Koordinata X: Prishte 1922, Ne Skrapar mbahet Kongresi i Pare i Besimit Bektashi. Bektashizmi Shqipetar ndahet perfundimisht nga varesite e huaja **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Prishte 1922, Ne Skrapar mbahet Kongresi i Pare i Besimit Bektashi. Bektashizmi Shqipetar ndahet perfundimisht nga varesite e huaja

Fatjon Kaloci
30.6.13
Koordinata X e corovodaonline kete here zbret ne vitin 1922.
Ne Shqiperi Kongresi i Pare Bektashi u mbajt ne muajin janar te vitit 1922 ne Prishte, Skrapar. Ky kongres ishte mjaft i rendesishem pasi pikerisht ketu u be ndarja perfundimtare dhe autonomia e besimit bektashi shqipetar prej Bektashismit Turk. Qe prej ketij Kongresi deri ne vjeshten e vitit 1925 te gjithe Dervishet Turq u debuan per ne Turqi. Keshtu u vendos dhe u njoh zyrtarisht nje besim religjoz i pavarur i cili funksionoi deri ne 1967. Besimi Bektashi Shqipetar u nda ne 6 qarqe: Ne Kruje qendra do te vendosej ne Teqene e Fushe Krujes. Ne Elbasan qendra do te ishte ne Teqene e Krastes. Ne Korce qendra do te ishte ne Teqene e Melcanit, Ne Gjirokaster qendra do te ishte ne Teqene e Baba Asimi. Per Beratin dhe Permetin qendra do te ishte Teqeja e Prishtes Skrapar.Ndersa Vlora do te kishte si qender te ketij besimi teqene e Frasherit. Publicisti Teki Selenica ne vitin 1928 shkruante se ne gjithe Shqiperine kishte 65 Baba thene ndryshe ne kete vit ka patur deri ne 65 Teqe ne Gjithe Shqiperine. Por kishte edhe dhjetra Teqe bektashiane ne Kosove. Ndersa ne mes vitet1940 numeroheshin mbi 280 Baba dhe Dervishe ne Shqiperi.
©Corovoda On Line / Ne Imazh Teqeja e Prishtes/ Skrapar