Sport: Traineri i Skraparit Muharrem Baze: - "Jam i bindur se do te rikthehemi ne Kategorine e Pare" Skrapari me futbolliste me Cilesore... **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sport: Traineri i Skraparit Muharrem Baze: - "Jam i bindur se do te rikthehemi ne Kategorine e Pare" Skrapari me futbolliste me Cilesore...

Fatjon Kaloci
2.7.13
Traineri i ekipit te Skraparit ne nje deklarim per nje te perditshme sportive shprehet optimist per sezonin e ardhshem dhe sipas tij skuadra e Skraparit do te rikthehet ne Kategorine e Pare. Duke u shprehur per nje te perditshme, Muharrem Baze njeheresh Mjeshter i Sportit citon:
“Skuadra e Skraparit do ta rikthejë shumë shpejt traditën e saj, duke u përfaqësuar me futbollistë cilësorë që do të jenë në gjendje të rikthejnë traditën tonë të vyer dhe pozitive të para viteve ‘90. Jam i bindur që do të rikthehemi në të Parën”
Muharrem Baze është një emër i njohur, ish-futbollist i skuadrës në vitet ’70.  Ne maj 2013 ai u vendos Trainer i Ekipit te Skraparit. Në fakt, ndryshimet janë të shumta në kampin e Skraparit, teksa në rolin e sekretarit të klubit do të jetë Genti Çuedari. Ndërkohë, në përbërje të stafit teknik do të jenë dy ish-futbollistë, Genci Lamçe, i cili drejtoi skuadrën gjatë sezonit të kaluar dhe Albert Spahiu, që vazhdimisht ka punuar në drejtim të sistemit zinxhir. Duket se skrapallinjtë i kanë filluar shumë shpejt përgatitjet për sezonin e ri, teksa fillimisht është zyrtarizuar stafi teknik. Në drejtimin e skuadrës është një emër i njohur, që do të ketë si mision rikthimin e Skraparit në nivelet e dikurshme, kur konkurronte me dinjitet në të Parën. Kujtojmë këtu se Skrapari gjatë sezonit të kaluar përjetoi një nga periudhat më të vështira të sezoneve të fundit, ku skuadra u pozicionua në fundin e renditjes
Ndersa ne vjeshten e ketij viti pritet te startoj kompeticioni per Kategorine e Dyte ku luan Skrapari ne kete sezon 2013 - 2014 ende nuk informacion per merkaton lokale ne mundesine per te patur elemente te rinj ne ekip.
©Corovoda On Line