Corovoda ne pikture, vendlindja ime Nga: Roland Qafoku **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Corovoda ne pikture, vendlindja ime Nga: Roland Qafoku

Fatjon Kaloci
8.1.13
Corovoda ne pikture, vendlindja ime.
Nga: Roland Qafoku
Nje qytet qe kulmin e vete e arriti ne fund te viteve 80-te me afro 10 mije banore. Nje qytet qe ndonese ishte qender banimi dhe nenprefekture, mori formen urbane menejhere pas luftes se Dyte Boterore. Im gjysh, Muharrem Qafoku ishte nder familjet e para qe e "themeluan" kete qytet. Ne pikepamje te funksionimit, Corovoda nuk ndryshonte ne ate kohe nga asnje nga ato qe quheshin qytete. Kishte dy shkolla elementare, nje te mesme, pallat kulture, kinema, spital, ndermarrje tradicionale te kohes dhe jeta ishte e njellojte me shume qytete te tjera. Per mua mbetet me shume mall femijeria ime nga lindja deri ne moshen 14 vjec kur une u largova per te vijuar studimet ne Tirane. Kujtimet e mia per Corovoden jane nga me te bukurat edhe per faktin se me kane mbetur te gjitha ne femijeri. Nje femijeri e mbushur shume per nje qytet kaq te vogel. Pallati i Kultures ishte per mua shtepia e dyte. Por vendet piktoreske si Varishti, Stena, Ballkoni, ku ne benin plazh ishin vertete te paperseritshme. Me naivitetin e femijerise se hershme mendoja se cdo qytet kishte kanione si ne Corovode, por me vone kuptova se ato jo vetem qe ishin te rralla per ne Shqiperi, por edhe ne bote. Porf me shume se natyra, ata njerez te mrekullueshem nuk me hiqen nga mendja. Dhe me shume se kaq, pak vete e dine se njerezit e atij qyteti kane nje humor qe une rralle e kam ndeshur, por ky humor nuk ka marre namin e shkodraneve. Por jam i bindur se humori i djemve te Corovodes eshte orgjinal dhe i paperseritshem.
©Corovoda On Line / Roland Qafoku