Nje koment i forte ne nje websit Shqipetar: Sipas komentuesit nje Skrapali ka urdheruar ne 1990 vrasjen e 23 te rinjve shqiptar

Ne nje koment te gjate ne nje websit shqipetar informativ, nje komentues ka bere nje reagim te gjate duke aluduar sipas tij lidhur me nje problematike qe ish sigurimsat e shtetit figurojne te punesuar ne ambasaden amerikane ne Shqiperi. Ne kete vazhde sipas komentit (qe nuk mund te vertojme vertetisine e faktev apo jo) te publikuar sot e marte 21 maj 2013 citohet emri i nje personi qe sipas komentuesit eshte nga Skrapari dhe qe punon ne ambasaden ne fjale por qe sipas komentit ne 1990 ky shtetas ka urdheruar citon komentuesi vrasjen e 23 te rinjve ne kufijte jugor te Shqiperise ku te 23 personat ishin nen 27 vjec. Ne tekstin ne fjale nder te tjera kemi selektuar (fshehim qellimisht emrin e personit te publikuar per shkak te privatesise por ne linkun qe do te ofrojme ne fund te shkrimit ju mund te lexoni te plote ne sitin ne fjale)
"Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë (moderimi corovodaonline) ., nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 !(pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, (moderim corovodaonline) , janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, (moderim corovodaonline), me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër… I citova këto detaje për të treguar se, ur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni."
thuhet nder te tjera ne komentin ne fjale me kortezi seletuar nga "Ama News" .
Por te plote Shkrimin nga e kemi shkeputur kete fragment (lexo komentet poshte shkrimit) mund ta lexoni duke klikuar KETU
©Corovoda On Line - Imazhi nje foto web nga komenti ne fjale

Share this:

Post a Comment

 
Copyright © Corovoda OnLine. Designed by OddThemes