• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Skrapar: 16 vite me pare Tragjedia e Kapinoves 6 te Vrare dhe 14 te plagosur ne konfliktin e 1997. Skrapari Kujton

Corovoda On Line blogu i vetem i pasqyrimit te ngjarjeve te Skraparit, risjell ne vemendje nje nder tragjedite me te medha ne Skraparin e viteve 1997. Ndonse nje blog jozyrtar dhe te paret nen guximin e inisiatives mediatike lokale pasqyrojme disa nder detajet e 16 qershorit 1977. Gjithcka ndodhi 16 vite me pare ku te pakten 6 persona mbeten te vrare dhe 14 te tjere u plagosen ne nje prej ngjarjeve me te renda te kohes ne Shqiperi. Zyrtarisht nje zedhenes i Ministrise se Brendshme citoi ne erkanet e Tiranes se dy grupe te armatosura shkembyen zjarr mes njeri tjetrit te henen e 16 qershorit 1997 ne oren 17:00 ne fshatin Kapinove, Skrapar. Personat qe humben jeten ne kete konflikt ishin Agim Dajlan Hasa i lindur ne 1960 banues ne fshatin Kapinove, Skrapar. Peme Syrja Hasa banuese ne fshatin Kapinove, Skrapar. Celnik Selim Hasa i lindur ne 1969 banues ne Kapinove Skrapar. Kastriot Nuri Cufe i lindur ne 1968 banues ne Corovode. Ilirjan Nuri Cufe i lindur ne 1969 banues ne Corovode. Arjan Nuri Cufe i lindur ne 1971 banues ne Corovode. Ndersa te plagosur ne kete shkembim per shume minuta zjarri mes dy grupeve mbeten : Muharrem Hasa, Arjan Hasa, Albert Perparim Nanushi, Begzo Hasa, Vesel Dajlan Hasa, Vituri Vesel Hasa, Pranvera Hasa, Aida Hasa, Klorentina Hasa, Marjana Bakiasi, Geralda Bakiasi, Mynevere Bakiasi, Gentian Bakiasi, Elinor Cela. te gjithe te plagosurit nga fshati Kapinove. Ne ate kohe Komisariati i Policise se Skraparit tha se konflikti i armatosur ndodhi pasi Tahir Cela kishte kontradikta prone me nje shtetas Yzedin Hasa. Nga keto konflikte Tahir Cela se bashku me tre niperit e tij Kastriot Cufe, Ilirjan Cufe dhe Arjan Cufe te cilet mbeten te vrare nga ky konflikt, e lane fshatin Kapinove rreth ores 14:00 te se henes 16 qershor 1997 per te sqaruar problemin por u ndeshen ne perballje nga ku me pas bilanci tragjik i ngjarjes do te shokonte jo vetem Skraparin. Asokohe Presidenti i Shqiperise Sali Berisha permes nje deklarate shprehu dhimbjen per ngjarjen e rende qe ndodhi ne Skrapar, ndersa mesazhi u shpernda ne te gjithe Shqiperine per ate cfare tornditi Skraparin.
©Corovoda On Line - Imazhi Arkiv Pamje nga fshati Kapinove

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

8 Gusht - 76 vite nga Krijimi i BRASH, Lirzë, Helmës Skrapar
15 Gusht - 8 vite krijim i blogut lokal Corovoda Online
15 Gusht - Në promemorie kjo përkon me një ndër aksidentet e rënda të ndodhura në skrapar. Në Grepckë, 6 të rinj humbën jetën pasi një mjet me të cilin udhëtonin ra në brendësi të Kanionit Osum
19 Gusht - Në Zaloshnje, mbahet festa e zonës
20 Gusht - 74 vite nga Krijimi i Brigadës 16 Therepel, Skrapar
21 Gusht - Sivjet është Ditë pushimi në Shqipëri përkon me festë fetare.
22 Gusht - Dita Zyrtare e Pelegrinazhit Bektashi në Kulmak
23 Gusht - 83 vite nga rënia e heroit Riza Cerova
25 Gusht - Mbyllet zyrtarisht Pelegrinazhi Bektashi në Kulmak, Skrapar
25 Gusht - 26 Vite nga Greva e Poliçanit, Greva e parë Sindikaliste në Shqipëri
27 Gusht - 41 vite nga ndarja nga jeta e heroit Zylyftar Veleshnja
27 Gusht - Kjo datë konsiderohet si datë e krijimit të Kooperativës së parë në Skrapar, e cila u krijua në Vërzhezhë Skrapar në 1955

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA