarake “Skënderbej”, 1951-1956, vazhdoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve (specialiteti ndërlidhje), 1956-1959; më pas Akademinë Ushtarake, fakultetin e Ndërlidhjes, 1965 - 1967; kualifikimin pas-universitar. Në vitin 1983 fitoi gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” dhe në vitin 1993 merr gradën “Doktor i Shkencave”. Më 21.07.1992 Dajlanit i jepet grada kolonel dhe nxirret në lirim. Dr. Dajlan Omeri është autor i 26 artikujve shkencorë, dy teksteve mësimore dhe mjaft leksioneve në ndihmë të studentëve ushtarakë, udhëheqës shkencor i shumë studentëve në mbrojtjen e diplomave, autor i dy studimeve shkencore aplikative në fushën e ndërlidhjes etj. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit Shkencor të Akademisë Ushtarake, nismëtar, bashkëthemelues dhe kryetar i Shoqatës së Radioamatorëve Shqiptarë, pjesëmarrës si përfaqësues i Shqipërisë në 8 konferenca e seminare ndërkombëtare për radion, frekuencat dhe radioamatorët në Dyseldorf, Athinë, Tokio, Gjenevë, Izrael, San Marino etj
©Corovoda On Line