Breaking News: Vdes Sokol Olldashi. Parlamentari shqipetar nje ze i forte i se djathtes. Ja kush ishte Sokol Olldashi **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Breaking News: Vdes Sokol Olldashi. Parlamentari shqipetar nje ze i forte i se djathtes. Ja kush ishte Sokol Olldashi

Fatjon Kaloci
20.11.13
Te pakten nje i vdekur nga aksidenti i rende i raportuar pak pas ores 21: 40 te se merkures. Sipas lajmit deputeti demokrat Sokol Olldashi. 41 vjecari ishte ne drejtimin e mjetit Benz me targa AA 003 NH qe udhetonte nga Tirana ne Elbasan ndersa ne nje vend te njohur si xhamia e Krrabes mjeti ka dal nga rruga duke mbetur pajete. Nuk dihet ende arsyeja e sakte. Paraprakisht flitet per efektin e lageshtise se rruges por nuk hidhet poshte edhe ndonje defekt i mundshem i mjetit qe u shkaterrua thuajse totalisht pas impaktit. Ne vendngjarje sapo umesua ky informacion shkoi menjehere bashkeshortja K.Olldashi si dhe shume eksponente te politikes, gazetarise etj. Ne vendngjarje edhe Kreu i Parlamentit Ilir Meta, ish kryeministri Sali Berisha, Ministri i Rendit Saimir Tahiri, shume deputete te Grupit Parlamentar te PD etj.
Sokol Olldashi, i lindur në vitin 1972, studioi Drejtësi në Tiranë dhe punoi si gazetar para se të bashkohej me Partinë Demokratike si funksionar në vitin 1999. Ai qe deputet në periudhën 2001 e pas ku u njoh fillimisht për komisionet hetimore të kryesuara nga opozita dhe pas vitit 2005 si Ministër i Brendshëm. Ai konkurroi pa sukses për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në vitin 2007 dhe pas kësaj mori postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
Këtë vit, Olldashi garoi për postin e kryetarit të Partisë Demokratike ku humbi mes akuzave për manipulime përballë kryetarit aktual Lulzim BashaMenjehere pas mesimit te lajmit kryesisht permes tematikeve info televiziv ne Shqiperi shume reagime dhe ngushellime te rastit edhe ne rrjete sociale nga kolege, gazetare, miq e shqipetare te panjohur por qe ndane ngushellimin e rastit.
Ne ecurine politike Sokol Olldashi kate patur kete jeteshkrim:
Anëtar i Partisë Demokratike, dega Durrës, që në dhjetor 1990
Anëtar i mbledhjes themeluese të FRPD-së
Maj 2002 - Shtator 2007, Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD)
Maj 2005 - Maj 2009 Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës
Anëtar i Kryesisë së PD-së që nga viti 2002
Qershor 2001 - Maj 2005, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, (lista shumëemërore)
2005 - 2007 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, zgjedhur në zonën elektorale 26, Durrës
2009 – 2013 Deputet i Qarkut Fier
2013 e në vazhdim Deputet i Qarkut Fier

©Corovoda On Line