Festa Bektashiane: Te dielen 7 korrik 2013 ne Therepel pelegrinimi prane Teqeses se Baba Belulit. Ne ritualin e pervitshem tashme edhe kjo feste i shtohet besimtareve bektashi **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Festa Bektashiane: Te dielen 7 korrik 2013 ne Therepel pelegrinimi prane Teqeses se Baba Belulit. Ne ritualin e pervitshem tashme edhe kjo feste i shtohet besimtareve bektashi

Fatjon Kaloci
2.7.13
Ndonse prej disa vitesh ka hyre tashme ne ritualin e pervitshem te festimeve fetare edhe 7 korriku, edhe ky i sivjetshmi pritet te sjelle pelegrinimin e radhes bektashi prane Teqese se Baba Belulit ne Therepel te Skraparit. Dita e diel 7 korrik 2013 do te jete edhe dita e shenuar per kalendarin e besimit bektashi. Ky objekt kulti i besimit qe dominon ne Skrapar vite me pare eshte ristrukturuar dhe per cdo 7 korrik banoret kryesisht vendas por edhe nga zona te tjera shkojne ne pelgrimin ne fjale per me shume mbaresi. Muaji pasardhes, gushti per besimtaret bektashi perben edhe muajin me te madh te pelegrinazhit ku per cdo vit mijera pelegrin bektashi luten nen shprehjen e urte dhe te paqte "N'a Ndihmofte" prane Teqese se Kulmakut ne Skrapar Ne malin e Tomorrit duke u bere per cdo vit qendra e pelegrinazhit jo vetem shqipetar por edhe nga shume vende te tjera te botes per besimin bektashi.
©Corovoda On Line - Imazhi kortezi ne rrjet Tsk