Koordinata X: 1948 Perfundon aksioni Rruga Berat Corovode u inagurua ne shtator 1948 Ja disa detaje historike **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: 1948 Perfundon aksioni Rruga Berat Corovode u inagurua ne shtator 1948 Ja disa detaje historike

Fatjon Kaloci
8.9.12
Ne kete 70 vjetor te Clirimit te Corovodes, Corovoda on line vijon me publikimin e nje sere dokumentash arkivore te viteve me heret, ku Koordinata X do te ndalet ne vitet 1946 – 1948. Pas vitit 1946 duke qene se Skrapari ishte ende zone e thelle malore pa komunikacion qe nuk lidhej me asnje qytet e krahine te Shqiperise nisi puna per zhvillimin e krahines. Duke qene se banoret detyroheshin te benin nga 12 deri ne 16 ore rruge per te shkuar ne Beratin fqinj apo Korce per tregeti ne 1946 filloi aksioni i madh per ndertimin e rruges automobilistike Berat – Corovode me nje gjatesi 49 kilometra. Per hapjen e kesaj rruge u krijuan nje numer brigadash dhe forcash vullnetare kryesisht me se shumti u perfshine ne kete aksion banore te zones se Qendres, Potomit, Cepanit, Therepelit dhe Tomorrices. Puna per hapjen e rruges ishte me turne 10 ditore deri ne perfundimin e saj. Ne fillim te vitit 1948 keto aksione u mbeshteten edhe nga ushtria. Pikerisht ne shtator 1948 pra 64 vite me pare perfundoi totalisht rruga Berat – Corovode duke bere qe Skrapari te mundej te komunikonte ne rruge automobilistike me Beratin e me andej. Corovoda On Line nuk mund te gjej nje date fikse se kur ka ndodhur inagurimi zyrtar i kesaj rruge por deshmi te pyetura prej nesh citojne se kjo ka ndodhur ne mes muajin shtator te atij viti ndonse nuk jane deshmi te dokumentuara zyrtarisht ndersa dokumentacioni mbi kete nuk ka data specifike.
©Corovoda On Line