Festa e Pavaresise. Pak "Skrapar" ne Itali. Aktiviteti do te mbahet ne Milano ne 28 nentor 2013 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Festa e Pavaresise. Pak "Skrapar" ne Itali. Aktiviteti do te mbahet ne Milano ne 28 nentor 2013

Fatjon Kaloci
15.11.13
Permes nje komunikimi Corovoda On Line mesoi se ne kete prag 101 vjetor te Pavaresise se Shqiperise ne kuader te axhendes se aktiviteteve edhe ne shtetin fqinj kane nisur pregatitjet per kete rast. Madje nje prej organizatoreve kryesore te eventit "Albania e Futuro" nje nisme qe ka si president skraparasin Astrit Cela i cili ne bashkepunim ne Keshillin Rajonal te Lombardise, Dhomen e Tregetise se Milanos etj organizojne ne daten 28 nentor 2013 nje event. Krahes veprimtarive do te kete edhe nje koncert festiv. Aktiviteti do te mbahet ne date 28 nentor 2013, ora 20:00 ne MiB Restaurant Cafe me adrese Piazza Affari via Gaetano Negri 10 MM Cordusio. Por Skrapari do te kete edhe nje tjeter emer ne kete aktivitet. Keshtu ne listen e te ftuareve mesojme se krahes shume personaliteteve do te jete i pranishem edhe gazetari, shkrimtari e publicisti Mustafa Nano si dhe po ashtu edhe kengetari Dule Malindi qe do te sjell pakes muzike popullore ne event se bashku me grupin. Krahes te ftuarve i pranishem ne aktivitet do te jete edhe Konsulli i Pergjithshem i Shqiperise ne Itali, Luljeta Cobanaj, Drejtori i ATSH Gezim Podgorica, etj. Nje nder surprizat e Mbremjes do te jete edhe dhenia e nje cmimi solidariteti per Misionin Blinisht te Don E.Zago. Shqipetaret qe jetojne ne zonen perreth dhe qe kane deshire te jene pjese e eventit mund te pronotojne ne email albania.futuro@gmail.com apo ne numrin e kontaktit 3384 60 3270 ndersa planifikohet dhe nje darkim miqesor ku per person darka do te kete nje vleresim ne 35 Euro. Corovoda On Line ne atmosferat e festave do te perpiqet te sjell edhe foto nga keto aktivitete ndersa Mbulimi Televiziv per Raportet do ti jepet kanalit News 24..
©Corovoda On Line