Koordinata X: Kur Xhevahir Spahiu shkroi poezine qe evokon skllaverine e fjales. Studiuesi gjerman Hans-Joachim Lanksch i referohet poezise se Spahiut **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Kur Xhevahir Spahiu shkroi poezine qe evokon skllaverine e fjales. Studiuesi gjerman Hans-Joachim Lanksch i referohet poezise se Spahiut

Fatjon Kaloci
28.6.13
Poezia “Fjala”, e cila mban datën 21 shkurt 1986, është një nga krijimet që e evokon skllavërinë e fjalës nën diktaturë. “Vështirë, tha fjala, sa vështirë/ të besosh se je e lirë;/ pasi ke ngrënë rrokjet e tua,/ pasi ke mbetur cung/ dhe liria bëhet burg”. Kjo poezi është përzgjedhur edhe nga studiuesi gjerman Hans-Joachim Lanksch; në artikullin e tij “Njëra palë… dhe… pala tjetër/ Poezia shqiptare pas 1945-ës,”
Nga: Petrit Nika
1.Kur shkruan për poetë si Xhevahir Spahiu është sa e lehtë aq dhe e vështirë. E lehtë ngase për poetë si Spahiu gjen plot referenca dhe ke kështu përpara një material të bollshëm për t’u referuar, ndërsa e vështirë (këtu fillon vështirësia), sepse duhet gjithmonë në këto raste t’i shmangesh përsëritjes, asaj që është thënë dhe s’ka pse të rithuhet, asaj që është thënë, por nuk e ka rrokur thelbin dhe, në morinë e gjithë kësaj natyre të trazuar tekstesh që flasin për autorin, të gjesh aspektet bazë që do të bëhen objekt i trajtimit të mëtejshëm. Monografia “Xhevahir Spahiu, sfidat e poetit” e studiuesit Nuri Dragoj, fatmirësisht është një libër që flet shumë për këtë personalitet të shquar të letërsisë shqipe, është një libër i cili e zbulon ngapak e ngapak ajsbergun e Malindit, që nga fëmijëria e tij e largët në vendlindjen e tij në Skrapar, marrëdhëniet e para me shkollën dhe me njerëzit, raportet e para me sfidat dhe me karakterin e një fëmije pothuaj rebel që e shpërfill kurdoherë rrezikun, duke e shtuar pak e ngapak në faqet në vijim përshkrimin e rrugëtimit të një shtegtari – poet nëpër shtigjet e vështira të jetës së tij. Letërsia që ka shkruar Xhevahir Spahiu mund të bëhet objekt studimi në çdo kohë, sot dhe nesër, nesër apo pas një shekulli, por për jetën e njeriut që shkroi këtë letërsi, nuk mund të shkruante kushdo me një thjeshtësi dhe vërtetësi të tillë njohjeje deri në familjaritet siç ka shkruar Nuri Dragoj në librin e tij “Sfidat e poetit”. Por lexuesi dhe në veçanti studiuesit e letërsisë nuk duhet të mjaftohen me kaq. Ata duhet të dinë një gjë se tek “Sfidat e poetit”, brenda ligjësive të zhanrit të monografisë, është zbuluar vetëm pjesa e dukshme e ajsbergut, pjesa jetike, ndërsa pjesa tjetër më e madhe qëndron në thellësi të teksteve poetike të këtij autori, në larminë e metaforave me kuptimet e fshehta të shpirtit të poetit. Kjo pjesë mbetet tashmë për t’u nxitur në të ardhmen, përmes studimeve të reja tekstore, përmes interpretimeve të reja, larg stilit zhdanovian, i cili shpesh herë e mori më qafë poetin në vitet e tij të rinisë. Poezia “Fjala”, e cila mban datën 21 shkurt 1986, është një nga krijimet që e evokon skllavërinë e fjalës nën diktaturë. “Vështirë, tha fjala, sa vështirë/ të besosh se je e lirë;/ pasi ke ngrënë rrokjet e tua,/ pasi ke mbetur cung/ dhe liria bëhet burg”. Kjo poezi është përzgjedhur edhe nga studiuesi gjerman Hans-Joachim Lanksch; në artikullin e tij “Njëra palë… dhe… pala tjetër/ Poezia shqiptare pas 1945-s”, (www.albanovaonline.com), ku bën disa vërejtje përgjithësuese për dy drejtimet tipike që e karakterizojnë letërsinë tonë të gjysmës së dytë të shekullit XX. Është shumë i qartë mesazhi, është shumë i qartë tonaliteti. Poeti rebel punonte, shkruante, udhëtonte kudo dhe rrinte me të gjithë, por ishte i vetmuar. Për atë kujtohej edhe vetë Enver Hoxha, por poeti ishte i vetmuar. “Vetmia është elementi më i spikatur i qenies sonë”, thotë Harold Blumi dhe vazhdon, “Si duhet populluar kjo vetmi? Me poezi”. (Harold Bloom; Si dhe përse të lexojmë; Botimet Dudaj, Tiranë 2008). Poezia e shpëtoi poetin nga njëjtësimi me sistemin, nga harrimi në punën e palavdishme të gazetarit të “Zërit të Popullit”, gjë të cilën ai e kuptonte dhe vetë që në vitet e para të punës. Në monografinë e tij “Xhevahir Spahiu, sfidat e poetit”, studiuesi Nuri Dragoj diku vë në dukje një moment nga puna e poetit si reporter në minierën e Memaliajt. Është viti 1976 dhe diktatura ishte më e fortë se kurrë. Ende asgjë s’të bën të besosh në rënien e shpejtë të saj. Poeti gazetar viziton në çdo skutë minierën, shikon me sytë e tij mjerimin dantesk të njerëzve të gjallë të nëntokës dhe ndërkohë që drejtori i flet për arritjet e mëdha, poeti shkruan një poezi më parë se reportazhin. “Ti je gazetar apo poet?” – e pyet drejtori. “Gazetar është vetëm gjysma ime” – ia ktheu Xhevahiri. “Madje gjysma ime më e parëndësishme, sepse në thelb unë jam poet”. (Sfidat. fq. 84-85) Duke shkruar për mërgimin e Josif Brodskit nëpër rrugët e Venecias, studiuesja polake Bozena Shallcross teorizon mbi strategjinë e disaparencës përmes pasqyrimit të imazheve konkrete dhe kthimit në vetminë shpirtërore ose zhdukjes nga realiteti personal për të ndjerë së brendshmi fatin njerëzor. (Bozena Shallcross; Through the Poet’s Eye: The Travels of Zagajeëski, Herbert, and Brodsky; Northwestern University Press, 2002) Ajo çfarë ka parë poeti e vetëdijëson se në kushtet e pamundësisë dhe të skllavërisë i tejkalon vuajtjet fizike të trupit. “Perceptimi kryesisht vizual mpreh vetëdijen e qenësisë së tij si shkrimtar-shtegtar, për ekzistencën e trupit të tij”. (Through the Poet’s Eye, p. 109) Në rastin e Brodskit studiuesja polake vë re zgjimin e vetëdijes së poetit për fatin e tij si një shkrimtar-shtegtar pa atdhe. Shtegtari është ajo pjesa vizuale, njeriu që shikon imazhet reale, ndërsa shkrimtari është ajo pjesa që “zhduket“, ndjen dhe percepton së brendshmi. Në analogji me këtë, rasti i Spahiut ka të bëjë me raportin poet-gazetar. Gazetari është pjesa që shikon dhe informon, kurse poeti është ajo pjesa që “zhduket” për të ndjerë së brendshmi. “Kam një orë që flas dhe ti s’di çfarë shkruan. Tani më duhet të filloj nga fillimi”. – tha drejtori. (Sfidat e poetit, fq. 85). Brodski është shtegtar në Venecia për t’i shpëtuar represionit në vendin e tij. Pra për të shpëtuar trupin. Spahiu është gazetar, sepse kjo është puna e tij për të jetuar. Por kur “zhduken” thellë vetvetes të dy poetët gjejnë domethënie më të mëdha, dhe ndaj s’mund të pushojnë së ekzistuari si poetë. Si rrjedhojë, poetët kanë jetuar më shumë me botën dhe për botën, sesa me vete dhe për vete. I tillë është Xhevahir Spahiu. Sepse është poet. Ai, njëlloj si Brodski e ndjen trupin, por nuk është vetëm kujdestar për trupin. Ai është pjesë e shpirtit të kombit të tij që dhemb, që ndjen ecjen e stërlashtë mbi shpatë dhe ecjen e shpatës në trup. Brenda tij është historia dhe ajo krijon tallaze të pakufishme. Brenda kësaj historie ngrihen dhe bien ushtri dhe mbretër. Lindin dhe shuhen shtete e kombe. Dhe kombi i tij lufton për ekzistencë, dhe kombi i tij ekziston. Këtu e gjen forcën e mbijetesës dhe rebelimin poeti. Tek qëndresa. Tek lufta me të keqen. Tek vetëdija e fortë sociale e patriotike, humane dhe poetike. Prandaj fati i poetit nuk përputhet me të sotmen e prirë drejt konsumit. Prandaj atë nuk e duan ata që janë protagonistët e të sotmes. Sepse idali i poetit nuk qëndron tek stomaku, as tek paratë, as tek pushteti. Ky ideal është tejkohor, është historik e ndoshta profetik. Në një nga shkrimet e tij për letërsinë shqipe dhe Shqipërinë, albanologu kanadez Robert Elsie vë në dukje se në shekullin e tetëmbëdhjetë kishte historianë evropianë që e vendosnin Shqipërinë diku në brendësi të Italisë, apo dhe të Amerikës.(http://ëëë.transcriptrevieë.org/) Për shumë evropianë të shkolluar Shqipëria ishte ende një terra incognita. Por Shqipëria ishte ajo që ishte, ajo që pësoi fatin e rëndë të kombeve të vegjël, por mbijetoi. Më pas Elsie, duke vënë në dukje problemet e integrimit të letërsisë shqipe, thekson se “edhe më shumë terra incognita është letërsia shqipe, duke përfshirë edhe poezinë shqiptare” (po aty). Në këndvështrimin social ka të drejtë Elsie. Problemet e integrimit qëndrojnë, por në planin kualitativ letërsia shqipe nuk ka më arsye të mbetet toka e panjohur. Poetë si Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Xhevahir Spahiu, Moikom Zeqo, Frederik Rreshpja, Mimoza Ahmeti i përkasin kësaj letërsie duke e nderuar me arritjet e tyre. Pa përmendur emrat më të ri të brezit tim, disa prej të cilëve janë me të vërtetë poetë modern dhe të fuqishëm. Në një shkrim të tij “Rrezet e diellit nga Zara në Elbasan”, botuar tek revista kulturologjike kroate “Diogenpro”, poeti kroat i hajkut, Tomislav Marijan Bilosnić, i cili është një ndër emrat më të njohur të letërsisë kroate sot në Evropë, i përkthyer në 11 gjuhë, pasi përshkruan udhëtimin e tij drejt Tiranës dhe disa aspekte që përbëjnë pika lidhëse midis popujve shqiptar e kroat, siç është edhe rasti i Vincenc Zmajevikut (organizator i Kuvendit të Arbrit, në janar 1703), një vëmendje impresionante i kushton takimit të tij me poetin Xhevahir Spahiu. Sipas të dhënave nga enciklopedia e lirë kroate, ky takim mund të ketë ndodhur aty nga marsi i vitit 2008, kur Bilosnić, ishte në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë dhe u nderua në Elbasan me një çmim. (http://hr.wikipedia.org/ ) “Në kafe “Europa” në Tiranë, prej tridhjetë vjetësh në të njëjtën vend ulet miku im, poeti i madh shqiptar Xhevahir Spahiu. Deri kohët e fundit Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, dhe pastaj këshilltar kulturor i Presidentit të Republikës”, – shkruan Bilosnić. Dhe më tej vë në dukje praninë e maleve Velebit dhe Tomorrin në letërsitë përkatëse të të dyve, bisedën për poezinë, përkthimin dhe leximin e poezive në shqip, dhe sidomos dashurinë e madhe të poetit Xhevahir Spahiu për Tomorrin. Përmend gjithashtu se në një intervistë që i dha atëherë poeti Spahiu gazetës “Shqip”, njërës prej gazetave të shtypit qendror shqiptar, kishte folur për ciklin e poezive të tij kushtuar Velebit, një ndër malet më të larta në Kroaci, kurora më e lartë e të cilit shkon tek 1757 m. (http://en.wikipedia.org/wiki/Velebit) dhe, në shenjë respekti dhe mikpritjeje e kishte quajtur autorin “princ i haikut kroat”. Kjo gjë e kishte nderuar mikun, siç dinë të nderojnë shqiptarët e vërtetë si Xhevahir Spahiu. Poeti Xhevahir Spahiu di sesi të nderojë dhe sesi të nderohet, ai është gen i zgjedhur nga geni i pastër i racës shqiptare që shfaqet prej vetvetiu prej shekujsh, që nga fillimjeta, nga njëri brez tek tjetri, nga njëra krahinë tek tjetra, duke u mishëruar në personalitetet më të spikatura të kombit shqiptar. Si çdo poet i vërtetë, ai është mik i përjetshëm i natyrës, i njeriut dhe i lirisë së fjalës. Pavarësisht se rininë e tij dhe periudhën më të madhe të krijimtarisë e kaloi në një kohë kur: I thanë fjalës: ti je liria; për ta kuptuar këtë të duhet fare pak. Ajo e besoi, ajo hapi gojën, po në vend të tingujve prej saj doli gjak Fier, 20 qershor 2013
©Corovoda On Line / Kortezi Petrit Nika standard.al