Edi Rama ne Polican komenton premtimin e Berishes per rrogen e 13-te. Rama: - "Cmendi Dynjane... Rruget ne Corovode me teper ngjajne me rruget pas lufte" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Edi Rama ne Polican komenton premtimin e Berishes per rrogen e 13-te. Rama: - "Cmendi Dynjane... Rruget ne Corovode me teper ngjajne me rruget pas lufte"

Fatjon Kaloci
7.6.13
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e zhvendosi Këndin e Fjalës në qytetin e Poliçanit, ku edhe komentoi premtimin elektoral të kryeministrit Sali Berisha për rikthimin e pagës së 13-të, të cilën vetë ai e kishte hequr. “Çmendi dynjanë dhe u tha do u jap rrogën e 13-të. Dëgjoi ato që thamë ne me taksimin e ndershëm. Të gjithë ata që kanë një rrogë nga 300 mijë lekë deri 1.5 milion lekë të vjetra do përfitojnë 40 mijë lekë në muaj dhe një rrugë në vit. Nuk la llaf pa thënë për rrogën e 13-të, tani tha do ja jap unë. Dëgjoi kur thamë se do japim certifikatën e tokës, doli pardje dhe tha më votoni mua se do e jap. Doli për taksën dhe tha unë do ju jap lekë në dorë. Ka më shqiptarë që besojnë se Saliu do japë leke në dorë”, tha Rama. Kryetari i PS tha se rrugët do jenë ndëshkimi i Berishës. “Dëgjova se Saliu qenka në Çorovodë. Nuk e di se çfarë do i thotë popullit të Skraparit, dhe nuk e di sesi mund të jetë ndjerë që nga kthesa e Beratit deri aty ku ka mbërritur, nëse ka mbërritur në këtë rruge, dhe nëpër këto rruge që janë mjaft, që jo socialistët dhe progresistët, por dhe demokratët e thjeshtë të mos ja japin votën se nuk ka turp më të madh se gjithë ky qark është kthyer në një xhep fallco, ku rrugët ngjajnë me rrugë pas lufte. Këto rrugë janë akuza më e rëndë që vjen nga ky qark për këtë qeveri që pretendon se ka ndërtuar 10 mijë kilometra rrugë”, tha Rama duke shtuar se Berisha nuk mbajti as premtimin për rrugën që të çon në Malin e Tomorit. Rama komentoi edhe gjendjen e rendit në vend, ndërsa tha se qytetarët ndjehen më të sigurt se kurrë. Rama ndërkohë premtoi se pas 23 qershorit do të rikthehen në punë të gjithë ata punonjës që janë larguar nga pushteti. Rama u zotua se në 4 vitet e ardhshme, shërbimi shëndetësor do të jetë falas. “Për ne kujdesi shëndetësor e drejtë dhe e mirë publike që duhet të ofrohet falas. Ne do e bëjmë shëndetësinë falas. Nuk do të ketë të pasur apo të papunë tek dera e spitalit. Tek dera e spitalit do të priten kudo. Nuk premtoj se Poliçanin do e bëj si Gjenevën, këtë e thotë Berisha, ai thotë se jemi të dytët pas Gjermanisë. Nuk ju premtoj mrekulli, nuk kam shkop magjik, përrall nuk tregoj, kush do, të kthejë televizorin tek katragjyshi me antipulmb. Ju zotohem se pas 4 vitesh shëndetësia do të jenë bërë falas”, tha Rama
©Corovoda On Line