Skrapari ne qender mediatike. Takimet e Berisha – Rama ne Skrapar Pikat e perplasjes dhe te perbashketa ne deklaratat e sotme. Ja ku PD dhe PS jane ne nje mendje per Skraparin. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari ne qender mediatike. Takimet e Berisha – Rama ne Skrapar Pikat e perplasjes dhe te perbashketa ne deklaratat e sotme. Ja ku PD dhe PS jane ne nje mendje per Skraparin.

Fatjon Kaloci
7.6.13
Sikunderse pritej kjo e premte 7 qershor 2013 do te ishte e “nxehte” pas nje periudhe vranesirash sidomos ne politiken lokale. Ne te njejten fashe orare, ne dy mitingje masive, Sali Berisha dhe Edi Rama u ndodhen ne te njejten krahine ne krahinen e Skraparit. I ndodhur ne Corovode Sali Berisha pak pas ores 10:30 ne nje takim elektoral shigjetoi Ilir Meten dhe Edi Ramen per aksin rrugor ne hyrje te Corovodes ndersa vete premtoi se do ta bejme ne kohe rekord. Berisha i beri apel Rames te kerkoj falje ndaj skrapallinjve qe sipas tij i ka ofenduar para se te bente koalicion me Meten. Po ashtu Berisha tha se do te bejme te njohur Rakine e Skraparit ne gjithe Europen. Por ne krahun tjeter Edi Rama qe ndodhej ne Polican nje tjeter nga 2 bashkite e Skraparit ku shigjetoi PD te kthyer sipas tij ne nje agjensi udhetimesh referuar nje nderhyrje qe beri nje qytetar ku tha se 4 autobuze u nisen nga Policani ne Corovode per te marre pjese ne miting. Rama tha se nuk ka perse ti kerkoj falje skrapallinjve sepse kurre nuk i ka ofenduar ata. Rama edhe nga Berati, dhe Kutallia ka ironizuar deklaratat per rruge te Berishes ne kete qark ku sipas Rames ngjahesojne me rruget e nje paslufte. Nen ironi kaloi edhe nje batute referuar Internacionalizimit te “Rakise” se Skraparit, ndersa u citua nga te dy liderit Mali i Tomorrit dhe rendesia e nje rruge qe ende nuk eshte bere. Por te dy drejtuesit politik bien ne pika te perbashketa kur flasin per Skraparin. Vecanerisht per lidhjen rrugore me Permetin te premtuar vite me pare por te ripropozuar edhe kete prag 23 qershor 2013 si nga PD ashtu edhe nga PS. Nje tjeter e perbashket e PD dhe PS ne deklarimet per Skraparin eshte rruga hyrese ne Corovode qe prej kohesh ka mbetur shqetesim per banoret. Nje pike e trete e perbashket eshte mesa duket vizioni per turizmin e zones dhe prioritetin Kanioneve te Osumit nga te dyja krahet.
©Corovoda On Line