Koordinata X: Çorovodë 1997. Del sinjali i parë lokal TV nga Çorovoda. Nisma e të rinjve zgjoi kureshtjen. Aktivitetet **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Çorovodë 1997. Del sinjali i parë lokal TV nga Çorovoda. Nisma e të rinjve zgjoi kureshtjen. Aktivitetet

Fatjon Kaloci
9.7.13
Thuajse të gjithë ata që u morën me këtë nismë ishin të rinj, nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme Ramiz Aranitasi dhe e vetmja që i bashkonte ishte dëshira për të sjellë diçka ndryshe. Ishte viti 1997 ndërsa sinjali i vetem televiziv që ndiqej në Çorovodë përmes repetitorëve analog ishte ai i televizionit shqipëtar TVSH ndërsa po në atë kohë një nismë tjetër kishte instaluar një repetitor që do të trasmetonte për afro një vit trasmetimet e një kanali grek ERT në Çorovodë. Kanalet e reja të Tiranës nuk ndiqeshin dot ndërsa me antenat alumin, shtëpitë shihnin nga Vërzhezha për pak xixa me pak. Koha e Saç-eve do të sfidohej shumë shpejt nga nisma e të rinjve vendas. Për ditë të tëra trasmetimet kryesisht në sistem video VHS do të shoqëronin Çorovodën në ekranet lokale me STV televizionin e Skraparit.

Por për të realizuar këtë, stafi  (emra të rinjsh aktiv në jetën e aktiviteteve kulturore të shumta të asaj kohe ) do të duhej thuajse çdo ditë të çonte në këmbë materialet aty ku ndodhen sot antenat e repetitorëve televiziv duke u ngjitur malit me pajisjet, videot, mesazhet, kronikat e para me spikerët e rinj. Filmat e fundit të kohës do të sfidonin për disa ditë qetësinë e ekraneve të asaj kohe. Çorovoda e asaj kohe kishte një dimension tjetër, në qytet funksiononte një disko-club i ri i asaj kohe, shumë aktivitete kulturore zhvilloheshin dhe tërhiqnin vëmendje.

Miss Dea apo Miss Çorovoda numëruan disa edicione ndërsa ata që kishin fatin të kishin një kamer ishin të pakët. Në shkollat 8 vjeçare asokohe aktivitetet kulturore ecnin paralelisht dhe kudo tempi i futbollit të klasave sportive ndihej çdo ditë deri në orët e pasditeve në fushën poshtë ( referuar fushës pranë shkollës “Kahreman Ylli” ). Këto nisma, përtej jetëgjatësisë kohore treguan dhe lanë gjurmë në historikun e këtij qyteti.
© Corovoda On Line