Eksluzive: Skrapaliu ne takimin me mbresa me Ismail Kadare. Takimi i veres 2013 Astrit Cela ne mbresat e nje takimi **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Eksluzive: Skrapaliu ne takimin me mbresa me Ismail Kadare. Takimi i veres 2013 Astrit Cela ne mbresat e nje takimi

Fatjon Kaloci
27.10.13
Skrapaliu rrefen takimin me Ismail Kadare ne gushtin 2013. Mikpritja dhe bisedat me te, nje kafe turke e gatitur nga Elena Kadare, shume emocione dhe foto per te mos harruar nje moment te shumepritur. Corovoda On Line blogu i vetem interaktiv ne rrjet publikon nje shkrim ku djali nga Skrapari Atrit Cela njeheresh President i Shoqates "Albania e Futuro" permes ketyre mbresave ndan emocionin edhe me ndjekesit e Corovoda On Line.

Një udhëtim i paharrueshëm në vendlindjen time: Shqipëri Një vend sa i afërt aq edhe i largët për t’u zbuluar dhe një takim i jashtëzakonshëm. Pushimet e Gushtit i kalova në Shqipëri, në tokë prej nga vij dhe realizova një ëndërr. Ëndërrën timë që fëmijë, që kur isha mësues, emigrant, si dhe tani kur jam një shtetas italian dhe milanez, si dhe përfaqësues i Shoqatës Kulturore të Miqësisë Italo-Shqiptaro “Albania e Futuro”, ishte të takoja Ismail Kadarenë, shkrimtarin më të madh shqipëtar ndërsa shpresoj që ta kem edhe si të ftuar në një takim në Milano. Një herë gjatë një takimi me Dario Fo ( Çmim “Nobel” për letërsinë), kishim folur për këtë dëshirën time, dhe ai me shumë thjeshtësi më pati thënë: - “Shpresoj të bëhet dhe unë do të jem shumë i lumtur të jem pranë tij”. E më pas në një tjetër takim të vitit që shkoi me Konsulentin për Kulturen në Bashkinë e Milanos, arkitekti Stefano Boeri më thoshte: - “Nëse so të mundësh të më sjellësh Kadarenë në Milano, nuk do të t’i bëni një dhuratë shumë të madhe vetëm komunitetit tuaj, por pa dyshim një dhurate te madhe edhe për milanezët”. Sapo u ktheva nga pushimet, si të gjithë, do të doja t’ju rrëfeja pushimet tona verore ( mbase së shpejti do t’ju flas për të mrekullueshmet plazhet e bardha, manastireve, muzeumeve dhe gastronomise lokale). Por këtë hërë do të doja t’ju tregoja juve të gjithë, kolegëve, miqëve e simpatizantëve, takimin me shkrimtarin e madh shqipëtar Ismail Kadare, pranë vilës së tij verore në Shqipëri (Mali i Robit), me bashkëshorten e tij Elena Kadare dhe familjarët e tij. Ishte 8 gusht dhe së bashku me gruan time kishim një takim me pronarin e shtëpisë botuese “Onufri” me z.Bujar Hudhri, që gëzon eksluzivitetin për publikimet e tij ( Kadarese) në Shqipëri. Do të doja t’a falenderoja publikisht sepse gjithcka është falë tij. Një takim familjar. Kadare ishte kurioz për të ditur sesi shkonin gjërat me komunitetin tonë, raportin e bashkëjetesës me italianët dhe Italinë. Biseda jonë u bë edhe më familjare edhe për praninë e së bijës, dhëndërit dhe nipërve. Shijuam më pas një pijë të freskët e më pas u ndjeva shumë i lumtur të pija një kafe turke të bërë enkas nga zonja Elena. Bëmë edhe foto dhe morëm libra si dhuratë nga ana e Kadaresë ( një për mua në shqip) si dhe “ I tamburi della pioggia: në italisht per gruan time. Një surprizë e bukur ishte edhe libri i Elena Kadare (“Kohë e pamjaftueshme”) me një dedikim për ne të dy dhe shpresën për tu takuar së shpejti në Milano. Një pasdite e jashtëzakonshme e perjetesuar në foton qe bashkëngjis. Shumë miq shqipëtar kur u tregova për këtë takim nuk e besonin madje edhe nje Ministër i ri i Republikës së Shqipërisë me komplimentoi dhe më shkroi: - “ Të takosh Kadarenë është një event.”. Por ndërkohë vura re se shumë kolegë, ndaj të cilëve u tregoja me shumë krenari e shumë entuziazëm, nuk e njihnin këtë shkrimtar. Synoj pra, mbase përmes këtij artikulli, të bëj të njohur e të zbulojnë këtë fitues të madh të shumë çmimeve në botë, gjithnjë kandidat për çmimin “Nobel” për letërsinë. Dy vjet më parë miku im e gazetari i “Corriere della Sera”, Raffaele Oriani, më kërkonte se çfarë duhej të lexonte për të kuptuar më mirë argumentin e Kanunit, kodit më të rëndësishëm vetëgjyqësisë shqipëtare, të krijuar në rrjedhën e shekujve, që ende vlen në disa zona malore të Shqipërisë së veriut. Pa hezituar fare dhe i këshillova “Prilli i Thyer”, të cilin ai jo vetëm që e vlerësoi shumë, madje menjeherë më pas në insertin “Io Donna” të “Corriere della Sera” shkruante, enkas për daljen e librit “Vajza e Agamenonit”, Longanesi, 2007: “ Për aq sa mund të thuhet një intelektual europian. Është shqipëtar, shkruan frengjisht, për të treguar Tiranën përshkruan mitet greke të anglezit Robert Graves. Do të mjaftonte ky libret, për të kuptuar përse Ismail Kadare është prej vitesh kandidat për çmimin Nobel. Historia është kupa, ai e shkëlqen me stilin e thatë dhe merr pjesë. Por kush është Kadare? Poet, sagaist dhe romancier, është shkrimtari më i madh bashkëkohor shqipëtar dhë është një prej shkrimtarëve më të njohur europian në nivelin botëror. Ka lindur në 1936 në Gjirokastër, në jug të Shqipërisë. Perfeksionoi, në Institutin “Maksim Gorki” i tej mbushur me shkrimtarë e kritikë, studimet e nisura fillimisht në Fakultetin e Letërsisë në Tiranë . Në 1963 nxjerr në shtyp romanin e tij të parë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, një udhëtim grotesk nëpër çmendurinë e luftës, falë të cilit u afirmua në skenën letrare edhe përtej kufijëve shqipëtare, veçanërisht në Francë që u bë shtëpia e tij. Fama e tij konsolidohet në vitet 70’-të dhe 80’-të, me një seri romanesh, tregimesh të jashtëzakonshme epike, alegorieve të historive tragjike të identitetit shqipëtar, gjithnjë të ndodhur mes Lindjes dhe Perëndimit. Regjimi i Tiranës vendos mbi veprat e tij një çensure gjithnjë e më të fortë. I vetëdijshëm që “Ditkatura nuk përputhet më letërsinë” në 1990 Kadare kërkoi azil politik në Francë ku ndoqi zhvillimet ne vendin e tij me nje liri të plotë të shprehjes. Gjatë luftës në Kosovë publikoi “ Tre kenge Vaji për Kosovën” libër në të cilin ringrihet problematika e konflikteve te popujve të ballkanit. Ka fituar shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në 1993 fiton Çmimin Mediterraneo për të huajt me “Piramida”. Nga 1996 është antëar i përjetëshëm i Akademisë së shkencave morale dhe politike, ku zuri vendin që mbante Karl Popper. Në 2005 ishtë fitues i çmimit të parë të “ Man Booker International Priza” nën cilësinë e shkrimtarit universal në përkthimet e tregimeve që vinin nga Homeri, ndersa në 2009 fitoi çmimin “Princi i Asturias për Letërsinë”, çmim që iu dha nga Princi Felipe i Spanjës. Në të njëjtin vit iu dha titulli “Honoris Causa” në Shkencat e komunikimit social dhe institucional nga Universiteti i Palermos, i shumëpritur ky titull nga arbëreshët e “Piana di Albanesi” (arbëreshë = shqipëtarë që jetojnë prej shekujsh në Sicili dhe rajone të tjera të Italisë) Ka qënë shumë herë kandidat për Çmimin Nobël dhe është anëtar nderi i Akademisë Franceze. Jetën e kalon mes Tiranës dhe Parist dhe këtë pranverë u dëshirua fort nga subjekte politike per tu bërë President i Republikës së Shqipërisë por ai me shumë thjeshtësi i falenderoi të gjithë dhe iu përgjigj: “Nuk di të bëj politikanin”. Gjatë muajit shtator u prit nga eksponentë të lartë në Kosovë dhe mori çmimin “Ali Podrimja” një shkrimtar i madh dhe mik i Kadarese që u nda nga jeta një vit më parë. E mbyll me takimin e ngrohtë që pata gjatë prezantimit të “ Il Bacio del Pane” në 11 shtatorin qe kaloi në pjesën e ngjarjeve të Mondadori Duomo në Milano, me Carmine Abate fituesin e çmimit Campiellom i lindur në Carfizzi, një vend arbëresh i Kalabrisë. Pata kënaqësinë të shkëmbeja disa fjalë me të dhe i fola për takimin me Ismailin dhe dëshirës sonë për ta patur në Milano dhe ai mu përgjigj: - “ Mbase, do të ishte një gjë e mrekullueshme, ne përballë tij jemi provincialë…” Kështu shkruante më së fundmi edhe gazetari Richard Eder, në një artikull të New York Times … “jemi provincialë përpara Ismail Kadaresë”. Të dashur miq, simpatiznatë, koleg e kolege, nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’ju uroj lexim të mbarë e t’ju kujtoj që veprat e Ismail Kadare në Itali publikohen nga Longanesi. Astrit ÇELA Përkthimi për Çorovoda On Line Fatjon Kaloci NE FOTO CIFTI ÇELA DHE NE MES TYRE SHKRIMTARI I MADH ISMAIL KADARE