Mesnata nen zjarr: Zjarrefiksja shuan flaket ne hyrje te Corovodes. Nje person me aftesi te kufizuar ndez zjarr **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Mesnata nen zjarr: Zjarrefiksja shuan flaket ne hyrje te Corovodes. Nje person me aftesi te kufizuar ndez zjarr

Fatjon Kaloci
1.9.12
Ne oret e vona te se premtes e ne fillim te se shtunes re tymi u pane ne nje pjese hyrese te Corovodes prane ish NSHN. Zjarri perparoi vetem pak metra pasi shume shpejt u shua totalisht ndersa mendohet se nje shtetase me aftesi te kufizuara mund te kete qene shkak i zjarrit te rene. Punonjesit e MKZ dhe Zjarrefiksja shkuan menjehere ne vendngjarje ndersa zjarri u shua totalisht. Sipas reporteve ky nuk ishte zjarri i vetem i se premtes 31 gusht 2012. Serisht po ne permasa te vogla nje tjeter zjarr u raportua gjate dites se djeshme ne nje pjese te skajshme prane lokalitetit te njohur Zhaban ndersa edhe ketu zjarri u shua shume shpejt dhe nuk pati dem ne bimesi te larte specifikon raporti. Ne krahesim me nje vit me pare gjendja e zjarreve dhe vatrave te tyre eshte shume me e mire se nje vit me pare. Por kronologjikisht ne reportet e Corovoda On Line te ketij gushti permes sinjaleve dhe fotove te mberritura ka patur ne gjithe Skraparin 4 raportime:
21 gusht 2012 – Vater Zjarri prane Malit Tomorr
31 gusht 2012 – Vater Zjarri prane godines se Ujesjellsit Polican
31 gusht 2012 – Vater Zjarri prane ish depos Zhaban, Corovode
31 gusht 2012 – Vater Zjarri prane ish NSHN Corovode
Ne te kater rastet Zjarret kane qene ne permasa te vogla dhe jane izoluar pa deme ne bimesi te larte.
©Corovoda On Line