Meteo: Corovoda nen shi per se paku 4 dite Parashikimi i pritshem i javes **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Meteo: Corovoda nen shi per se paku 4 dite Parashikimi i pritshem i javes

Fatjon Kaloci
9.11.13
Ne parashikimin e pritshem lokal per kushtet e motit, Corovoda e javes qe vjen gjysmen e pare te javes do t'a kete nen rreshje e vranesira. Keshtu duke nisur qe nga neser e diele 10 nentor 2013 rreth ores 12:30 pritet te nisin rreshjet e shiut te cilat do te vazhdojne gjate gjithe mbremjes. Por ne menyre me te detajuar shohim me poshte:

e diele 10.11.13 - Moti i qendrueshem deri ne mesdite dhe me diell. Temperatura maksimale e dites do jete 20 grade. Rreth ores 12:30 pritet te nisin rreshje shiu mbi Corovode. Me se shumti sasi e tyre do te jete me e madhe ne intervalin kohor 18:00 - 21:00

e hene 11.11.13 - Moti me vranesira dhe shira lokale te dobet kryesisht. Temperaturat do te pesojne nje ulje te ndjeshme ne Corovode. Keshtu temperatura me e ulet pritet te jete 7 grade celsius ndersa temperatura me e larte do te jete 16 grade. Deri ne mesdite do te kete vetem vranesira. Rreth ores 13:00 deri ne mbremje vranesirat do te shoqerohen me shira te dobet.

e marte 12.11.13 - Moti do te jete me rreshje shiu deri ne mesdite. Pas ores 13:00 rreshjet e shiut do te jene me te pakta ndersa ne qiell do te kete vranesira. Temperatura maksimale do te jete 17 grade ndersa me e ulta 9 grade. Era e pranishme ne drejtimin Lindje - Juglindje.

e merkure 13.11.13 - Moti do te dominohet nga vranesira te pakten nga parashikimi qe bejme. Shira mund te jene te dobet dhe karaktere lokale. Temperaturat ne vleren maksimale pesojne nje rritje te lehte por jo me shume se 20 grade ndersa minimum 9 grade. Era e pranishme ne drejtimin Lindje - Juglindje.

e enjte 14.11.13 - Moti do te jete me diell deri ne rreth oren 14:00. parashikohet kalim vranesirash te pakta pa sjell fenomen rreshjesh. Temperatura maksimale 19 dhe minimalja 11 grade celsius.

e premte 15.11.13 - Gjate dites do te jete moti me diell e vranesira te dobta por kujdes ne oret e pasdites se vone te se premtes pritet qe tempraturat te ulen deri ne 4 grade. Pasditja e se premtes 15 nentor 2013 rikthen rreshjet e shiut.

e shtune 16.11.13 - E shtuna e ftohte mund te quhet gati dimerore. Temperaturat gjate gjithe dites do te jene 4, 5 apo 6 grade ndersa ne vleren maksimale ne mesdite mund te shkoj deri ne 12 grade. Moti i ftohte e me rreshje shiu gjate gjithe dites por shirat do te jene me intesitet te dobet.

©Corovoda On Line